Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhorzh Sand:JU JENI RREZE DIELLI

Shko poshtë

Zhorzh Sand:JU JENI RREZE DIELLI Empty Zhorzh Sand:JU JENI RREZE DIELLI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 20, 2011 7:31 pm

Zhorzh Sand:JU JENI RREZE DIELLI 269872_209944059058421_100001284851546_664343_2669910_n

Zhorzh Sand:JU JENI RREZE DIELLI
(Të gjithë miqve të mi, që pranë m’u gjendën në çaste të vështira.)

Jam e dëshpëruar, s’e mohoj,
Goditje të rëndë mora nga jeta.
E humba kurajon, mendova s’ka kthim,
Kur në shtrat mbërthyer mbeta.
Kruspull u mblodha nën timen lëkurë,
Dritën e syve e hoqa nga bota.

Agim për mua s’do të zbardhte kurrë,
U zhyta në gjumë, ëndrrash të ftohta.
S’e mohoj….
Nga mardhja e shpirtit zgjohem dikur,
Prej zërash që ëmbël më flisnin si fllad:
“Zgjohu, e dashur, jemi këtu”.
Ngadalë më kthyet nga rruga e gjatë.

Nga „A“ –ja tek „Zh“ –ja ishit të gjithë,
Si rrezet e diellit që jetën ngroh.
Me emrat skalitur mbi ballin tim,
Me daltën e shpirtit, që gjurmë lë në botë.
Ju dua të gjithëve, miqtë e mi të shtrenjtë!

E shtunë 23 korrik 2011 ora 14:00

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
Te perqafoj, e dashur Drita! Falemnderit te gjitheve, miq!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi