Dragusha Ragip:MIRSE VINI, MIQTE E MI.
Faqja 1 e 1
Dragusha Ragip:MIRSE VINI, MIQTE E MI.
Dragusha Ragip:MIRSE VINI, MIQTE E MI
Hape derën, dikush troket,
në këte dit fatlueme,
zemra e bardhë po n'gjet,
miq t’ shumtë m'kanë urdhnue.
Mirse vjen, mike e shtrejtë,
t'kam kërkue anë e kand,
kurrë ma shumë se sot s'ke vlejtë,
që m'ke ardhë 'shtëpi, Zorzh Sand.
Po si je, burr i Malcisë?
Lum kjo ditë ku t'ka hedh vala,
falë i qofsha Perëndisë,
që m'ke ardhë, o Prend Buzhala.
Po si je, moj patriote,
tash sa kohë të kam përmendë,
rr'noftë miqësia jonë ndër mote,
Viola, mike, je argjend.
Ngjitu Pilo, hyn në derë,
mos rri fort ti tue mendue,
boll ke shkrue, por kësaj herë
kem me qeshë e kuvendue.
Der sa t'zbardhë matanë drita
shend e verë, ju miq paçi,
mirse vjen ti nga Athina,
mike e shtrejtë, Deshira Harxhi.
Hej, shiko kush paska ardhë,
oh sa fort m'paska marrë malli,
mirësevjen me faqe t'bardhë,
miku i shtrejtë Daniel Gazulli.
Prij përpara, banu shoqni,
miqëve t'mi, që fort u g'zova,
nuk besoj se baj tepri,
nder m'ke falë Briliana Shaova.
Ej, sa mirë e paskeni ba,
kush m'ka mbrri prej Shkoderloces,
t'falem nders, që m'keni ardhë,
Nard Qyteza e tande shoqes.
Mirësevjen, mik i nderuem,
Prej Greqisë ke ba rrugë t'gjatë,
zen ti vend per me pushue,
Nektar Kurushja, pendë e artë.
Zoti sot më paska gëzue,
kurrë këte ditë nuk e pata,
mirsevjen ti Engjellueshe,
edhe ti Dhurata Lata.
Prej së largu t'kam shoqnue,
qé pra andërra mue m'doli,
t'falem nders, mik i nderue,
urdhno pra, Tonin Nikiolli.
Kem me k'ndue e me ba heng
e tanë vargjet kem me i shkri,
t'falem nders, që t'kam ra n'mend,
Hyqmet Hasku, m'ke përtri.
Tufa-tufa, lule plot,
ngjiten miqtë dora-dora,
e bekueme dita sot,
që m'ke ardhë, o Gergj Nikolla.
Po sa mirë mujte, mor vëlla,
prej Kosove ke udhtue,
Mentor Thaqi, si ti s'ka,
N’daç per nder e letërshkrue.
Po ku je, o Xhemal Gora,
miku im, ti mergimtar,
me kambë t'mbare kah mori bora,
pendës tande i qofsha falë.
A thue sytë m’janë turbullue?
Ledianë sot fort m'ke habitë,
me m'pasë thanë, s'kisha besue,
sofren time e ke shëndritë.
Arjanit Bejko, mik i vlerë,
nuk na ndajnë jo oqeanet,
mirësevjen ti shend e verë,
jem bashkue prej tana anet.
Sa shum shen po ka kjo dite
me miqesin ma t'mir ne bote
Ja po vjen shum e kem prit
Fatmira Endra dhe lote.
O..bre mik i Korçë nuse,
tash sa kohë unë ty të prita,
buzagaz prej larg m'u duke,
urdhno Kristaq Kotonika.
Ke lanë skenën, m'ke nderue,
mirësevjen, Merita Smaja,
mos u tut se s'kem fillue,
ma vonë del dhe bakllavaja.
Tek te shoh ty ne der
miqte po vin si val e deti
qofsh e lumtur ti perher
Aketa Koqiu Geci.
Po ku je o burr i Vlores
mos pyet sa asht sahati
vallen coje dora dores
Eduart Pashe Vlonjati.
Hej ku jeni ju shoqnia
hyni m'ren se nuk asht von
veq per miq hapur rrin sh'tpia
Albanian BookClub London.
Ei sa mire e ke da menen
ket fund vitit larg me shkue
athue miqt ta kan mush menen
Merita Jubani qofsh bekue.
Me pas ditet se m'vjen ne der
Gzim Uruci djal me nam
m'ke nderu edhe ksaj here
dane se je burre Shkodran.
Mirse vjen Saime Pllozha
Sa mire mendja te ka shkue
kurr mos pyet sa asht mosha
Se shoqnia s'ka t'pague.
Pjeter Vukaj si je burr?
po pse vetem ke marre rrugen
dora jote gdhend dhe gure
Futu mren se kem shtru buken.
Isuf Hoxha merre lapsin
shpejt e shpejt nji varg me e qit
miqt tone mos me nal gazin
fillo pra se boll kem prit.
Prej Gjokove shqipe mali
der ne Wjen ke fluturue
Drita Krasniqi tu shtoft nami
n'der mat miret miq rrjeshtue.
Shpresa Besa nuk kam dijte
se po vjen per miqsin tone
bashke me miq kam dal me t'prit
qofte beku miqsia jon.
Agim Gashi toke doren
kurr s'kam ken ma shum i g'zue
Me lahut kem m'e shtru sofren
Ma t'bukren kang me kendue.
Conju miq vallen ta marrim
edhe kanga mos t'pushoj
per miqsi kur mos ta ndalim
lum kjo dite qe na bashkoj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Mentor Thaqi:Kjofsh faqebardhë!
Mentor Thaqi:Kjofsh faqebardhë!
V´lla i dashur Ragip Dragusha,
n´vatren tënde na bashkove,
kapërceva male e fusha,
... për me ardhë se ti na ftove!
N´Konak tëndin i dashur vlla,
gjeta motra e gjeta vllazen,
jam shum i lumtur si më ska,
n´gzim t´Atdheut, n´festë e n´dasem!
Nga Malsia deri n´Çamëri,
varg e vi kolona dasmore,
bashk me motra e v´llazen t´mi,
gjithmon n´gzim t´Tokës Arbnore!
Qofsh me nderë e faqe t´bardhë,
që na fton dhe na nderon,
n´prag t´Krishtlindjes shpresat ngjallë,
se do t´bekoi Zoti Kombin tonë!
Mentor Thaqi VS., 21.12.2011***
V´lla i dashur Ragip Dragusha,
n´vatren tënde na bashkove,
kapërceva male e fusha,
... për me ardhë se ti na ftove!
N´Konak tëndin i dashur vlla,
gjeta motra e gjeta vllazen,
jam shum i lumtur si më ska,
n´gzim t´Atdheut, n´festë e n´dasem!
Nga Malsia deri n´Çamëri,
varg e vi kolona dasmore,
bashk me motra e v´llazen t´mi,
gjithmon n´gzim t´Tokës Arbnore!
Qofsh me nderë e faqe t´bardhë,
që na fton dhe na nderon,
n´prag t´Krishtlindjes shpresat ngjallë,
se do t´bekoi Zoti Kombin tonë!
Mentor Thaqi VS., 21.12.2011***
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Isuf S Hoxha:Qofsh nderu ti RAGIP miku
Isuf S Hoxha:Qofsh nderu ti RAGIP miku
Qofsh nderu ti RAGIP miku
N’sofër tende na mblodhe sot
siç e do dhe adeti qengjin do therim
veç për gëzime e jo për mort
... për ketë feste fytin do e lagim
o ju miq luani vendin rreth sofrës
afrohuni nisjani këngës deri ne mëngjes
vere Therande sjell me vete mos kurseni
kurrë me lirshëm skam ndie veten
për ketë nderë që na ka miku
po ç’keni buzëqeshni sonte do e kallim
kësaj sofre ju dëgjoftë nami e zani!!
Qofsh nderu ti RAGIP miku
N’sofër tende na mblodhe sot
siç e do dhe adeti qengjin do therim
veç për gëzime e jo për mort
... për ketë feste fytin do e lagim
o ju miq luani vendin rreth sofrës
afrohuni nisjani këngës deri ne mëngjes
vere Therande sjell me vete mos kurseni
kurrë me lirshëm skam ndie veten
për ketë nderë që na ka miku
po ç’keni buzëqeshni sonte do e kallim
kësaj sofre ju dëgjoftë nami e zani!!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi