Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel

Shko poshtë

Çeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel Empty Çeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 18, 2011 6:37 pm

Çeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel

Çeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel Vaclav-Havel07

Vaclav Havel, dramaturgu disident i kthyer në president dhe figura kryesore në revolucionin paqësor që rrëzoi komunizmin në Çekosllovaki ka ndërruar jetë. Ai ishte 75 vjeçar.

Zyra e tij bëri të ditur se në mëngjesin e 18 dhjetorit, në shtëpinë në fshatin Hradeçek, në Boheminë veriore, Haveli vdiq pas një sëmundjeje të gjatë.

Laureati i çmimit Nobel për Paqe, dhe heroi i Revolucionit të Kadifenjtë, që i dha shtetit pavarësinë në vititn 1989, ka shërbyer si president nga viti 1989 deri më 2003.

Disidenti çek, për opinionin kosovar njihet si mbështetës i madh i pavarësisë dhe si një nga figurat me renome botërore që bëri thirrje të ndalej dhuna e regjimit serb në Kosovë në fund të viteve ’90-të.

Për kontributin e tij për Kosovën, Havel është nderuar me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm - Dr. Ibrahim Rugova”, që është ndarë nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.

Së fundi, gjatë një takimi të mbajtur në muajin tetor me presidenten Atifete Jahjaga në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Sundimi i Ligjit”, ish-presidenti çek, Vaclav Havel, pati shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës.

Çeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel Vaclav-Havel-2maxÇeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel 89havel_prisaha

Heroi i Revolucionit të Kadifenjtë

Nën komunizmin, dramat e Havelit kanë qenë të ndaluara dhe ai kaloi pesë vjet në burg për shkak të kundërshtimit të regjimit.

Më 23 nëntor të vitit 1989 Havel iu drejtua një turme prej më shumë se 300 mijë personash në sheshin kryesor të Pragës.

​​“Në dëshirojmë të jetojmë në një Çekosllovaki të lirë, demokratike dhe prosperuese. Ne dëshirojmë të kthehemi në Evropë dhe nuk do të heqim dorë kurrë nga idealet tona, pavarësisht se çka ndodhë në ditët e ardhshme”.

Revolucioni i Kadifenjtë i Çekosllovakisë kishte filluar gjashtë ditë më parë me një protestë paqësore të studentëve, e cila u ndërpre dhunshëm nga policia. Në ditët pasuese, qindra mijëra çekë dhe sllovakë dolën në rrugë në demonstrata paqësore.

Haveli, dramaturgu disident, u shfaq si figura kryesore e revolucionit, duke iu adresuar turmës së madhe dhe i udhëhoqi bisedimet që çuan në fundin paqësor të komunizmit.

Në fund të atij viti, Haveli u zgjodh president i Çekosllovakisë së lirë. Katër dekada të komunizmit kishin marrë fund.

“Një çast më parë, unë në mënyrë unanime u zgjodha president i republikës sonë nga Asambleja Federale. Faleminderit çekë, sllovakë dhe kombësi tjera- për mbështetjen tuaj. Premtoj se nuk do t’ju zhgënjejë për besimin që ma keni dhënë dhe do ta çojë vendin kah zgjedhjet e lira”, pat thënë Havel.
Çeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel Arts-graphics-2008_1128696a
Disidenti antikomunist

Vaclav Havel ka lindur më 5 tetor në një familje të pasur.

Komunistët që erdhën në pushtet pas një grusht shteti në vitin 1948 konfiskuan shumicën e pronave të familjes dhe kryesisht ia ndaluan shkollimin e lartë Havelit.

Pas shërbimit ushtarak, ai lëvizi drejt teatrit, fillimisht si punëtor skene dhe pastaj në vitet 1960-ta duke shkruar drama që merreshin shpesh me absurditetet e jetës nën komunizëm.

Pastaj në vitin 1968, trupat e Paktit të Varshavës, të udhëhequr nga sovjetikët, pushtuan Çekosllovakinë duke i dhënë fund lëvizjes reformatore -Pranverës së Pragës. Dramat e Havelit u ndaluan dhe ai iu nënshtrua përcjelljes së vazhdueshme të policisë.

Më 1976, ai u bë bashkautor i Kapitullit 77, një peticion që bënte thirrje qeverisë komuniste për të respektuar traktatet ndërkombëtare për të drejtat civile të cilat i kishte nënshkruar vetë. Nënshkruesit e Kapitullit u përndjekën, Haveli u dënua me 3 vjet e gjysmë burg.

Çeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel Detail

Në prag të përvjetorit të 10-të, Havel reflektoi mbi kuptimin e manifestit.

“Kuptimi i atij Kapitulli(77) sot në shumë mënyra befasisht ka shkuar përtej qëllimeve fillestare. Jo se ai u bë diçka që s’është dashur të jetë, sepse ai vazhdon të ruajë qëllimet fillestare, që të tregojë hapur shkeljen e të drejtave të njeriut, që kërkon respektimin e ligjeve në praktikë. Mbetet ende linja kryesore e punës sonë”, pat thënë Havel.
Çeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel Czech-pres0_1515971cÇeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel CZSREV13
Së pari çekosllovak, e pastaj president çek

Më 1989 shtete e bllokut komunist të Evropës Lindore ishin në prag të ndryshimeve kaotike. Në shtator të atij viti, mijëra gjermano-lindorë filluan të derdheshin në kryeqytetin çek në përpjekje për të ikur në perëndim. Dy muaj më vonë, u rrëzua Muri i Berlinit.

Më 17 nëntor, policia ndërmori aksion kundër një proteste të studentëve në Pragë. Ajo u përcjell me simpatinë e publikut, që më vone u njoh si Revolucioni i Kadifenjtë. Haveli ishte figura kryesore në atë revolucion, si njëri nga themeluesit e grupit opozitar Forumi Civil.

Ndërsa, regjimi komunist po shembej shpejt, Haveli nisi fushatën për zgjedhjet presidenciale më 10 dhjetor- Ditën ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

“Mos ta lejojmë askënd që ta njollosë revolucionin tonë paqësor. E vërteta dhe dashuria duhet të triumfojnë ndaj gënjeshtrave dhe urrejtjes”, pat thënë disidenti çek.

Havel qe zgjedhur president më 29 dhjetor të vitit 1989, më pak se gjashtë javë pas demonstratave te para masive që bënin thirrje për ndryshime.

Pas rizgjedhjes në vitin 1990, Haveli ka kaluar shumicën e kohës duke u përpjekur që të ruajë federatën çekosllovake nga ndarja, pas kërkesave për autonomi të nacionalistëve sllovakë.

Ai dështoi ta ruante dhe dha dorëheqje më 1992. Por, pas të ashtuquajturit Divorcit të Kadifenjtë, ai u rizgjodh president i Republikës së pavarur Çeke më 1993 dhe sërish më 1998.

Në kohën kur Haveli doli në pension në vitin 2003, Çekia ishte bërë anëtare e NATO-s dhe ishte në prag të anëtarësimit në BE.
Çeki: U nda sot nga jeta Vaclav Havel 1127
Avokati i shquar i të drejtave të njeriut

Në vitet e fundit, atë e përcolli shëndeti i lig.

Më 1996, në vitin kur Olga, gruaja e tij e parë vdiq nga kanceri, Havel kreu një operacion për heqjen e tumorit kanceroz nga mushkëritë. Dy vjet më vonë, ai pothuajse vdiq gjatë një operacioni të zorrës së trashë. Por, ai mbeti avokat i shquar për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në vendet si Kubë, Rusi, Kinë e Bjellorusi.

Në një nga intervistat e fundit me Radion Evropa e Lirë, Haveli iu hodh një vështrim ngjarjeve të 20 viteve më parë. Ai tha se ishte bërë e qartë se ndryshimet do të vinin, por ishte në pyetje se kur do të vinin. Demonstrata e studentëve e 17 nëntorit i nxiti ato:

“Ata nuk mund të paramendonin se si do të ndryshonin gjërat dhe se si nga një top bore do të shkaktohej orteku. Natyrisht, as ne nuk e kemi ditur. Me ‘ne” mendoj në nënshkruesit e Kaiputlli 77 , disidentët. Por, ajo që ka qenë e qartë- dhe unë kam folur dhe shkruar për këtë edhe më herët- ishte se herët a vonë, topi i borës do të rrutollohej për t’u shndërruar në ortek”, pat thënë Havel.

Përgjatë jetës së tij publike, Havel bëri thirrje për një “shoqëri civile” që ndërtohej mbi ndershmërinë dhe humanizmin.

Haveli mbikëqyri traniziconin paqësor të shtetit të tij drejt demokracisë dhe e udhëzoi atë në fillesat kritike, duke ia rigjetur vendin çekëve në familjet e kombeve perëndimore.

Ai do të kujtohet nga bota dhe nga bashkatdhetarët e tij për këto arritje të veçanta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi