Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U nda çmimi “Sali Çekaj” për drejtësi për vitin 2011

Shko poshtë

U nda çmimi “Sali Çekaj” për drejtësi për vitin 2011 Empty U nda çmimi “Sali Çekaj” për drejtësi për vitin 2011

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 23, 2011 10:22 pm

U nda çmimi “Sali Çekaj” për drejtësi për vitin 2011

U nda çmimi “Sali Çekaj” për drejtësi për vitin 2011 850IMG_4147

Ministria e Drejtësisë së Kosovës sot në një ceremoni të organizuar për herë të parë dhe e cila do të jetë tradicionale, ka ndarë çmimin “Sali Çekaj” për drejtësi për vitin 2011.

Në ceremoninë e ndarjes se këtij çmimi, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha është jashtëzakonisht i nderuar që mund të flas në këtë ceremoni për një betejë që nuk është lehtë për tu fituar, por asnjëherë nuk është e pashprese, për drejtësinë.

“Po e hapi këtë ceremoni të laurimit të atyre njerëzve të gjallë dhe të vdekur që benë historinë e drejtësisë se vendit dhe popullit tone. I vetëdijshëm se beteja vazhdon dhe se të gjithë ata njerëz që e duan dhe punuan për drejtësi, nuk mund të përfshihen në një fjalë as nga një përshkrim dhe as të shpërblehen në një ceremoni, por nga një histori e ndërtuar me drejtësi”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministrit Kuçi shtoi se beteja për drejtësi i ka dhënë kuptim luftës për liri, kësaj lufte dhe lirisë i kanë dhënë kuptim mitik heronjtë e rënë të lirisë si Adem Jashari, Sali Çekaj e shumë të tjerë.

U nda çmimi “Sali Çekaj” për drejtësi për vitin 2011 IMG_4134

“Lufta e drejtë për liri dhe bashkimi i lirisë me drejtësi, është mrekullia e kërkuar nga ne, është pjesa me e lumtur e njerëzimit dhe sot përmes ndarjes se çmimit për drejtësi, ne po e nderojmë luftën për liri dhe pavarësi. Sa me e fuqishme është drejtësia, aq me e madhe është liria jonë. Heroit e lirisë e kane arritur qëllimin, ata të drejtësisë kanë ende për të bërë”, theksoi Kuçi.

Çmimi për drejtësi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i është ndarë avokatit britanik Sir Michael Wood.

Për kontributin e jashtëzakonshëm për drejtësi në Kosovë, çmime janë ndarë edhe për Gjyqtaren e Gjykatës Supreme të Kosovës, Emine Mustafa dhe Prokuroren e Prokurorisë së Qarkut në Pejë, Gjemajlije Mustafa.

Çmim i është ndarë edhe një grupi të studentëve, të cilët për herë të parë kanë fituar një çmim në garën më të madhe për drejtësi në botë,“Willem C. Vis International Arbitration Moot”.

Çmimin e drejtësisë për iniciativë qytetare, për parashtrimin e kërkesës pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i është ndarë qytetarit Fadil Hoxha dhe 59 qytetarëve parashtrues të kërkesës.

Çmim për drejtësi post mortem për kontributin e veçantë në drejtësi, përmes punës dhe përkushtimit në ushtrimin e shumë funksioneve në institucionet e Republikës së Kosovës, i është ndarë Nekibe Kelmendit.

Çmimi për drejtësi post mortem për kontributin e veçantë në drejtësi përmes punës se tij akademike dhe shkencore, i është ndarë profesorit Ejup Statovci.

Çmimet tjera post mortem i janë ndarë, akademikut Gazmend Zajmi dhe profesorit Bardhyl Çaushi.

Ministria e Drejtësisë ka ndarë edhe mirënjohje në shenjë falënderimi për bashkëpunim. Mirënjohje ka ndarë për Zyrën amerikane, KMDLNJ-në, Zyrën zvicerane, Lëvizjen FOL, GIZ-in, USAID-in, QKRMT-në, ICO-në, Njësitin e Transportit të të burgosurve, Ago Koliq, për zellin e tij në punë, Komisioni Evropian dhe EULEX-in.

Pas përfundimit të kësaj ceremonie, në Hotelin Grand është organizuar një koktej, në të cilin kanë marrë pjesë fituesit e çmimeve për drejtësi “Sali Çekaj”, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, ish-kryetari i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu dhe stafi i MD-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi