Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë

Shko poshtë

Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë Empty Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 1:01 am


Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë U1_VisarZhiti
Visar Zhiti ne Bukuresht (10 prill 2009)

Visar Zhiti në Bukuresht

Shqiptari që i përket përjetësisë


Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë U1_Baki-YmeriI njohur, i admiruar, i përkthyer dhe vlerësuar në botë, Visar Zhiti është një hero i Shqipërisë. Ai është heroi i ditëve tona, një hero për të cilin atdheu, idealet dhe besimi në shpirtin e shenjtë të njeriut kanë qenë më të rëndësishme se shkretëtira e mahnitjes ndaj vetvetes. I lumtur është atdheu me heronj dhe mendimtarë të këtillë, dimensionet e të cilëve e përmbushin fatin e një kombi siç është Shqipëria.[/size]
Nga Baki Ymeri
Pas një ceremonie festive dedikuar hyrjes të Shqipërisë në NATO, në prezencë të një auditoriumi të përbërë nga intelektualë të shquar rumunë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, në Sallën e Pasqyrave të Lidhjes së Shkrimtarëve, pardje u përurua në Bukuresht një nga veprat më të mira të poetit të madh shqiptar, Visar Zhiti. Fjala është për romanin “Funerali i pafundmë” të cilin e ka përkthyer me përkushtim në gjuhën rumune dr. Luan Topçiu. Ishin prezentë në këtë manifestim dinjitoz, ambasadori i Shqipërisë në Rumani, Shkëlqesia e Tij, Dashnor Dervishi, themeluesi i komunitetit shqiptar, dr. Xhelku Maksuti, miq të mëdhenj të kulturës shqiptare (Tiberius Puiu, Mihai Antonesku, Victoria Milesku, Mihai Prepelica), shkrimtarë rumunë, kuadro universitare, massmedia televizive etj.
Në fjalën e hapjes, Laurian Stanchescu, në emër të kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, do të theksojë: “Në rradhë të parë dua të shpreh gëzimin tim për prezencën e këtij shkrimtari të madh shqiptar në Rumani. Visar Zhiti është njëri ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kontemporanitetit. Më ka impresionuar sidomos besimi i patundur dhe dashuria e pakufishme që ka ndaj njerëzve, dhe ma merr mendja se për zotërinë e tij shpirti i njeriut është gjëja më e shenjtë që e ka krijuar Zoti. Ky libër është i përjetuar, ngase autori ka qenë viktimë e disa persekutimeve të paimagjinueshe nga infraktorët e diktaturës. Në periudhën komuniste është konsideruar si “poet dekadent” dhe “armik i popullit”. I dënuar me dhjetë vjet burg, do të çlirohet pas tetë vjet llogoresh, duke vazhduar të luftojë në gjirin e lëvizjes demokratike të Shqipërisë. I njohur, i admiruar, i përkthyer dhe vlerësuar në botë, Visar Zhiti është një hero i Shqipërisë. Ai është heroi i ditëve tona, një hero për të cilin atdheu, idealet dhe besimi në shpirtin e shenjtë të njeriut kanë qenë më të rëndësishme se shkretëtira e mahnitjes ndaj vetvetes. I lumtur është atdheu me heronj dhe mendimtarë të këtillë, dimensionet e të cilëve e përmbushin fatin e një kombi siç është Shqipëria.”
Lansimi i Visarit në Bukuresht ishte një moment historik që do të mbahet mend. U bë fjalë për rëndësinë dhe vlerat letrare, filozofike dhe estetike të romanit të tij, i dinamizuar në paskopertinë me tre medalione të qëndisura nga tre kritikë të shquar nga Kanadaja, Anglia dhe Italia (Robert Elsie, Kevin Higgins, Elio Miracosso). Ambasadori Dervishi, para se të bëjë fjalë për veprën dhe idetë që i hedh autori në këtë roman, do të theksojë ndër të tjera se përpara se të vimë në këtë ceremoni, ne kishim një aktivitet tjetër të organizuar nga ambasada jonë. Ishte një recepcion i organizuar me rastin e hyrjes së Shqipërisë në NATO, atë që Rumania e ka bërë para 5 vitesh. Takimi në Klubin Diplomatik të Bukureshtit ishte një cakrrim gotash me një numër të madh oficerësh e gjeneralësh rumunë që erdhën për të na uruar për futjen e Shqipërisë në gjirin e Aleancës më të fuqishme në botë. Përfaqësuesja e Shtëpisë Botuese Grupul Editorial Corint e potencoi faktin se romani i Visar Zhitit shkon duke e joshur publikun rumun ngase në faqet e tij e gjejmë vendin edhe ne që kemi përjetuar tortura të ngjashme në periudhën e kujtesës së trishtë.
Rumania ka një poezi të mrekullueshme që i bën nder globit tokësor
Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë U1_Zhiti-FuneraliDr. Luan Topçiu bëri fjalë për rolin e përkthimit letrar, për bukurinë e tekstit, për talentin e lindur të autorit, për rëndësinë e transmetimit të mesazhit nga një gjuhë në tjetrën, duke potencuar faktin se pas një vëllimi bilingv me poezi, “Funerali i pafundmë” është libri i dytë i Visar Zhitit që e sheh dritën e botimit në gjuhën rumune. Për rëndësinë e manifestimeve të këtilla të ditëve tona foli edhe autori i romanit të përuruar, i cili do të deklarojë, së pari për të pranishmit, kurse më vonë edhe për revistën “Shqiptari”: “Faleminderit shumë për këtë takim të mrekullueshëm që keni organizuar për mua. Unë jam shumë i emocionuar në këtë ditë të sotme. Ndoshta nuk do ta thoja unë, por Ju vetë e përmendët faktin se poezia është ajo që më çoi në ferr, më çoi në burg, dhe tani është poezia ajo që më sjell në Bukuresht, në një nga metropolat e kulturës europiane. Fjalët e bukura që u thanë këtu nuk i kam dëgjuar gjatë gjithë jetës sime. Falënderoj ambasadorin e Shqipërisë në Bukuresht dhe bashkëpunëtorët e tij për aktivitetet e bukura që bëjnë. Falënderoj nga zemra botuesit e mi, ata që së pari më botuan poezitë në këtë vënd, si dhe Editurën Corint që tani boton një nga romanet e mia më të dhimbshme. Falënderoj nga zemra përkthyesit e mi, ata që kanë bërë një punë të mundimshme.
Të vish nga burgjet për një libër tëndin në Bukuresht, dhe po atë ditë të jetë festa që vëndi yt është pranuar në NATO, vërtet është një fat i madh që ia kalon edhe fantazisë. Kam qejf t’ju përgëzoj Juve dhe ambasadën për atë takim të bukur që organizoi në prezencë të ushtarakëve të NATO-s në Bukuresht. Shqipëria doli nga burgu dhe hyri në NATO. Kjo është një nga ëndërrat më të bukura të shqiptarëve. Duken pak si fjalë të rënda apo militare, por ne si njerëz ballkanikë kemi bindjen se njeriu është i armatosur me shpatën dhe mburojën e tij. Shpeshherë shkrimtarët porosisin se shpatën mund ta hedhësh, por mburojën duhet ta mbash. Mendoj se NATO-ja është një mburojë hyjnore, për atë duhet ta duam, por njëkohësisht mendoj dhe besoj se shkrimtarët e kanë një mburojë ende më të fortë, dhe kjo është poezia, përkatësisht letërsia. Unë nuk dua të flas këtu për ato gjëra që i kam mësuar prej Jush. Rumania ka një poezi të mrekullueshme që i bën nder globit tokësor. Dhe mua më vjen mirë që kultura shqiptare është shumë e lidhur me kulturën e këtij vëndi. Dhe kjo është meritë e njerëzve shqiptarë që kanë vepruar në këtë vend të bekuar nga engjëjt, që nga koha e Rilindjes e deri në atë të ditëve tona.
Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë U1_Zhiti-Funerali2Është një emocion i fortë dhe i bukur që të vish të promovosh një libër tëndin në Bukuresht, që është vëndi i poezisë së madhe që bëjnë poetët rumunë, që i japin Europës dhe botës, por është edhe vëndi ku një komunitet i talentuar shqiptarësh boton fjalën e vet në gjuhën shqipe dhe në gjuhën rumune, një mision fisnik që tregon forcën e shqiptarëve që dinë të komunikojnë me të tjerët. E quaj veten me fat, duke i falënderuar të gjithë ata që u mblodhën në këtë ditë për ta nderuar një roman shqiptar. Krahas falënderimeve që bëj për të pranishmit, për personalitetet e kulturës rumune dhe shqiptare aty, pikësëpari i falënderoj ambasadorit shqiptar që ka dhënë kontribut për ngritjen e bustit të Naim Frashërit në Bukuresht. Gjithashtu vlerësoj punën e mrekullueshme që bën diaspora për botimet antologjike, duke e përfshirë në to edhe Ismail Kadarenë, që e bën me përkushtim poeti dhe përkthyesi i mirënjohur, miku i gjithë shqiptarëve në botë, Baki Ymeri. Po kështu, kam kënaqësinë që të përshëndes rumunët që na lexojnë dhe shqiptarët që shkruajnë dhe punojnë për afirmimin e kulturës sonë në botë”.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë Empty Re: Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 1:03 am

Një aureolë drite që rrezaton një ngrohtësi të madhe njerëzore
Si e vlerësuan shkrimtarët rumunë këtë manifestim? “Sipas mendimit tim, thekson Monika Mureshan (poete dhe kritik letrar), më impresionoi fakti që për ta njohur për së afërmi dhe për ta nderuar këtë njeri, erdhën edhe nga provinca një numër i konsideruar shkrimtarësh (Ana Hancu, Ion-Ianku Vale etj.), gjë që dëshmon se me të vërtetë jemi kushërinj gjaku, siç ka thënë Jorga i pavdekshëm për këta dy popuj të pavdekshëm. Herë/herë, vëren në sytë e tij një trishtim të thellë që dëshmon se ka përjetuar traumat e persekutimit komunist. Që në shikim të parë kur e vëren, konstaton se Visar Zhiti ka një një aureolë drite përreth tij. Në rradhë të parë ka një direkcionim të shikimit (të kundron drejt), ka veti karakteristike të qëndresës që rrezaton një gamë të madhe të ngrohtësisë njerëzore. Me një fjalë, e ndjen se është një karakter i fuqishëm, i dyfishuar me një qenje interiore të ekulibruar të bujarisë dhe shpirtmirësisë. Pra, është një harmoni ndërmjet brendësisë së tij dhe eksteriotitetit. Këtë e vëren në shëmbëlltyrën e tij, si dhe në diskursin impresionues që shpreh gëzimin e tij të jashtëzakonshëm për të qenë i mirëpritur në gjirin e shkrimtarëve rumunë.”



Baki Ymeri: Shqiptari që i përket përjetësisë U1_Pamje
Pamje nga Salla e Pasqyrave (Bukuresht, 10 prill 2009)
Duke bërë fjalë për një numër të konsideruar poetësh shqiptarë që kanë marrë pjesë në festivalin e Netëve të Poezisë në Kurtea de Arxhesh, poetesha Karolina Ilika do të theksojë faktin se tre janë vendet më të njohura në botë ku kultivohet letërsia e mirëfilltë (Amerika Latine me prozë, bota arabe me poezi, dhe Ballkani, edhe me poezi, edhe me prozë). Në vazhdim, Karolina do ta vlerësojë lart romanin e Visar Zhitit si dhe një studim të Luan Topçiut për sentimentin e mallit në letërsinë shqipe dhe rumune, si dhe kontributin që japin shqiptarët e Rumanisë për rikëndimin e shkrimtarëve rumunë në gjuhën shqipe dhe të autorëve shqiptarë në gjuhën rumune: “Janë miqët tanë që meritojnë t’i nderojmë, siç e nderojmë sot edhe shqiptarin e famshëm të letrave shqipe, zotin Visar Zhiti, të cilit i urojmë mirëseardhje në gjuhën rumune.” Konsiderata të ngjashme do të shprehë për Visar Zhitin edhe poeti Mihai Antonesku:
“Në sytë e tij vërehej hija e vuajtjeve. Ishte një falënderim i madh dhe një gëzim i jashtëzakonshëm që gjendej në një vend mikpritës.. Salla ishte plot, dashamirët ishin të panumërt, duartrokitjet ishin të përzemërta. Duke qenë këshilltar i ministrit në ambasadën e Shqipërisë në Romë, obligimet e tij ndërlidhen edhe me diplomacinë, ndaj na vjen keq pse nuk patëm fat ta ngrejmë me të nga një dolli në tavernën e Muzeut të Letërisë Rumune ku kemi kthyer për ta kremtuar këtë manifestim. Visar Zhiti është Paul Goma i Shqipërisë. Paul Goma është një shkrimtar rumun që ka përjetuar të njëjtat persekutime barbare në zgafellat e burgut komunist, por për fat të keq, ende i parehabilituar në këtë vend. Visar Zhiti është shkrimtari që i përket përjetësisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi