Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veteranët e UÇK-së më 30 dhjetor në protestë

Shko poshtë

Veteranët e UÇK-së më 30 dhjetor në protestë Empty Veteranët e UÇK-së më 30 dhjetor në protestë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 23, 2011 10:28 pm

Veteranët e UÇK-së më 30 dhjetor në protestë

Veteranët e UÇK-së më 30 dhjetor në protestë 23ovluck23

Në Kosovë, Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së ka vendosur që më 30 dhjetor, Ditën e Veteranit të UÇK-së, të mbahet një protestë paqësore në shenjë pakënaqësie për shkak të injorimit të kërkesave të veteranëve për një ligj të mirëfilltë.

Në mbledhjen e mbajtur të premten, Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së ka kundërshtuar unanimisht ligjin për vlerat e luftës së UÇK-së, të miratuar më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Njëkohësisht Këshilli Drejtues, si organ më i lartë i Organizatës, kërkon nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, që të marrë parasysh kërkesën e Kryesisë së OVL të UÇK-së, për mos nënshkrim të ligjit dhe kthimin e tij për rishqyrtim në Kuvend.

Këshilli Drejtues, ka vendosur që 30 dhjetorin – Ditën e Veteranit të UÇK-së, ta shënojë me një protestë paqësore, për shkak të injorimit të kërkesave të veteranëve, për një ligj të mirëfilltë.

Protesta mbahet me 30 dhjetor në Prishtinë dhe fillon në ora 12:00, ndërsa lidhur me detajet e protestës, veteranët do të informohen në ditët në vijim.

Ndryshe, shoqatat theksojnë se edhe pse në titullin e Projektligjit, janë përfshirë veteranët dhe pjesëtarët e luftës së UÇK-së, brenda ligjit ata përjashtohen tërësisht nga të drejtat dhe benificionet e tyre.

“Statusi dhe të drejtat e veteranëve të UÇK-së 1. Sipas dispozitave të këtij Ligji, nga organi përgjegjës i Qeverisë, njihet dhe përcaktohet statusi i veteranëve të UÇK-së. 2. Të drejtat në benficione për veteranët e UÇK-së si dhe kriteret e kualifikimit për njohjen dhe realizimin e tyre do të rregullohen me Ligj të veçantë”, ky është projektligji i miratuar në Kuvend.

Veteranët e luftës përfshihen në këtë ligj vetëm si emërtim, ndërkaq për shkak të mundësive, nuk janë përfshirë edhe në përfitimin e beneficioneve, sikur kategoritë tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi