Frrok Kristaj:Pashkët – kremtja e ringjalljes
Faqja 1 e 1

Pashkët – kremtja e ringjalljes
Frrok Kristaj
Nga errësira në dritë
Kjo festë, që te të krishterët çmohet më e madhja pas Kërshëndellave, edhe te populli shqiptar është ngulitur dhe tash e shumë shekuj përcillet edhe me rite të ndryshme. Festa e Pashkëve fillon me Kreshmët shtatëjavëshe, me "Oj mamët", ditën e luleve, darkën e mbramë, ngjyrosjen e vezëve, bekimin e bukës, të bereqeteve të tjera dhe përfundon me Pashkët. Nga festat e shumta të të krishterëve, përkatësisht të besimtarëve katolikë, pas Kërshëndellave, që paraqesin lindjen e Jezu Krishtit, festa e Pashkëve është pa dyshim më e madhja, që paraqet ngjalljen e Tij. Pra, Pashkët janë festim i kthimit në jetë të Krishtit pas kryqëzimit të tij, përkatësisht festimi më i shenjtë ndër festat e krishtera.
Në fakt, shtatë javë para Pashkëve fillojnë Kreshmët (zgjasin 40 ditë, në mënyrë që të përkujtohet 40 ditë të qëndrimit të Jezusit në pyll), apo Moti i lidhur, që identifikohen me mundimet e Jezu Krishtit, që te shqiptarët njihet si Udha e Kryqes. Gjatë kësaj periudhe besimtarët e krishterë nuk e përdorin për ushqim as mishin, as bulmetin. Kryesisht përdoren perimet dhe ushqime të përgatitura me vaj dhe peshk.
Pashkët kremtohen të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit, që zakonisht kremtohen brenda 22 marsit dhe 25 prillit. Festa e Pashkëve, që identifikohet me ngjalljen e Krishtit, është ngjarje kulminante fetare në jetën e të krishterëve, sepse në te bazohet triumfi mbi mëkatin, mbi vdekjen, triumfi i dritës mbi errësirën, i lirisë mbi robërinë dhe triumfi i të mirës mbi të keqen (djallin).
Me ngjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e madhe (kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq) në të Dielën e Pashkëve (kur ngjallet), përkatësisht kalimi nga errësira në dritë.
Edhe filozofia e krishterë e pranon faktin se shpirti i njeriut për nga natyra e tij është i pavdekshëm, ai hyn në pavdekshmërinë hyjnore pasi të jetë liruar nga verigat e trupit. Si rrjedhojë e kësaj del se ngjallja paraqet themelin e shpresës, e cila kurrë nuk mposhtet, dhe përsosmërinë e dashurisë. Pra, Kreshmët paraqesin përgatitjen për ngadhënjimin mbi të keqen, kurse Pashkët paraqesin fitoren mbi mëkatin, dashurinë mbi urrejtjen, mbi vdekjen. Këtu jeta na paraqitet si ngadhënjim.
Kjo e vërtetë mund të zbatohet edhe në realitetin tonë shoqëror. Procesi i ngjalljes
ngjan edhe me bashkësinë, me popullin. Bile, dihet se Kosova kohën e Kreshmëve e kaloi në Kalvarin e vet mbi vuajtje e sakrifica për të arritur deri te dita e shumëpritur me shekuj - dita e lirisë dhe e gëzimit. Këtë liri duhet me përkushtim ta përforcojmë me vepra e dashuri, sepse liria është një sfidë, që kërkon vetëmohim dhe bashkim të të gjitha forcave në mënyrë që t'i arrijmë të mirat e përbashkëta, që janë edhe të mira personale. Po ashtu, ana materiale nuk bënë që të ta rrënojë botën e brendshme. Jemi të thirrur ta dëgjojmë Zotin, që problemet t'i zgjidhim me ndihmën e Tij, sepse tek e fundit festa e Pashkëve, sikurse edhe vetë fjala pashkë, do të thotë festë, kërcim, ngjallje e çlirim nga robëria, që na vjen nga të tjerët, por edhe nga vetvetja.
Te populli shqiptar është ngulitur festa e Pashkëve, e cila përcillet edhe me rite të tjera autoktone, që janë bërë pjesë e kulturës shqiptare.
Festa e Pashkëve fillon me kohën e kreshmëve shtatëjavëshe, në të cilat bëjnë pjesë (në javën e katër, të pestë dhe të gjashtë) dhe "Oj mamët".
"Oj mamet" janë grupe meshkujsh, që veshën me rrobe të leckosura, vënë mustakë artificialë dhe dalin e lypin vezë. Te dyert e çdo shtëpie kërcejnë duke thënë:
"Oj mamë, oj mamë
del-e moj dele
del-e o moj vashë
a m'i jep nja dy-tri vo për Pashkë?".
Kështu vezët e fituara i ruajnë për t'i ngjyrosur në festën e Pashkëve.
Pastaj, në të dielën e parafundit të Pashkëve, është Festa e Luleve apo e Diela e Ljarit, kur merren kryesisht lulet e thanës dhe nga thupra të thanës punohen nga 10 kryqe të vegjël, të cilët së bashku me lulet bekohen dhe pastaj vihen mbi dyer të shtëpive, dhomave, hambarëve, koshave, ahureve, në kryeara (në krye të arave) dhe te varret.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi