Maqedoni, polemika për gjuhën shqipe
Maqedoni, polemika për gjuhën shqipe
Maqedoni, polemika për gjuhën shqipe
Përdorimi i gjuhës shqipe në institucione sërish ka nxitur debate, në veçanti pas refuzimit të saj nga noterët, të cilët nuk pranojnë vërtetimin e dokumenteve në gjuhën shqipe.
Në fakt, dëshmitarë të mospranimit të shqipes nga noterët kanë qenë gazetarët, të cilët nuk arritën që dëshmitë e tyre për procesin e lustrimit t'i vërtetojnë në gjuhën amtare, me arsyetimin se aktet noteriale lëshohen vetëm në gjuhën maqedonase.
Kjo ka bërë që nga opozita shqiptare sërish të drejtojnë akuza në adresë të BDI-së në pushtet, duke thënë se situata e krijuar lidhur me shqipen, është pasojë e ligjit të miratuar për përdorimin e gjuhës shqipe, që është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Gjithçka mund të thuhet, por nuk mund të thuhet se ky është ligj, pasi është vetëm se një normë juridike që e kufizon gjuhën shqipe, pra nuk e legalizon amendamentin pesë të Kushtetutës së Maqedonisë. Kjo dëshmohet me dhjetëra e qindra raste, përfshirë edhe neve deputetëve këtu në Kuvend, ku amendamentet tona u refuzuan pasi ishin paraqitur në gjuhën shqipe. Kur ne, si deputetë, nuk mund ta shfrytëzojmë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe, lëre më qytetarët e thjeshtë. Unë si deputet legjitimacionin e kam vetëm në gjuhën maqedonase ”, thotë deputeti PDSH-së, Orhan Ibrahimi.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim mbrojnë Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, duke thënë se ai tashmë ka dhënë rezultate të mira në aspekt të përdorimit të shqipes, ndërsa premtojnë zgjidhje edhe për pjesën që ka të bëjë me aktet noteriale.
“Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe ka dhënë kornizën për përdorimin e gjuhës shqipe, fryma e të cilit duhet të reflektohet në çdo ligj ku përdoret gjuha dhe këtu kemi të bëjmë me qindra ligje ku është përfshirë përdorimi i gjuhës shqipe. Ndërkohë, në Ministrinë e Drejtësisë është përgatitur draft/ligji i parë edhe për ligjin për noterinë, ku gjuha shqipe duhet të jetë në përdorim zyrtar dhe së shpejti do të jetë në procedurë qeveritare dhe parlamentare. Pas kësaj, të gjitha materialet do të mund të bëhen edhe në gjuhën shqipe konform ligjit për përdorimin e gjuhës”, deklaron zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Por, ndryshe nga BDI-ja, ekspertët për çështje juridike thonë se polemikat rreth përdorimit të gjuhës shqipe mund të evitohen vetëm me miratimin e një ligji gjithëpërfshirës, i cili nuk do të linte hapësira për interpretime të ndryshme, siç ndodh tani apo siç mund të ndodhë në të ardhmen.
“Ka ngelur një mori e institucioneve, në të cilat nuk është i garantuar përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, e të mos flasin për personat tjerë privatë apo për ndërmarrjet publike ku nuk ka asnjë dispozitë për përdorimin e gjuhës shqipe”.
“Prandaj jam i mendimit se ne duhet të kemi një ligj gjithëpërfshirës për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel të shtetit”, vlerëson ligjëruesi i së Drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu.
Sipas Kadriut, përveç miratimit të një ligji gjithëpërfshirës, duhet të bëhen edhe ndërhyrje në Kushtetutë, që të definohet qartë pozicioni i gjuhës shqipe, e cila aktualisht njihet si gjuhë që e flasin më shumë se 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë.
Ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike ishte miratuar para dy vjetësh nga partitë që tani janë pushtet, por ai në vazhdimësi ka qenë objekt për debate e polemika të shumta, me arsyetimin se me të nuk është përkufizuar qartë përdorimi i gjuhës shqipe në përputhje me amendamentin 5 të Kushtetutës ku thuhet se përveç maqedonishtes dhe alfabetit të saj, gjuhë zyrtare është edhe gjuha e bashkësive etnike, që janë mbi 20 për qind në Maqedoni, por që përdorim i saj rregullohet me ligj.(rel)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi