Skënder Korça:FESTIVALI I NËNTË – SPEKTAKULAR I IMAZHIT SHQIPTAR
Faqja 1 e 1
Skënder Korça:FESTIVALI I NËNTË – SPEKTAKULAR I IMAZHIT SHQIPTAR
Skënder Korça:FESTIVALI I NËNTË – SPEKTAKULAR I IMAZHIT SHQIPTAR
Personalitete dhe laureatë të çmimeve, në Festivalin e Imazhit Shqiptar
Skënder Korça
Pjesëmarrës në festival – personalitete dhe laureatë të çmimeve
Kryetari i Forumit Imazh dhe Media – Dr Astrit Memia
Mr Sarë Gjergji, duke folur për librat e Koliqit
Artisti Mustafë Shabani, duke deklamuar për Presidentin Rugova
Skënder Korça, duke lexuar letrën e Dr Dom Lush Gjergjit
NË QENDËR TË VËMENDJES ISHTE ENGJËLL KOLIQI
Personalitete dhe laureatë të çmimeve, në Festivalin e Imazhit Shqiptar
Festivali i nëntë i Imazhit Shqiptar, që u mbajt të dielën e 18 dhjetorit, në hotel Adriatik, në Durrës, ishte shumëdimensional dhe mbarëkombëtar. Aty patëm shqiptari të vërtetë, me kulturë, me çmime, me muzikë, me letërsi… U promovuan tre libra të publicistit dhe shkrimtarit tonë tashmë të mirënjour dhe të shumëkërkuar – Engjëll Koliqi. Muarën pjesë: politikanë, profesorë, artistë, shkrimtarë, gazetarë, studentë dhe nxënës, nga të gjitha trojet arbërore dhe nga diaspora shqiptare, sidomos përfaqësia kosovare ishte më e theksuar se kurrë më parë (ishin disa dhjetëra shtetas kosovarë të pranishëm). Sherif Kola, me familje, shtruan drekë solemne për shumë pjesëmarrës të Festivalit të Imazhit Shqiptar, në restorantin e tyre familjar, ku u ngrenë shumë dolli për Shqipërinë dhe për Shqiptarët. Gjithçka frymonte për Shqipërinë Etnike – për Shqipërinë shtet mbi të gjitha trojet arbërore. Veç tjerash, janë bërë edhe shumë foto të përbashkëta dhe grupore të pjesëmarrësve të festivalit – të personaliteteve dhe laureatëve të çmimeve të Imazhit Shqiptar.
Nga Skënder Korça
Durrës, dhjetor 2011
Skënder Korça
Të dielën e 18 dhjetorit, të gjitha rrugët shqiptare çonin në Durrës. Kanë shkuar atje qindëra shqiptarë, në Festivalin e Nëntë të Imazhit Shqiptar, organizuar nga Forumi Imazh dhe Media, drejtuar nga kryetari – Dr Astrit Memia, të cilin të gjithë e njohim si ministri i burrërisë. Kishin ardhur shumë politikanë, deputetë, shkrimtarë, gazetarë, artistë, profesorë, studentë dhe nxënës, nga të gjitha trojet tona, por edhe nga diaspora shqiptare. Në mesin e të pranishmëve, ishte edhe kryetari i komunës së Gjakovës – Z. Pal Lekaj, si dhe pronarët e Universitetit Ndërkombëtar, dega në Prizren, vëllezërit Gashi. Gjithçka ishte përgatitur me kohë, dhe në ora 13 filloi festivali.
Moderatorja, të parit ia dha fjalën kryetarit Memia, i cili foli për projektet e Forumit Imazh dhe Media, për një imazh të denjë, sa më të mirë të kombit tonë, në atdhe dhe kudo në botë, por duke mos e lënë anash qëllimin kryesor – ribërjen e Shqipërisë mbi të gjitha trojet arbërore, me mençuri, me dashuri shembullore, përmes rrugëve paqësore. Z. Memia, pastaj njoftoi të pranishmit, se në kuadër të këtij festivali do të promovohen tre libra të shkrimtarit të mirënjohur e ambasador i paqes – Engjëll Koliqi, libra që flasin për imazhin shqiptar në botë dhe në amshim, libra që sheshojnë qartë dashurinë dhe mençurinë e shenjtërinë arbërore – një kushtuar Nënë Terezës (Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell), një Ibrahim Rugovës (Dr Ibrahim Rugova – arkitekt i Dardanisë së Re – Republikës së Kosovës) dhe një tjetër (Për një jetë më të mirë) me ese, reportazhe dhe poezi.
Pjesëmarrës në festival – personalitete dhe laureatë të çmimeve
Këta libra janë botuar nga shtëpia botuese “Rugova Art” në Prishtinë dhe nga Shtëpia Botuese “Ada” në Tiranë. Dr Astrit Memia paralajmëroi edhe dhënien e çmimeve vjetore, për institucione familjare dhe individë, në fusha të ndryshme, që kanë ngritur lartë imazhin shqiptar në botë. Në fund kryetari Memia paralajmëroi se Festivali i Dhjetë – jubilar – i Imazhit Shqiptar, do të mbahet vitin e ardhshëm, mbase në disa vende anekënd trojeve tona, në Shqipëri, në Kosovë dhe në treva të tjera shqiptare, për të shënuar denjësisht 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, një festival dhe kremte madhështore, mbase shumëditëshe, që do të shënojë mbase edhe hapat e parë të Shqipërisë Natyrore, shtet mbi të gjitha trojet arbërore. Gjatë fjalës së Tij, Dr Memia, është ndërprerë shpesh me duartrokitje frenetike, që ka treguar devotshmërinë e qindëra forumistëve të Imazhit Shqiptar, respektivisht gatishmërinë e tyre për Shqipërinë Etnike. Ai, ndër të tjera, potencoi nevojën e lëvizjes së të gjithë shqiptarëve, prirë nga shkencëtarët, që të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare heqjen dënimin 100 vjeçar të aneksimit të trojeve për Shqipërinë tonë, në konferencën fatkeqe për ne të ambasadorëve, në Londër.
Kryetari i Forumit Imazh dhe Media – Dr Astrit Memia
Mandej u fillua me promovimin e librave të Engjëll Koliqit, aktivitet që ka marrë shumë më shumë se gjysmën e Festivalit të sivjem të Imazhit Shqiptar. Në fillim është transmetuar një dokumentar mbi jetën dhe veprën e Koliqit, si videoklip, për të folur pastaj për autorin – Dr Astrit Memia. Për dy librat e parë, monografive publicistike kushtuar Nënë Terezës dhe Presidentit historik të Kosovës Dr Ibrahim Rugova, ka folur shkrimtari i mirënjohur kosovar e poet i elitës kombëtare – Mr Sarë Gjergji. Z. Gjergji, duke folur mbi librin kushtuar NënëTerezës, ndër të tjara ka thënë: “… Duke përmbledhur shkrime gjinishë të ndryshme, të autorëve të sferave të shumta të mendimit njerëzor, të personaliteteve të shumta vendore e ndërkombëtare, por që kanë një emërues të përbashkët: Nënë Terezën – ikonë të Krishtit në tokë, autori na sugjeron këtë figurë si domosdoshmërinë që duhet jetuar, si modelin jetësor – më të mirë të dashurisë, të lidhë tokësoren me qielloren, njerëzoren me hyjnoren. Duke folur për librin kushtuar Rugovës, ligjësuesi Gjergji, nër të tjera, ka thënë: “…Ç’është e vërteta, me këtë libër, autori i sjell kujtesës shqiptare materiale, shkrime, studime etj.etj. të autorëve të fushave të ndryshme, të cilët janë marrë me figurën e Rugovës; të Rugovës si njeri, krijues, kritik letrar e studiues, diplomat e misionar i çështjes shqiptare, i lirisë së Kosovës dhe shtetformues i saj. Prandaj, në këtë libër kemi shkrime nga më të ndryshmet, shumë përmbledhëse, të thkukëta e shumë domethënëse, të cilat figurën e Rugovës do ta përafrojnë edhe më me opinionin e gjerë. Në kuadër të kësaj do të hasim këtu opinione e mendime të figuravee të personaliteteve të rëndësishme të politikës botërore, me të cilët Rugova kishte komunikuar e bashkëpunuar, në kuadrin e përpjekjeve dhe angazhimeve të tija për lirinë dhe shtetësinë e Dardanisë së Re, që quhet Republika e Kosovës. Jo vetëm shkrime që do të na njohin me fëmijërinë e Rugovës dhe me gjenealogjinë e familjes së tij, i gjejmë në këtë libër të Koliqit. Do të lexojmë këtu edhe studime mbi veprën letrare të Rugovës, mbi aktivitetin e tij kulturor e politik, që bashkë me poezitë e këngët kushtuar atij, na nxjerrin një figurë vigane, të ngjajshme do të thoshim, me figurën biblike të Mojsiut…” fare në fund Z. Gjergji tha: “me këta dy libra, autori Koliqi, sikur sforcon bindjen mbi nevojën e kthimit në Itakë të Nënë Terezës dhe Ibrahim Rugovës”. Pastaj, autori i këtij reportazhi ka lexuar letrën përshëndetëse të Dr Dom Lush Gjergjit, drejtuar festivalit dhe ceremonisë së promovimit të librave. Dom Lushi, me letrën e tij përshëneste autorin dhe Forumin Imazh dhe Mediave, me në krye Dr Astrtit Meminë, duke iu dëshiruar shumë suksese dhe arritje të qëllimeve të mira në rrafshin kombëtar e ndërkombëtar, ndërkaq të pranishmit i ftoi që bashkërisht të angazhohemi për ndërrimin e botës me dashuri, sipas porosisë së të Lumes Nënë Tereza.
Mr Sarë Gjergji, duke folur për librat e Koliqit
Festivali i Imazhit Shqiptar dhe promovimi i librave të Koliqit kanë vazhduar me ndërhyrje të tjera. Artisti kosovar – Mustafë Shabani, i ardhur enkas për këtë aktivitet nga Gjermania, ka hyrë në skenë me një qiri ngjyrë blu, të ndezur dhe mrekullisht ka recituar një poezi speciale, kushtuar, siç tha edhe vetë Hyjnorit Rugova. Mustafa tha se pjesën e mbetur të qiriut do e dërgoje që të shkrihet krejt mbi varrin e Presidentit Rugova, në Prishtinë. Mandej ka qenë radha për shkrimtaren e mirënjohue e përgjegjëse e botimeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë – Znj. Ana Kove Spahija, e cila ka mbajtur një ligjëratë të thukët mbi librin e Koliqit “Për një jetë më të mirë”, dalë në dritë ditë më parë nga botimet ADA në Tiranë. Znj. Kove ka thënë se ky libër i Koliqit, që bën pjesë në shumë zhanre letrare, është një begati për letrat shqipe, edhe për porositë speciale dërguar lexuesve, për një dashuri universale, që përngjanë në dashurinë e Nënë Terezës. Ajo këtë libër e ka cilësuar shumë të veçantë dhe të vlefshëm, për shumë sfera të jetës. Në përmbyllje të ligjëratës së saj, Znj Ana ka deklamuar nga libri një ese, që është ndjekur me shumë interesim nga të pranishmit. Dhe e fundit që ka folur për librin e Koliqit, ka qenë specialistja e letërsisë – Mr Manjola Brahaj, e cila gjithashtu ka vlerësuar me notë maksimale librin e Koliqit, duke e parashtruar nevojën e krijuesve letrare, që të mundohen ta imitojnë këtë autor poliedrik të letrave shqipe, që po depërton edhe te kombet tjera, me veprat e tij, në italisht, portugisht, rumanisht, polonisht… Zonjusha Manjola, librin e Koliqit e ka cilësuar si një doracak të mirë, në të gjithë lëmenjtë e jetës, nga mirësia, atdhedashuria, edukimi i gjeneratave të reja, e deri te porositë filozofike për një dashuri universale. Janë vërejtur shumë kërkesa për të pasur librat e Koliqit.
Artisti Mustafë Shabani, duke deklamuar për Presidentin Rugova
Skënder Korça, duke lexuar letrën e Dr Dom Lush Gjergjit
Pastaj Festivali i Imazhit Shqiptar ka vazhduar me ndarjen e çmimeve vjetore, për veprimtari jetike që ngrehin edhe mbi re imazhin e traditave të shenjta arbërore. I pari ka qenë çmimi për familjen mbretërore, që i është dhënë Princit Leka II. Janë nderuar me çmimin e Imazhit Shqiptar shumë njerëz, krijues e veprimtarë fushash të ndryshme, por këtu po i përmendim vetëm disa, që i kemi mbajtur mend. Veç të tjerëve këtë çmim e kanë marrë: Dr Kolec Topalli, Akil Koci, Teodor Laço e të tjerë. Çmimin që pas vdekjes iu dha Mitrush Kutelit, e tërhoqi e bija e tij Atalanta.
Festivalin e ka përshkuar një program shumë i pasur kulturo-artistik, me valle speciale të fëmijëve dhe të rinjëve. Këngë speciale kanë kënduar: baritoni ynë i mirënjohur Gëzim Xhaxhai, rrapsodi tropojan Bardhok Prenbibaj dhe këngëtarë të Ansamblit Shtetëror të këngëve dhe të valleve të Shqipërisë. Duhet veçuar sidomos Gëzim Xhaxhain, i cili këndoi hymnin e Dardanisë, si kantautor, duke emocionuar shumë qindëra të pranishëm, që i duartrokitën gjatë.
Në fund të festivalit, Forumi Imazh dhe Media ka organizuar një koktej freskues për të pranishmit, të cilët edhe kanë bërë shumë foto kujtimi, me personalitete dhe me laureatë të çmimeve vjetore të Imazhit Shqiptar.
Mbas festivalit, Z. Sherif Kola, aktivist i Forumit Imazh dhe Media, shtroi një drekë solemne, në restorantin e tij familjar, ku muarën pjesë mbi pesëdhjetë aktivistë të Imazhit Shqiptar, nga Shqipëria, nga Kosova dhe nga diaspora. Edhe dreka, më shumë dukej atmosferë pune, se sa pushim e rekreacion. Gati se të gjithë pjesëmarrësit folën për imazhin shqiptar dhe për pretendimet tona të natyrshme të ribërjes së Shqipërisë, shtet mbi të gjitha trojet arbërore. Secili që fliste, i ftonte të pranishmit në dolli solemne për Shqipërinë Etnike dhe për Dinjitetin e Imazhin e Vërtetë Shqiptar.
Në fund të kësaj feste spektakulare, më i lumturi ndër të gjithë dukej kryetari i Forumit Imazh dhe Media, Dr Astrit Memia, të cilit i qeshej fytyra dhe shpirti, për suksesin e plotë të kësaj lëvizjeje mbarëkombëtare dhe për këtë festival, të vlerësuar më se të suksesshëm, nga të gjithë të pranishmit, por edhe nga mediat, që ishin të shumta në përcjelljen e punës së festivalit.
Mr Manjola Brahaj, duke ligjëruar
Autori i librave Engjëll Koliqi
Gëzim Xhaxhai, për herë te parë këndon Hymnin e Dardanisë
Akil Koci, pas pranimit të Çmimit Imazhi Shqiptar
Dr Kolec Topalli, pas pranimit të Çmimit Imazhi Shqiptar
Atalanta, pasi tërhoqi Çmimin Imazhi Shqiptar për të jatin Mitrush Kutelin
Teodor Laço, duke pranuar Çmimin Imazhi Shqiptar
Protagonistë të Festivalit Imazhi Shqiptar
Shkrimtari e publicisti Engjëll Koliiqi me Princin Leka II
Engjëll Koliqi, Dr Kolec Topalli, Dr Astrit Memia, Mr Sarë Gjergji
Autori i librave Engjëll Koliqi
Gëzim Xhaxhai, për herë te parë këndon Hymnin e Dardanisë
Akil Koci, pas pranimit të Çmimit Imazhi Shqiptar
Dr Kolec Topalli, pas pranimit të Çmimit Imazhi Shqiptar
Atalanta, pasi tërhoqi Çmimin Imazhi Shqiptar për të jatin Mitrush Kutelin
Teodor Laço, duke pranuar Çmimin Imazhi Shqiptar
Protagonistë të Festivalit Imazhi Shqiptar
Shkrimtari e publicisti Engjëll Koliiqi me Princin Leka II
Engjëll Koliqi, Dr Kolec Topalli, Dr Astrit Memia, Mr Sarë Gjergji
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Skender Korça: Honoris Causa shqiptar
» Skender Korça: Mohim
» Skënder Korça:Zë...
» Skënder Korça:Ty, pas ...
» Skender Korça: Në cep
» Skender Korça: Mohim
» Skënder Korça:Zë...
» Skënder Korça:Ty, pas ...
» Skender Korça: Në cep
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi