Rrustem Geci:Rrustem Geci, poezi nga libri “Ajri i kohës”
Faqja 1 e 1
Rrustem Geci:Rrustem Geci, poezi nga libri “Ajri i kohës”
Rrustem Geci, poezi nga libri “Ajri i kohës”
GJUHA SHQIPE
Jam gjuhë e stërmoçme
nënën e kam pellazge
ajo mua më trashëgoi
të jem e gjithmonshme
Ky mesazh i shekujve
10 mijë vjet pellazgji
dhe 3 mijë vjet Iliri
është gjuha jonë shqipe
Kosovë, Iliridë, Çamëri
trualli im g j u h ë s o r
me ju unë jam Shqipëri
me ju unë jam shqiptar
Gjuhë indoevropiane
bijë e gjuhës shqipe
sa gjuhë nga gjuha jonë
u bënë gjuhë më vete
Sipërfaqja e tokës
Të gjitha këto poezi
në dhimbje i kam kulluar
në ajrin e kraharorit, me
gjakun e më të bukurës
Të gjitha këto poezi
i kam ushqyer si fëmijë
kur poezia mund të vdiste
pa u shkruar e kënduar
Të gjitha këto poezi
në ëndërra i kam shkrirë
daulles vet i kam rënë
për gjithsecilin për ju
Të gjitha këto poezi
janë poezi të jetuara
pjesëmarrëse në beteja
me himn dhe me flamur
P R E S H E V A
Jam degë e Mollës së Kuqe
jo Luginë, Krahinë e gjerë
jam Toplica juaj e zvogëluar
jam flamur me Kosovën
Si të jetoj nën terr të serbit
nën duart e tij të përgjakura
armiku do shuhet në arrati
me gjak e kam këtë pak liri
Në këtë tokë me Preshevë
me Bujanoc dhe Medvegjë
Presheva këtu i ka varret
të rënët e të gjitha kohrave
O ti që flet krejt ndryshe
Jam degë e Mollës së Kuqe
Kosovë është emëri im
Kosovë është Presheva, hej!...
HIMNI I POEZISË
Në poezi është gjaku im
Kosova e të gjitha kohrave
sa herë qan a ngec historia
vetëtin e bubullin poezia
Midis ajrit, frymës e ujit
midis bimëve dhe bëmave
jeta jo ( rrallë ) pluskon
në heshtje dhe pa beteja
Koha na do si do vetë
jo ashtu si e ( duam ) ne
këto janë kushtet me jetën
pse mendimi rrallë qeshë
Dhjamin dhe figurat zih
asnjë lloj i artit si duron
poezia skuqet dhe zbehet
nëse me emër shenjëzon
DARDANESHA
Erosi më bëri të zhvishem
ju gëzova ardhjes së tij
unë atë e përqafova ëmbël
derisa bërtisnja në dalldi
Shpirti dhe kombi duan
fëmijë , më shumë fëmijë
unë ju gëzova ardhjes së tij
me farë e tij të bëjë fëmijë
Erosi është i të gjithëve
Erosi është i të gjithave
vetëm ai zemrën ma lexon
kur dua të jem shtatëzënë
Për shpirt të kombit, për
shpirt të vetes, dua të lindi
më shumë fëmijë. Shpirt, a
e bëjmë terr; Erosi do sherr!..
HIMN I ATDHEUT
Liria të gjithëve na fton
detyrat t´i bëjë gjithsecili
se prej këtu fillon Kosova
bashkimin me Shqipërinë
Liria të gjithëve na fton
që t´i dalim zot Kosovës
të hapim vende të punës
rrugë, shkolla, univerzitete
Liria të gjithëve na fton
ti japim shëndet shtetit
të mësojmë në një Abetare
kombin vetë ta bashkojmë
Liria të gjithëve na fton
se prej këtu fillon populli
detyrën e tij më sublime
bashkimin me shtetin amë
H A R E J A
Pak kohë më ka mbetur
e hëngra dhe këtë natë
që gojët tona të puthen
që buzët tona të duhen
Jeta me shumë dashnorë
dhe me qytete përreth
është loja ime e shpirtit
dhe loja ime e trupit
Jeta me shumë dashnorë
më ka bërë të shtrihem
nën gjoksin e burrave
nën të ëmblen e tyre
Jeta me shumë dashnorë
është jeta ime e sotme
çastet e mia të ëmbla
koha që më ka mbetur
Vajzat qeshin bukur
Vajzat qeshin bukur
kur janë me djem
djemtë qeshin bukur
kur janë me vajza
Vajzat qeshin bukur
kur njohin një djalë
djemtë qeshin bukur
kur njohin një vajzë
Qeshjes së vajzave
u dalin edhe l o t
se fati shumë vajza
i thyen s´i një gotë
Vajzat qeshin bukur
kur erosi ato i therr
Trojë e vajzërisë u bie
g r a për t´u b ë r ë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi