Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga: LDK shembi komunizmin

Shko poshtë

Jahjaga: LDK shembi komunizmin Empty Jahjaga: LDK shembi komunizmin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 23, 2011 8:20 pm

Jahjaga: LDK shembi komunizmin


Jahjaga: LDK shembi komunizmin Afitete_Jahjaga8
Jahjaga vlerëson kontributin e LDK-së për liri dhe pavarësi

Në përvjetorin e 22-të të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të partisë, Isa Mustafa.

Në pamundësi për të marrë pjesë në manifestimin e këtij përvjetori, për shkak të udhëtimit jashtë vendit, Presidentja Jahjaga gjithashtu u ka dërguar urimet më të përzemërta gjithë anëtarësisë dhe simpatizantëve për përvjetorin e 22-të të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me dëshirat më të mira për sukses, për punë të frytshme në zhvillimin e proceseve demokratike, në konsolidimin dhe në përparimin e shtetit të Kosovës.

Më tej në mesazhin e Presidentes së Republikës theksohet: "Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është subjekti i parë politik ndër shqiptarët e Kosovës që në fund të viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar organizoi gjithë jetën politike të popullit të Kosovës duke tubuar në gjirin e saj pjesën dërmuese të qytetarëve dhe duke u shndërruar në një front politik të rezistencës aktive paqësore, deri në luftën e armatosur që shembi një sistem diktature dhe që ndërtoi institucionet e Republikës së Kosovës nën okupim.
Rezistencë që shembi komunizmin në këto anë dhe që organizoi jetën politike pluraliste të gjithë spektrit, që në parimet Liri, Pavarësi, Demokraci, ndërtoi platformën për Republikën e Kosovës, për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur, që mobilizoi të gjitha shtresat e popullit dhe që siguroi mbështetjen ndërkombëtare për kërkesat e drejta të popullit për të jetuar i lirë dhe i dinjitetshëm në trojet e veta.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e lidhur përjetësisht me themeluesin e ideologun, intelektualin demokrat Dr. Ibrahim Rugova i cili me vizionaritetin e tij, me angazhimin praktik dhe të përditshëm e formësoi idenë e çështjes së Kosovës si një çështje e cila duhet të zgjidhet duke respektuar vullnetin e shprehur lirshëm të popullit.
Ky vizion kërkonte një administrim civil ndërkombëtar për Kosovën për një periudhë të caktuar dhe një miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Lidhja Demokratike e Kosovës u bë subjekti më i madh dhe më i përkrahur ndonjëherë ndër qytetarët e Kosovës me një program liberal demokratik dhe me një orientim krejtësisht euro perëndimor, në integrimet euroatlantike të vendit tonë.
Ishte ky një deklarim plebishitar që tuboi intelektualët dhe veprimtarët që nuk kursyen asgjë për Kosovën duke u shkrirë dhe duke u sakrifikuar në altarin e lirisë. Të përmendim këtu profesorin e nderuar Fehmi Aganin dhe shumë intelektualë dhe veprimtarë anekënd Kosovës, për të cilët ne sot ndjehemi krenar.
Si Presidente e Republikës së Kosovës vlerësoj lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për lirinë dhe pavarësinë e vendit, për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, për proceset e shtet-ndërtimit dhe të demokracisë, që së bashku me partitë e tjera politike ndërtuan jetën pluraliste demokratike, ndërtuan parlamentarizmin, që njerëzit lirshëm dhe në mënyrë të drejtë e të ndershme nëpërmjet procesit elektoral të zgjedhin përfaqësuesit legalë dhe legjitimë që qeverisin me vendin.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ishte dhe mbeti një forcë e respektueshme politike, që në pushtet dhe në opozitë duke ndërtuar koalicionet dhe duke bërë marrëveshjet për qeverisje i dha vulë të gjitha proceseve të rëndësishme politike dhe të shtet-ndërtimit dhe të zhvillimit të Republikës së Kosovës gjatë gjithë kësaj periudhe njëzetë e dy vjeçare dhe ky kontribut është i pashmangshëm, si shprehje e vullnetit të popullit, edhe në të ardhmen".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi