Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il

Shko poshtë

Vdes diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il Empty Vdes diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 19, 2011 8:36 pm

Vdes diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il





Vdes diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il Kim_jong_il

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut njoftoi sot se udhëheqësi suprem i vendit, Kim Jong Il vdiq në moshën 69-vjeçare.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve tha se ai vdiq të shtunën nga një infarkt në zemër, ndërsa po udhëtonte me tren në një nga vizitat e tij në terren. Agjencia ia atribuoi vdekjen e tij “punës së rëndë mendore dhe fizike”.
KCNA njoftoi se funerali do të mbahet më 28 dhjetor në Phenian. Ndërkohë është shpalluar zija kombëtare nga 17 në 29 dhjetor.
Kim Jong Il erdhi në pushtet pas vdekjes së babait të tij, themeluesit të Koresë së Veriut Kim Il Sung në vitin 1994. Informacioni i besueshëm për të dhënat biografike të zotit Kim është i paktë. Ai dilte pak të publik dhe zëri i tij dëgjohej rallë në transmetimet radio-televizive.


Vdes diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il Kim-jong-il-is-dead-1

Vdes diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il Kim-jong-il-is-dead-5

Ai mund të mbahet më shumë mend për sfidimin e komunitetit ndërkombëtar dhe forcimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, ndërkohë që miliona banorë të vendit vuanin nga uria.
Në fund të vitit të kaluar, zoti Kim i dha gradën e gjeneralit me katër yje djalit të tij të vogël Kim Jong Un, veprim që u konsiderua si përpjekje për trashëgimin e pushtetit në Korenë e Veriut brezit të tretë të familjes që konsiderohet si dinastia e vetme komuniste në botë.
KCNA i bëri thirrje popullit korenoverior sot të mbështesi Kim Jong Un, i cili mendohet se është rreth 28 vjeç.


Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se pas këtij zhvillimi në Korenë e Veriut, situata po monitorohet.
Vdes diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il Kim-jong-il-is-dead-2
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se SHBA-ja mbetet e angazhuar për stabilitetin në gadishullin korean dhe për lirinë e sigurinë e aleatëve.

Vdes diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il Kim-jong-il-is-dead-3Vdes diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Il Kim-jong-il-is-dead
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi