Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDD-ja ndihet e “fortë” në Gjilan

Shko poshtë

LDD-ja ndihet e “fortë” në Gjilan Empty LDD-ja ndihet e “fortë” në Gjilan

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 25, 2011 12:52 am

LDD-ja ndihet e “fortë” në Gjilan

LDD-ja ndihet e “fortë” në Gjilan Gjilani-ldd

Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) thotë se ndihet e “fortë” në Gjilan, aq e “fortë” saqë edhe lokalet ku u mbajt një takim i Degës së LDD-së në këtë qytet ishin përplot me njerëz.

“U mashtruan keq të gjitha ata që menduan se LDD në Gjilan më nuk ekziston. Ata individ që ishin trafikuar e kishin përhapur këtë gënjeshtër për t’i forcuar pozitat e tyre në radhët e trafikuesve se gjoja të gjithë dardanët i kanë pas tyre. Por, pas vizitës së sotme të kryetarit të LDD-së, akademik Nexhat Daci në Gjilan, dhe takimit me strukturat e degës, për të cilin ishte një interesim i madh saqë ishte e pamundur që të gjithë të hynin në lokalet e takimit, u demaskua fuqishëm gënjeshtra e kulluar e LDK-së. Të pranishëm në takim, përveç kryesisë së degës, ishin edhe kryesitë e Forumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas së degës së Gjilanit”, thuhet mes tjerash në një komunikatë për medie të LDD-së.

Se LDD-ja ekziston në Gjilan, këtë e ka vërtetuar edhe kryetari i degës së LDD-së në këtë qytet, Jashar Ramadani, i cili duke ju drejtuar Dacit, në fjalën e tij veç tjerash tha: “Kem kënaqësinë e jashtëzakonshme që ju kemi në mesin tonë. Takimi i sotëm ka disa prizma, është takim i rregullt i kryesisë së degës së LDD-së në Gjilan; është takim me Ju dhe kryesinë qendrore të LDD-së. LDD-ja definitivisht ekziston dhe do të ekzistoj me aktivitetin e vet politik për arsye të shumta. Në rrethanat e Gjilanit të cilat janë krijuar me dezinformata të përmasave të tepruara se LDD është shuar kjo është dëshmia më e mirë se LDD-ja në Gjilan nuk është shuar, por ekzistojmë dhe do të funksionojmë edhe në të ardhmen”.

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, i cili duke mos fshehur kënaqësinë që ndodhej në njërën ndër degët më të “forta” të partisë mes tjerash tha: “Më lejoni ta falënderoj degën e Gjilanit. Motoja e LDD-së do të jetë bashkim forcash ( por jo shkrirje ) për veprim për një Kosovë evropiane demokratike dhe prosperuese. Me këtë e mendoj se përmbyllet kapitulli i trafikimeve të deputetëve, të delegatëve për të krijuar optikë false gjoja se i kanë punët mirë. Trafikuesit në fund përfundojnë atje ku e kanë vendin sepse është vepër penale. Asetet e LDD-së nuk mund t’i marr askush, votat e delegatëve në Kuvendet Komunale janë vota të LDD-së dhe nuk ka qenë asnjë votë për individin. Mos të mashtrohet askush se pas një kryetari të një dege, i cili ka ardhur në krye të degës në rrethana të jashtëzakonshme, nuk shkon popullsia dhe as autoriteti. Autoriteti shkon pas figurave të vërtetuara në histori si figura kombëtare, shkencore dhe profesionale. Dega e LDD-së në Gjilan do të jetë shumë ma e fuqishme se që ka qenë, do ta ketë përkrahjen shumëfish më të madhe nga kryesia dhe kryetari i LDD-së”.

Daci, tha se “viti 2011 ishte një rrudhje e madhe historike e shqiptarëve në Ballkan. Në Shqipëri dolën më pak se 3 milion ndërsa në Kosovë më pak se 2 milion banorë dhe kjo i ka anët pozitive ngase trafikantët nuk mund të llogaritin në më tepër vota se që ka banorë. Vërejtja tjetër shumë e madhe është se çfarë politike kemi ndjekur që rinia të krijoj ardhmëri në shtëpi të vet, në tokën e vet, në shtetin e vet ajo duhet prapë të ikë. LDD me konceptin e vet profesional, kombëtar dhe politik do të jetë një krah i fortë i asaj që po themi ne “bashkim forcash për veprim në aspektin politik”. Ky vit ishte jo i lehtë për LDD-në, ishte vit i bisedave të fuqishme me të gjithë njerëzit e brendshëm në spektrin politik në të gjitha partitë dhe besoj se do të krijojmë blloqe pune të atilla që do të reflektojnë një unitet veprues për shtetin dhe popullin e Kosovës. LDD do të jetë një shtyllë qendrore në këtë. LDD do të vazhdoj me krenarinë e vet të plotë. Lakorja e ngritjes së LDD-së prej qershorit ka filluar të ngritët ngadalë por sigurt”.


Duke folur rreth gjendjes në të cilën ka ardhur LDK-ja, kryetari Daci ka tha: “Ka rreziqe që LDK-në, me politikën që po e ndjekin, do t’i ndjek fati i disa partive të vjetra në rajon. Unë turpërohem se kush po e përfaqëson atë shtëpi që dikur ka qenë shtëpi më e madhe dhe më e fuqishme jo vetëm në Kosovë. Është komplet një udhëheqje që e turpëron rrugën që e ka krijuar në Ballkan ( jo vetëm në Kosovë ) Presidenti Rugova”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi