Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merkel: Ndërtoni shtetin ligjor

Shko poshtë

Merkel: Ndërtoni shtetin ligjor Empty Merkel: Ndërtoni shtetin ligjor

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 19, 2011 4:06 pm

Merkel: Ndërtoni shtetin ligjor

Merkel: Ndërtoni shtetin ligjor Merkel-thaqi

(I plotësuar) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke falenduar për pritjen e ngrohtë, ka ofruar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën. Por, Merkel ka këkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërtojnë një shtet ligjor dhe demokratik dhe të vazhdojnë me reformat.

Merkel: Ndërtoni shtetin ligjor _onlineBild

“Ka ende punë për t’u bërë, në luftimin e krimit të organizuar dhe në procesin e dialogut”, ka thënë kancelarja Merkel, në konferencën për media së bashku me kryeministrin Thaçi, pas takimit të tyre.

Merkel, ka theksuar rëndësinë që ka zhvillimi i Kosovës drejt një shteti demokratik.

“Është shumë i rëndësishëm zhvillimi i Kosovës, në mënyrë që Kosova të bëhet shtet i fuqishëm, demokratik dhe një vend ku luftohet krimi dhe korrupsioni”, ka deklaruar kancelaria gjermane.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që të japin më shumë nga vetja për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës.

Merkel ka thënë se sikur që ia ka bërë të qartë presidentit serb Boris Tadiç se çka dëshiron Gjermania nga Serbia në mënyrë që të ecë përpara, ashtu ka kërkuar edhe nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi, ka falënderuar kancelarin Merkel për rolin e Gjermanisë në raport me Kosovën. Ai ka deklaruar se e ka siguruar kancelaren se Kosova do të vazhdojë të përmbush kriteret evropiane.

“Ne duam të jemi pjesë e BE-së, një e treta e qytetarëve tanë jetojnë në Bashkimin Evropian dhe vetëm në Gjermani kemi mbi 250 mijë prej tyre”, ka thënë Thaçi.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Thaçi ka thënë se kjo do të ketë vlerë vetëm kur të fillojë implementimi i marrëveshjeve.

Kryeministri Thaçi, ka deklaruar se lutet për shërimin sa më të shpejt të ushtarëve gjerman të KFOR-it të lënduar në veri të Mitrovicës.

* * * * * *

Pritet me një ceremoni shtetërore në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës kancelarja gjermane Angela Merkel.Pas zbritjes nga avioni, kancelarja u takua me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, ndërsa banda frymore luajti himnet e dy vendeve, Gjermanisë dhe Kosovës.

"Kosova duhet të japë kontributin e vet për të mirën e shtetit dhe rajonit. Për situatën në veri kam biseduar edhe me presidentin serb Boris Tadic dhe duhet gjetur forma e normalizimit të marrëdhënieve", tha Merkel, në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kancelarja theksoi se Gjermania e ka njohur Kosovën dhe beson se vendi multientik do të jetë më i efektshëm.

"I rëndësishëm është zhvillimi i Kosovës, për t'u bërë një shtet demokratik, ku do të sundojë ligji dhe të luftohet krimi dhe korrupsioni. Po ashtu me rëndësi është bashkëpunimi i institucioneve me EULEX", theksoi kancelarja, duke shtuar se në Kosovë nuk duhet të ekzistojnë strukturat paralalele serbe.

Ndërkohë Merkel sqaroi se qëndrimi i Gjermanisë i është bërë me dije edhe Serbisë dhe i është kërkuar se të zbatojë marrëveshjet me Kosovën me qëllim që të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian në muajin mars.

Gjatë qëndrimit të saj disa orësh, ajo do të mbajë takime të ndara edhe me komandantin e KFOR-it, gjermanin Erhard Drews, me kreun e EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac, dhe përfaqësuesin e Bashkimit Europian, Fernando Gentilini.

Vizita e Kancelares gjermane në Kosovë, vjen vetëm pak ditë pasi ajo kundërshtoi fuqishëm marrjen nga ana e Serbisë të statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, për shkak të politikës së saj ndaj Kosovës, duke e kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kjo kishte bërë që faqet e gazetave, dhe jo vetëm, të mbushen me shprehjen “Faleminderit Gjermani”.

* * * * * * *

Mbërrin në Kosovë kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë, kancelarja Merkel është pritur nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.Përpara se të merrej axhenda e takimeve në këtë aeroport pas shtërngimit të duarve mes dy drejtuesve janë debutuar himnet e të dy shteteve.Pas mbërritjes me 30 minuta vonesë, për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, ka nisur takimi Merkel-Thaçi. Ndërkohë që konferenca e përbashkët është parashikuar që të zhvillohet në orën 12:30.
Kancelares gjermane i është bërë pritje e nivelit më të lartë shtetëror, duke u pritur nga Garda e Ceremonive e FSK-së, në Aeroportin e Prishtinës.


* * * * * * *

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të arrijë sot për një vizitë zyrtare në Kosovë. Me rastin e kësaj vizite, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të organizohet pritje e nivelit më të lartë shtetëror.

Këshilltari i ministrit Enver Hoxhaj, Artan Behrami ka thënë se vizita e kancelares Merkel do të jetë katër deri në pesë orë, gjatë së cilës ajo do të pritet në nivel të lartë shtetëror në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku do të takohet me kryeministrin Thaçi, me të cilin do të mbajnë një konferencë e përbashkët për media. Merkel gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Drevs, si dhe përfaqësues tjerë të lartë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.

Ndryshe, takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me kancelaren gjermane, Angela Merkel do të mbahet në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ora 11.00.

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi vizitën e Kancelares gjermane e sheh si një mbështetje të fuqishme për Republikën e Kosovës. Edhe analistët polikë vizitën e kancelares gjermane e shohin si shumë domethënëse.

Frasher Demaj, historian thotë se vizita e kancelares gjermane në Kosovë është e një rëndësie të veçantë derisa kemi parasysh vazhdimësinë e politikës gjermane ndaj Kosovës e cila është pozitive.

Marrëdhëniet shqiptaregjermane duhet të shihen edhe nga këndi historik dhe se gjatë Luftës së Dytë Botërore, pavarësisht se Gjermania kishte një doktrinë politike që nuk u përkrah dhe ra ndesh me shumë koncepte të vendeve perëndimore për liri dhe barazinë, megjithatë edhe prezenca e ushtrisë gjermane në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë në njëfarë mënyrë i pat hequr qafe shqiptarëve Serbinë, sepse gjatë asaj kohe që populli e quan ‘koha e Shqipërisë’, shqiptarët realizuan të drejtat e tyre kulturore e kombëtare të drejta të cilat ishin mohuar që nga viti 1912 nga Serbia”, tha Demaj.

>> Qytetarët vlerësojnë të rëndësishme vizitën e kancelares Merkel >> Komente (31)

>> Kosova pritje madhështore për kancelaren Merkel >> Komente (45)

>> Merkel do të vizitojë Kosovën >> Komente (63)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi