Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:TËRBIMI I NJERIUT

Shko poshtë

Vullnet Mato:TËRBIMI I NJERIUT Empty Vullnet Mato:TËRBIMI I NJERIUT

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 16, 2011 11:52 pm

Vullnet Mato:TËRBIMI I NJERIUT 378759_2205721473734_1568334934_31575332_1198733476_nVullnet Mato:TËRBIMI I NJERIUT 372095_1568334934_1821860633_n

Vullnet Mato

TËRBIMI I NJERIUT

Ndonëse njeriu është
qenie e intelektit superior,
mes gjallesave ndryshe
nga flokët te thëmbra,
ka tërbimin e tmerrshëm
të zemërimit kafshëror
dhe tërbimin entuziast,
të gëzimit nga kënga.

Një plumb i ndezur
nga shtatë milimetra
barut zemërimi,
e çon shtatë pash nën dhé
me hakun e viktimës.
Një këngë e ndezur
nga shtatë nota gëzimi,
e fluturon në shtatë qiej
me krahët e vetëtimës.

Kur tërbohet nga zemërimi
e mbulon dheun me gjak,
merr mallkimin: O egërsirë,
t’u shoftë fara në çdo prag!...
Kur tërbohet nga kënga
për grua, apo lindje fëmije,
merr urimin: O shpirt i mirë,
t’u shtoftë geni gjer në yje!

Dy tërbimet shpien njerëz,
përmbi re dhe nën dhé,
por njeriu kompletohet,
kur zemërimit i vë fre,
me burrat gaz, me gratë hare!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi