Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:KU SHKUAN XHELATËT

Shko poshtë

Vullnet Mato:KU SHKUAN XHELATËT Empty Vullnet Mato:KU SHKUAN XHELATËT

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 22, 2011 1:11 pm

Vullnet Mato:KU SHKUAN XHELATËT 386287_2230792860503_1568334934_31586521_1289969805_nVullnet Mato:KU SHKUAN XHELATËT 372095_1568334934_1821860633_n

Vullnet Mato

KU SHKUAN XHELATËT

Ku shkuan xhelatët
që ngritën kurthe hafijesh
dhe tundën hanxharët e dosjeve nëpër duar?
Ku avulluan krejt si mjegullat nën diell,
thua sikur asnjëherë nuk kanë ekzistuar?

Askush nuk i ka parë
të nisen gjëkundi,
ata që eshtra anonime mbollën në mote,
në bokërrima të fshehta,
në zalle lumi,
dhe lanë të na pikojnë strehët e lotëve.

Thonë se ky vend i kujtesës së harrimit,
s’ka pasur xhelatë hanxhari ndonjëherë,
gjoja viktimat shuheshin vetiu
prej pendimit,
por hanxharët ne i pamë,
koka duke prerë!...

Klithmat hetuese
kumbojnë edhe sot,
nëpër daullet e çara të veshëve tanë.
Shiritat e ndjesive na vërtiten në kokë
nga njëra bobinë e trurit, në tjetrën anë.

Të gjitha mbeturinat relikte
të hanxharëve,
thonë se tek ne
nuk ka pasur xhelatë,
ndonëse ndjehen kudo
renkimet e të vrarëve,
që nën dheun e rëndë s’po gjejnë rehat.

Njollat e gjakut
shfaqen te fjalët ripërtëritur,
që skuqin fjalorin
kur i dëgjojmë përditë.
Ne vështrojmë njëri-tjetrin
krejt të habitur:
Ore, xhelatët ishin këtu,
apo na kanë bërë sytë!...

Ata bënë kataklizmën e rënimit njerëzor,
dhe gjysmës së kombit
frymën ia prenë me hanxhar.
Por përsëri e qeshura xhelate
shtrihet në kilometra katror.
As pendim, as falje,
sikur asgjë s’ka ngjarë!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi