Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Podrimja: Zë i ndërgjegjësimit Josif Bageri

Shko poshtë

Ali Podrimja: Zë i ndërgjegjësimit Josif Bageri Empty Ali Podrimja: Zë i ndërgjegjësimit Josif Bageri

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 23, 2011 11:11 pm

Ali Podrimja: Zë i ndërgjegjësimit Josif Bageri Josif+BageriAli Podrimja: Zë i ndërgjegjësimit Josif Bageri Podrimja

Nga Ali Podrimja:Zë i ndërgjegjësimit Josif Bageri
(Para fëtyrës Naim Frashërit)

Para fëtyrës Naim Frashërit

Fëtyr, o fëtyr, hie Gjeniu!Ti s'kie mish, as kie gjak…
As që je mvesh në korp njeriu,

Për me hap gojën e me m'fol pak.

Nuk të kjemi ma, ah! Nuk gjallon,
Oh! Keq të ndrypi mordje e zezë.
Po Shqypënia kurri s'të harron.
Se me t'vertet Ti e ki ndezë…

Kush mund me msheh shërbiminTënd
Librat me vjersha. Ty predykojn:
Ton Shqypënia me kta u trond!...
Dhe Ty gjithnjë kënk dot këndojn…

Ka me u hup, doba tradhtor
Po emni yt, kurri s'harrohet.
Vjershat ç'ke shkru, Ti, o vjershtor.
Dhe trat'ori sot pendohet…


Josif Bageri

1.

Ishte pikërisht ditë e diel kur dola me mikun te varrezat. Dëshironte të më befasonte me një fenomen të rrallë të njerëzve të asimiluar. Për atë që ma tha, kisha dijeni. Nuk kisha pasur rast të dëgjoja vetëm kujën. Gratë në të zeza ishin shkepur nëpër varreza. Ma çonin mallin e gjirokastriteve në romanet e Kadaresë. Kishin zbritur nga ana e epërme e Grykës. Te varri i më të dashurit secila ia kishte plasur kujës. Ne lëviznim të heshtur dhe dëgjonim vajin karakteristik, pakëz të turpshëm. Dhuna maqedone vetëm atë nuk kishte mundur t'ua fshijë nga kujtesa. Qanin shqip dhe ishte bezdisëse si i artikulonin fjalët e një gjuhe, që e mbanin gjallë vetëm mes varrezave ndoshta. Gjuha e dhunës nuk u shkonte për kuje. Përballë Mali i Thatë e ndonjë zog, që kërkonte çerdhen diku pranë ndonjë reje. Ditë e diel kishte qëlluar. Thekshëm vajtonin gratë në të zeza.

2.

Te një mik imi në Tiranë kisha dëgjuar shpesh një këngë përmetare. Quhet Dita e diel kur vjen. Një femër e këndon, e përcjell nga kori i burrave. Bart më vete tragjikën shqiptare të kurbetit. Mund të fillonte te Lëndina e Lotve ose diku në Fushën e Mëllenjave. Kurbeti mbeti plagë e rëndë e qenies sonë. I zënë në mes të kësaj drame vetvetiu kisha filluar ta shkruaja poezinë “Vajtojcat e Rekës” (17.2.1993). Pas Malit të Thatë me atë zogun në qiell, e sosnim ditën e diel, me muzgun e së cilës ngjiteshin dhiareve gratë në të zeza.

3.

Gjendesha në Iliridën e Josif Bagerit. Poezinë për vajin e rekaseve mund t'ia dedikoja vetëm atij. Kisha edhe arsye. Nacionalizmi maqedon, siç kishte vepruar me asimilimin e shqiptarëve ortodoksë, bënte çmos që edhe këtë figurë të shquar të kulturës sonë ta shpallte të vetin. Ndjeja neveri. Poezia ime i rrinte ndesh kësaj egërsie sllave. Në të vërtetë, unë kurrë nuk jam deklaruar për shqiptar të sert as rrahagjoks. Patriotizmi është diç boshe kur nuk di të veprosh me të. Si pjesëtar i një populli që i përkas kryeja detyrën time, mbroja kulturën e historinë e tij, një fragment nga mozaiku kombëtar, që i kanosej rrënimi i identitetit tek e nëpërkëmbnin me dhunë. Vetëm vaji atyre iu kujtonte se kush janë.
4.

Në Takimet letrare “Naim Frashëri” në Tetovë (tetor 2000), mbi tavolinën time miku nga Sofja, Thoma Kacori, ma la një poezi të Josif Bagerit. Për mua ishte një sihariq. Tek e lexoja Bagerin e shihja në një dritë tjetër. Poezia ishte botuar te “Shqypeja e Shypënis”, në numrin 4, korrik 1908. Me gjasë ishte shkruar fill pas vdekjes së Naimit. Titullohet “Para fëtyrës Naim Frashërit”. E, si e sheh personalitetin e Naimit ky rekas Para së gjithash, kemi një lirikë emocionuese për ikjen e poetit, ngritjen e tij në gjeni kombi:

“Fëtyr, o fëtyr, hie gjeniu”
(vargu i parë).
Cilësi tjetër është se jo vetëm me këtë poezi, Bageri rrënon thashethemet e shkencëtarisë maqedone për origjinën e tij e të gjithë Rekës. Kryesore kjo poezia është një thirravaje, forcon mendimin se çdo gjë e humbur nuk humbet përgjithmonë. Gjaku nuk bëhet ujë, siç thotë populli. Edhe një ofshamë dëshmon diçka tragjike. Bageri është njëri nga zërat e ndërgjegjësimit të Rilindjes sonë kombëtare. Rol të rëndësishëm luajti posaçërisht në hapësirën bullgare, ku jetonin një numër shqiptarësh.

5.

Poezia “Para fëtyrës Naim Frashërit” është strofike dhe ka 16 vargje, një rimim të krijuar dhe nga foljet, e thënë përmes një patosi. Ka një mesazh për gjeneratat që vijnë, për mbështetjen e meritave të Naimit. Dhe, nga vargu i parë e konsideron për gjeni kombi, para madhështisë së të cilit përulen edhe tradhtarët:

“dhe trat'ori sot pendohet” (16)
I bindur se personaliteti i Naimit thoshte shumë për kulturën e popullit: “Por Shqypënia kur s'të harron” (7). Thirravaji i tij është një përjetësim i gjeniut: “Dhe ty gjithnjë kënk dot këndoja” (12). Me iluminizmin e tij ky rekas i pamposhtur mbet besnik i çështjes shqiptare deri në frymën e fundit.
6.

Vaji i rekaseve mbi varre shpalos edhe anën tjetër tragjike të historisë sonë: çkombëtarizimin. Zonat e humbura Kadareja i shënoi në një poezi përmes një guri e bari të rritur rreth tij, ku nuk shkel këmba e njeriut tonë: pra një zonë që vdes (“Vendet e shkombëtarizuara”). Kjo flet më shumë se ca libra nga shkenctaria. Lasgushi do i jepte vend meritor në kodin e tij estetik. Ky problem u bë tmerrues, ndoshta pse gjendeshim në zgripc të zhdukjes si komb e si gjuhë dhe se kjo fatkeqësi u përsërit shpesh. Tkurrja e Atdheut u bë më e theksuar, sidomos kur e hodhën në rolet në kongrese e konferenca ndërkombëtare dhe ku pak kush na mbrojë. Nga kjo barbari e fqinjëve arriti të shpëtojë diçka piklluese, e veçantë: vaji shqip. E pse ndodhte kjo vetëm në varreza Çfarë tmerri u ngujua në kujtesën e tyre Nuk guxonin një fjalë ta thonin diku tjetër! Shqetësimi hyri dhe në tekstin e poezisë sime, e cila befas u krijua një të diel derisa përcillja ardhjevajtjen e rekaseve në varreza.

7.

Portreti i Naimit nga Bageri është ai që do e hasim te pjesa dërrmuese e poetëve dhe naimologëve: atdhetar i pashoq, kryepar i një idealizimi të vendit dhe heroizmave të Skënderbeut, të vëna në funksion të vetëdijësimit të shqiptarisë. Çabej e konsideronte Naimin, para së gjithash, edukator (1945). Bageri e sheh edhe si flakandezës:
“Se me t'vertet Ti e ki ndezë”

Qiriri i Naimit nuk u shua kurrë. Kaloi dorë më dorë, duke kërkuar njëri-tjetrin dhe duke u ngjitur Majës së shenjtë që i thonë shtet. Të besohet në atë që thotë populli: gjaku nuk bëhet ujë. Dritë e tij verbon çmendurinë e gëlltitësve të hapësirës sonë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi