Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frrok Kristaj: Serbia po e përvetëson Konstandinin e Madh

Shko poshtë

Frrok Kristaj: Serbia po e përvetëson Konstandinin e Madh Empty Frrok Kristaj: Serbia po e përvetëson Konstandinin e Madh

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 21, 2011 12:46 am


Frrok Kristaj: Serbia po e përvetëson Konstandinin e Madh U1_FrrokKristaj
SERBIA PO E PËRVETËSON KONSTANDININ E MADH
Evropa duke e “siguruar” pavarësinë e Kosovës, nëpër Kosovë krijoi Serbia të vogla, kurse ne nuk ishim në gjendje ta dëshmojmë faktin se jo vetëm që Serbiat e vogla nëpër Kosovë nuk janë serbe, por si askush tjetër kemi të drejt të krijojmë Kosova të vogla në Serbi dhe jo vetëm në Serbi, si me rastin e Konstatinit, pastaj të Justinianit, të Niketës e shumë të tjerëve
Shkruan: Frrok KRISTAJ
Toka dardano-ilire i dha Evropës, por edhe botës shumë shenjtëror, disa prej të cilëve ndikuan në zhvillimin dhe qytetërimin perëndimor. Evropa duhet t’u jetë mirënjohës ilirëve, dardanëve, arbërve dhe shqiptarëve për rolin e jashtëzakonshëm të disa shenjtërorëve të gjakut tonë, si Shën Konstandini i Madh, Shën Justiniani i Madh, Shën Jeronimi, Shën Niketa, e deri te e lumja Nëna Tereze.
Mirëpo, me porosi të Serbisë Hollivudi po bën filmin për Konstandinin e Madh, që e trajton serb, sipas romanit “Udhëkryqi i Kostandinit” të serbit Dejan Stojkoviq. Për këtë Serbia ka ndarë mbi 100 milionë dollarë. Por a e dinë serbët se Konstandini i Madh ishte dardan, paraardhës i shqiptarëve, përkatësisht se serbët duhet të nisen nga fakti se ndër emrat serb asanjëherë nuk kanë pas Konstandin.
Skenaristët serbë e dinë se s’ka asnjë dokument bindës të cilësdo kohë që Konstandinin e Madh e trajton serb. Por se shtypi serb tash e një kohë po shkruajnë se “Ky Perandor u lind në Nish e kjo është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar trashëgiminë kulturore serbe në mbarë botën, si dhe për ta “dëshmuar” se serbët janë popull i shenjtë”! Pra, vetëm pse u lind në Nish, të cilin sot e kanë serbët, Perandori i Madh na qenka serb! Sipas kësaj logjikë do të mund të bëhej kërdia në transferimin e personaliteteve të historisë nga një komb në tjetrin, sepse edhe Kanti, u lind në Konigsberg, por kjo nuk e bë atë rus.
Pra, sipas kësaj logjike do të na përmbyseshin maja e historisë, sepse De Rada, që u lind në Itali, a duhet quajtur italian, përkatësisht Papa Klement Albani u lind në Itali, por ai e pohon veten arbër, siç mban dhe zyrtarisht mbiemrin ‘Albani’ dhe emrin ‘Kelmendi’. Mid’hat Frashëri u lind në Stamboll, por ai është ndër të mëdhenjtë e shqiptarëve! Vëndlindja e Konicës sot ndodhet në Greqi, por kush mund ta bëjë grek dijetarin e madh shqiptar?!
Perandorët e parë të Romës mbanin për flamur shqiponjën me një kokë. Perandorët ilirë e zëvendësuan me shqiponjën me dy koka, siç kishte vepruar para këtyre edhe Zeusi. Pra, nga simboli fetar shqiponja u bë simbol kombëtar i shqiptarëve. Kostandini i Madh kur shkoi në Bizant mori flamurin dhe simbolin e ilirëve, shqiponjën me dy krerë. Një gjë e tillë nuk i shpëtoi as Dante Aligherit që të thotë se: “Shqiponjën Kostantini e riktheu nga lindja në perëndim, që do të thotë se shpendi shkoi te malet nga kishte dalë”. Noli për Konstantinin e Madh thotë se u lind nga shqiponja e këtij flamuri: “Flamur, që lind Shën Kostantinë / bashkon Islamnë me Krishterimnë”.
Frrok Kristaj: Serbia po e përvetëson Konstandinin e Madh U1_Konstandini
Në këto troje sllavët erdhën aty kah mesi i shekullit VI. Në fillim ata ishin shërbëtorë, pa asnjë ngjashmëri me Perandorët ilirë të Romës. Historiani R. Jenkin thotë: “Sllavët ishin të uritur për tokë Ilire”. Tunman shkruan: “Sllavët në vitin 548 dogjën Ilirinë”. Fromer shtonë se “Trysnia sllave solli ndrydhje të ilirëve. Hapësira dalmate e dardane u rrezikua shumë.
Serbia sot e shfrytëzon të ‘drejtën’ pushtuese, pasi që nuk mundet ta shfrytëzoj të drejtën historike. Dijetari N. Syme thotë se “Naissus ishte njëra nga tri kryeqëndrat e Dardanisë paraantike dhe antike”. Dijetari hungarez Jeno Fitz shton se “Dardania ishte vendlindja e atit të Konstandinit të Madh, Konstanc Klorit, e ajo banohej nga ilirët dardanë”. Francezi Viktor Dyruit thotë se “Pelazgo-ilirët shtriheshin nga Azia Perëndimore në Sardenjë e mbase më larg, në Spanjë”. Laruss për Perandorinë e Romës së vonë thotë se “Dinastia Perandorake u themelua nga ilirët e Dalmacisë e të Paonisë”. Historiani anglez R. Makmulen shton se “Vija e familjes së Konstantinit të Madh dhe e Valentienit ishin personalitete ilire”. Çurçilli dëshmon se “Perandorët nga më të aftët e Romës qenë ilirë”.
Historiani U. Sestonin thotë: “Një numur i madh senatorësh qenë nga Iliria, sikurse edhe nga gjysma e dytë e shekullit III, perandorët qenë gjithmonë nga Iliria”. Nobelisti T. Momsen shkruan: “Shqiptarët luajtën rol të veçantë gjatë Perandorisë Osmane, ashtu si të parët e tyre të lashtë - ilirët në Perandorinë e Romës”.
Sot edhe të huaj mund të sjellen argumente të përkatësisë iliro-dardane e shqiptare të Kostandinit të Madh. Pushtuesit serbë shekuj me radhë tentojnë të përvetësojnë emra të shquar shqiptarësh. Kështu, 400 vjet më parë serbi Tomas Maranoviç e bënte Skënderbeun sllav e Frang Bardhi i ishte përgjigj me “Apologjia e Skënderbeut”. Serbët duke vjedhur Konstantinin e Madh duan të lartësojnë shtatin shkurtabiq të së shkuarës së tyre.
Përndryshe, sipas Çabejit “Historia e një vendi është historia e personaliteteve”. Deputeti Laurenziano në Parlamentin italian, në vitin 1904, pat thënë se: “Francezët që në Paris mendojnë se Epirin duhet dhënë Greqisë për hir të Sokratit, a e dinë se Diokleciani, babai i sistemit juridik botëror ishte ilir”?
Nga kjo del se serbët kohëve të fundit, për ta shënuar 1700-vjetorin e legalizimit të krishterimit në botë, që e bëri Konstantini i Madh me “Ediktin e Milanos të vitit 313”, dhe për t’u “dëshmuar” se ata janë popull qiellor, ia kanë vënë syrin grabitës edhe Perandorit - Shenjtor, Konstantinit të Madh. Dhe kjo Evropë duke e “siguruar” pavarësinë e Kosovës, nëpër Kosovë krijoi Serbia të vogla, kurse ne nuk ishim në gjendje ta dëshmojmë faktin se jo vetëm që Serbiat e vogla nëpër Kosovë nuk janë serbe, por si askush tjetër kemi të drejt të krijojmë Kosova të vogla në Serbi dhe jo vetëm në Serbi, si me rastin e Konstatinit, pastaj të Justinianit, të Niketës e shumë të tjerëve.
Ka kohë që sllavët fqinjë na vjedhur hapur figurat e shquara si Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit, Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, Kukuzelin, Nënë Terezën, e tani së fundi e kanë vënë në shnjestër edhe Kostantinin e Madh. Por ç’ti bësh pasi që të dy shtetet shqiptare heshtin, sikur që heshtin edhe akademitë tona, kurse akademitë sllave e greke s’kanë turp të shpifin e të grabisin, ndërkaq tanët s’kanë turp të heshtin!
Përndryshe, çdo akademi tjetër rastin e filmit serb të Hollivudit do ta quante dhunim të atdheut përmes vjedhjes së historisë, e do t’i alarmonte së pari autorët e filmit e më pas edhe qarqet ndërkombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi