Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lidhja e aparatçikëve

Shko poshtë

Lidhja e aparatçikëve Empty Lidhja e aparatçikëve

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 9:08 pm

Lidhja e aparatçikëve



Është e njohur thënia se “burgu nuk do të ishte i mundimshëm pa të burgosur”. Pushteti nuk do të pësonte defekte, pa prishjen e veglave të motorit të tij, në këtë rast aparatit. Aparatçikët janë “vegla” që mundësojnë sistemin e veprimit të aparatit dhe funksionimit të makinës. Diminutivi “aparatçikë” nuk nënkupton vetëm funksionimin e një strukture të organizuar politike brenda aparatit pushtetar ose shtetëror, por ai është emërues i grumbullit të akorduar për të vepruar në zbatimin e qëllimeve të parashtruara që dalin jashtë rregullave dhe ligjeve të veprimit normal, “kriterit të veprimit”. Janë ata krimbat e vegjël që e hanë zemrën e motorit të pushtetit dhe e bllokojnë atë duke e penguar funksionin e tij ekzekutiv, veprues, zbatues. Aparatçikët për nga natyra dhe karakteri janë individë inferiorë, nënshtrohen lehtë, janë të dëgjueshëm, kështu që nuk mund të pengojnë vendime destruktive, që mund të paraqiten në qeverisje. Nuk thuhet “nuk mund të pengojnë”, por nuk duan të pengojnë, sepse ajo edhe do t’i përjashtonte nga natyra e karakterit të tyre servil. Jo më parë, sepse nuk kemi pasur shtet e pushtet ekzekutiv, qe dhjetë vjet, pra që kur improvizohet de facto një inxhniering teknokratik i konsolidimit” të institucioneve, praktikantët e administratës janë imponuar në zonën e vendeve të rëndësishme të punës në administratë, duke mos pasur (normalisht) asnjë fije tradite ose dije teorike mbi funksionimin e aparatit të pushtetit dhe shtetit. Prandaj situata anomalike që mbretëron sot në administratën e shtetit (tri shtyllave kryesore të tij) është imponuar pikërisht nga mungesa e traditës dhe kuadrit, por më së shumti është imponuar me kriterin e vlerësimeve “moralo-politike” që i ka kërkuar administrata e UNMIK-ut dhe OSBE-së. Nëse lexoni “konkurse” që botonte dikur pushteti serb për administratorë shqiptarë, do të shihni se kërkoheshin vlerat “moralo-politike” e jo ato shkollore-profesioniste. Nëse merrni fletë-aplikacionet për zënie pune në administratën shtetërore dhe pushtetare, e mos hyni në “organizata” të tjera ndërkombëtare OJQ-iste, atëherë bindesh se kërkesën për ofertimin e “vlerave” e ka përpiluar një udbash tipik që ka bërë stazh të gjatë në inkriminimin e shqiptarëve, duke i ndarë në “shqiptarë të ndershëm” dhe të atillë “të pandershëm”! Por sidoqoftë, është një fakt i dhembshëm që dita-ditës po zbulon mikrobet që brejnë projektin e shtetformimit, mikrobët aparatçikë, që tashmë janë pozicionuar fuqishëm, sepse janë tipare e grumbullit, dhe vetëm aty funksionojnë, në mënyrë të akorduar. Këta detyrojnë pushtetin dhe shtetin të merret me vetveten, në çastet kur shteti duhet të koncentrohet në shtetbërje përballë atyre që e sfidojnë këtë shtetbërje, duke vënë interesat e tyre private mbi çështjen shtetërore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi