Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Makolli: Do të hapim qendra kulturore në diasporë

Shko poshtë

Makolli: Do të hapim qendra kulturore në diasporë Empty Makolli: Do të hapim qendra kulturore në diasporë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 25, 2011 6:50 pm

Makolli: Do të hapim qendra kulturore në diasporë

Makolli: Do të hapim qendra kulturore në diasporë Makolli-24d

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka thënë se hapja e Qendrave Kulturore të Kosovës në diasporë mbetet prioritet i kësaj Ministrie për vitin 2012. Ai këto komente i ka bërë në konferencën e fundvitit për media, ku prezantoi punën dhe të arriturat e kësaj ministrie gjatë këtij viti.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, tha se mësimi plotësues në gjuhën amtare në diasporë mbetet prioritetet kryesore i Ministrisë së Diasporës dhe për vitin e ardhshëm, duke e konsideruar si element kryesor të ruajtjes së identitetit.

“Në bashkëveprim edhe me Ministrinë e Arsimit, po ndërmarrim veprime përmes së cilave do të merret nën përkujdesje nga ana e shtetit mësimi plotësues në diasporë”, tha Makolli.

Ministri Makolli, theksoi se ndër prioritetet kryesore të kësaj Ministrie është edhe hapja e Qendrave Kulturore të Kosovës në diasporë.

“Tash jemi në fazën përfundimtare të marrëveshjes me Turqinë për të hapur qendrën kulturore të Kosovës në Turqi. Ndërkaq, për vitin 2012, po ashtu, parashihet edhe hapja, ose fillimi i procedurave për hapjen e dy qendrave të tjera kulturore që i bien tre gjithsej në këtë fazë të parë”.

Në konferencën e fundit për këtë vit për gazetarë, Ministri Makolli, për më tepër, tha se orientimi i kapitalit ekonomik mbetet një prej prioriteteve kryesore të Ministrisë se Diasporës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi