Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merkel: Bëjeni Kosovën shtet demokratik ku sundon ligji!

Shko poshtë

Merkel: Bëjeni Kosovën shtet demokratik ku sundon ligji! Empty Merkel: Bëjeni Kosovën shtet demokratik ku sundon ligji!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 19, 2011 8:21 pm

Merkel: Bëjeni Kosovën shtet demokratik ku sundon ligji!


Merkel: Bëjeni Kosovën shtet demokratik ku sundon ligji! 610x-15Merkel: Bëjeni Kosovën shtet demokratik ku sundon ligji! _onlineBild
Kosova duhet të behët shtet demokratik ku sundon ligji dhe vend i vendosur për të luftuar fenomenet negative siç janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot Kancelaren Federale të Republikës së Gjermanisë, Angela Merkel, e cila po qëndron në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Pas takimit, kryeministri Thaçi dhe kancelarja Merkel kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

Kancelarja Merkel vlerësoi se duhet të ketë një komunikim të hapur me Serbinë për t'i dhënë fund konflikteve, pasi bashkëpunimi mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë edhe stabilitet në rajon. Merkel kërkoi Serbisë që të heqë strukturat paralele, ndërkohë që Kosovës i kërkoi që të jetë më konstruktive në dialogun e nisur. Merkel, ka theksuar rëndësinë që ka zhvillimi i Kosovës drejt një shteti demokratik.

Në vazhdim po i japim fjalën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbajtur në konferecën e sotme për media.
Merkel: Bëjeni Kosovën shtet demokratik ku sundon ligji! 19.12.2011-ZKM-04


Sot pata nderin që të mirëpres në Republikën e Kosovës kancelaren Merkel, të cilës i dëshiroj mirëseardhje në emër të institucioneve të Kosovës.

E nderuara Kancelare,

Sot, në emër të qytetarëve të Kosovës, dua t’ju falënderoj për përkushtimin tuaj për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor; dua t’ju falënderoj për angazhimin tuaj për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

E ardhmja evropiane nuk varet vetëm nga vullneti deklarativ, por para së gjithash nga përmbushja e kritereve dhe Kosova është e përkushtuar t’i përmbushë të gjitha ato.

Unë e sigurova Kancelaren se Kosova do t’i përmbushë të gjitha detyrimet që dalin para nesh.

Ne tash e dimë që e ardhmja evropiane nga ndërtimi i relacioneve evropiane në mes nesh në rajon.

Kosova është e vendosur që të përmbyllë kapitullin e historisë së konflikteve dhe të hapë kapitullin e bashkëpunimit. Më shumë se kujt do tjetër, këtë ia kemi borxh gjeneratave të ardhshme. Çfarë duam të jemi, ku duam të shkojmë, është më e rëndësishme se qka do tjetër.

Nuk guxojmë të lejojmë që historia të mbajë peng të ardhmen, sepse Kosova e ka të qartë ku dëshiron të jetë – pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ne duam të jemi pjesë e BE-së; një e treta e qytetarëve të Kosovë tashmë jetojnë në vendet e BE-së, e vetëm në Gjermani vetëm 250 mijë prej tyre.

Unë e sigurova Kancelaren që Kosova do të jetë e përkushtuar në dialogun me të gjithë fqinjët dhe kemi ndërtuar raporte të shkëlqyera me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, prandaj duam të kemi bashkëpunim të mirë edhe mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu nuk është vetëm njëri nga opsionet, dialogu është opsioni i vetëm, komunikimi është zgjidhja e vetme për çështjet që duhet të zgjidhen në raportet ndërshtetërore Kosovë-Serbi. Por, në të njëjtën kohë, ky dialog merr vlerën e vërtetë, vetëm atëherë kur implementohen në tërësi marrëveshjet e arritura.

Ne shpresojmë që edhe Serbia do të fillojë të reflektojë në këtë drejtim.

Po ashtu e sigurova Kancelaren, që ne do të punojmë fuqishëm në ndërtimin dhe konsolidimin e vlerave evropiane në Kosovë. Në këto katër vite ne kemi punuar shumë, por mbetet ende rrugë e gjatë për të bërë dhe ballafaqohemi suksesshëm me sfidat që kemi para nesh.

Vazhdimi i qeverisjes së mirë, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbetet prioriteti ynë kryesor. Ne kemi ndërtuar institucionet tona të sigurisë, rendit dhe ligjit. Por, për çrrënjosjen e dukurive të tilla negative, me karakter rajonal e ndërkombëtar, bashkëpunimi mes shteteve është i rëndësishëm dhe zotimi ynë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

E sigurova Kancelaren që unë dhe qeveria që unë udhëheq do të punojmë shumë, në përfshirjen e qytetarëve tanë që jetojnë në veri të Kosovës.

Ne duam t’ju ofrojmë të gjitha mundësitë më afirmative për qytetarët në veri. Ata janë qytetarë të vendit tim, dhe unë e kam për nder dhe obligim kushtetues dhe ligjor të jemi afër tyre dhe t’ju shërbejmë të gjithëve. Në veri, nuk është në konflikt qeveria me qytetarin, por ligji me anarkinë.

Ne do të jemi pranë gjithë qytetarëve ku do në territorin e Kosovës për vazhdimin e ndërtimit të Kosovës demokratike dhe multietnike, të ndërtimit të Kosovës evropiane.

Unë edhe sot përulem, e nderuara kancelare Merkel para ushtarëve gjerman që shërbejnë paqes dhe sigurisë në vendin tim dhe lutem për shëndetin dhe shërimin sa më të shpejtë të atyre që u lënduan gjatë trazirave në veri.

E nderuara Kancelare,

Që nga shpallja e pavarësisë Kosova po konsolidohet dhe fuqizohet. Është njohur nga 85 shtete të fuqishme të botës dhe ju falënderoj që Gjermania ka qenë ndër shtete e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, tani është edhe pjesë edhe e Bankës Botërore, e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe shumë shpejt do të anëtarësohet në Bankën për Zhvillim dhe Rindërtim Evropian- EBRD.

Ju falënderoj gjithashtu për mbështetjen unike evropiane për Republikën e Kosovës në agjendën konkrete evropiane për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale-tregtare me BE-në dhe anëtarësimit të Kosovës në EBRD.

E nderuara Kancelare,

Ju siguroj dhe zotohem për progresin dhe suksesin e Kosovës edhe në të ardhmen.

Merkel: Bëjeni Kosovën shtet demokratik ku sundon ligji! 19.12.2011-ZKM-08

Në vazhdim, po e japim të plotë deklarimin e Kancelares Federale të Republikës së Gjermanisë, Angela Merkel, pas takimit me kryeministrin Thaçi

Z.Kryeministër,


Më lejoni që t’iu falënderoj për pritjen e përzemërt. Në fakt, Gjermania e ka njohur Kosovën ndër shtetet e para, dhe ne mendojmë që Kosova demokratike dhe multietnike do të jetë kontribuuese për të ardhmen e Ballkanit dhe rajonit.

Ne si qeveri federale angazhohemi për Kosovën dhe për këtë arsye edhe flasim me të gjithë aktorët në Evropë dhe me të gjithë ata të cilët dëshirojnë të anëtarësohen në Evropë, me Kosovën dhe Serbinë.

Dhe unë sot e theksova se sa i rëndësishëm është zhvillimi i Kosovës, në mënyrë që Kosova të bëhet një shtet demokratik, ku sundon ligji, dhe një vend që është i vendosur për të luftuar fenomenet negative, si krimin e organizuar dhe korrupsionin.

E theksova se sa me rëndësi është që të ketë bashkëpunim edhe me EULEX-in, në mënyrë që ky bashkëpunim të mos mbetet vetëm në letër.

Kryeministri më siguroi se kjo nuk do të mbetet vetëm kështu, por janë të dukshme edhe sukseset e para, prandaj edhe bashkëpunimi është i paraparë edhe në të ardhmen.

Kemi biseduar edhe lidhur me situatën në veri.

Ne po ashtu kemi biseduar edhe me presidentin serb Tadiq, në mënyrë që të gjinden edhe format e normalizimit të marrëdhënieve.

Në këtë lidhshmëri, edhe palën kosovare e kam lutur që të jap kontributin e saj në këtë drejtim, ashtu që të mbetemi edhe më tutje në kontakt me Serbinë dhe me presidentin serb Tadiq.

Ne dëshirojmë që me praninë tonë, me ushtarët tonë, në kuadër të KFOR-it, pra misionit të NATO-s, ashtu si edhe me përfaqësuesit tonë në misione civile, të angazhohemi që ky rajon të jetë më i sigurt.

Ashtu si edhe vendet tjera, edhe Kosova duhet të ketë vullnetin për tu angazhuar këtu.

Edhe me vizitën time, që do ta bëjë tek ushtarët gjermanë, do të falënderohem për angazhimet e tyre në Kosovë. Ju falënderoj edhe për fjalët tuaja. Është dëshmuar se ky angazhim në javët e fundit nuk ka qenë edhe aq i lehtë sa ndonjëherë ne mendojmë, kështu që ata ushtarë kanë një detyrë shumë të rëndësishme.

Mbetet jo e pavërejtshme që për ndërtimin e një shteti ligjor, mbetet akoma punë për të bërë, ashtu si ka punë për tu bërë edhe për marrëdhëniet me Serbinë, dhe Gjermania këtu dëshiron të jap kontributin e saj për të mbështetur këtë çështje.

Duam të falënderojmë edhe njëherë policët dhe ushtarët gjermanë që janë të angazhuar këtu dhe po japin kontributin e tyre

Merkel: Bëjeni Kosovën shtet demokratik ku sundon ligji! 19.12.2011-ZKM-06

Na vazhdim, kancelarja Merkel është përgjigjur edhe në pyetjet e gazetarëve:


Reuters: Situata në veri është e tensionuar, po vazhdon të jetë ashtu si deri tash. Çka duhet të bëjë Serbia, dhe sa e ka të garantuar marrjen e statusit të kandidatit në muajin mars, kur dihet qëndrimi i Gjermanisë:

Kancelarja Merkel: Në bisedat tona direkte e kemi bërë të qartë se çfarë dëshirojmë ne. Ka nevojë për gjetjen e mundësive për tregti të lirë, për bashkëpunim në aspektin kufitar, dhe që jemi të angazhuar që Serbia në Kosovë të mos ketë struktura paralele.

Këtë e kemi thënë në Serbi, dhe e kemi treguar edhe në Kosovë se çka presim nga Kosova. Mendoj se këtë mund ta sqarojmë edhe nëpërmjet komunikimit, dhe ka qenë kjo edhe arsyeja e bisedës të cilën e kemi pasur sot, çfarë duhet të bëjë Kosova në mënyrë që të ketë progres në këtë drejtim.

Mendoj që është bërë një hap i madh, është radha te pala kosovare që edhe ajo të jap diç nga vetja në mënyrë që të jepet zgjidhje paqësore këtij konflikti, dhe këtu bënë pjesë edhe komunikimi i hapur me Serbinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi