Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shaban Cakolli:"AROMË MANUSHAQEJE" IMRI TRENA

Shko poshtë

Shaban Cakolli:"AROMË MANUSHAQEJE" IMRI TRENA Empty Shaban Cakolli:"AROMË MANUSHAQEJE" IMRI TRENA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 26, 2011 1:35 am

Shaban Cakolli:"AROMË MANUSHAQEJE" IMRI TRENA 273495_100001399044603_7224450_n

Shaban Cakolli:"AROMË MANUSHAQEJE" IMRI TRENA

Shaban Cakolli:"AROMË MANUSHAQEJE" IMRI TRENA 283014_196808907042213_100001393159844_540747_4543307_n

Imri Trena, u lind më 11.8.1961 në fshatin Begrace të Kacanikut. Në vitin 1965 familja e tij u shperngul në fshtatin Gerlice të Ferizajt. Shkollen fillore kreu në Kacanik të vjetër, të mesmen në Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Një kohë punoi në arsim në fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe në barnatoren bujqësore "Fitofarma" në Ferizaj. Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe në Kosovë e Maqedoni.
Vite me radhë dha kontribut të cmuar edhe në Radio Prishtinë, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( në programet informative e kulturore ) si dhe në Radiostacionin privat Radio Vati në Shkup. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmë.
Me vetiniciativë, më vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional "Zërin e Arbërit", medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në Oslo e rrethinë. Eshtë kryeredaktor i kësaj radioje që nga fillimi i punës, më 2 korrik 2001, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo të Norvegjisë, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2005.

Deri me tani ka botuar këto vepra:

"Buzëqeshja e tretur" (1996) "Andej është Kosova" (2004)
"Plagë në zemër" ( 1998) "Rruga e hidhur" (2007)
"Shtegtimi i shqipeve" (1999) "Dhembje e lot" (2007)
"Prapa grilave" (2001) "Në Kampin Bjornebek" (2008)
"Kosova ime e madhe" (2002) "Aromë manushaqeje" (2008)
"AROMË MANUSHAQEJE" IMRI TRENA



PËR TY JAM KOSTANDINI

Për ty jam Kostandini,
i ngritur prej balte,
i rënduar nga betimi
i fjalës së dhënë!
Kostandin dhe Besnik.
dy emra burrërie,
me fjalën e shenjtë Besë,
lidhur me një fije fisnikërie!


VUAJTJA

Mos mendo
se njeriu nuk vuan
nëse nuk qan.

Mos mendo
se nuk digjem për ty,
edhe kur të kam pranë në gji.


DËGJOMË

Nëse mendon se gënjej
thuama,
Nëse mendon se qaj,
hesht
Nëse sé di sa të dashuroj
pyetmë
Nëse të dhimbsem se jam vetëm
Eja!

KUDO DO TË KËRKOJA

S´çuditem kur kërkojnë manushaqen,
se edhe ashtu mes ferrash është e bukur,
jam si ai që edhe pas të çjerrash,
me më të bukurën lule ndjehet i lumtur!

NJERI

....të bëhesh Njeri me shpirt të madh.

është privilegj i atyre që kanë vuajtur.

Të lindësh i varfër është fatkeqësi
prej së cilës edhe mund të shpëtosh
por ta mbyllësh jetën i varfër është më zi,
me të vetmin ngushëllim krenar
Mbeta Njeri!


"DURIM I LODHUR"

Durim për varfërinë
n´fëmijëridurim për dashurinë larguar
durim për rritje vetmuar të fëmijëve,
durim sipas ligjeve,për të qëndruar
durim breng- kurbetin për të fituar.
Urtësi e durimit
prej Zotit je bekuar,
durimin e lodhur të jetës sime,
prej pritjes së gjatë e dua çliruar!...

MALL

Më dogj malli Gërlica ime,
pa ty si zogu çerdhe prishur,
bora ma zbardhi flokun,
kthimin në vendlindje duke pritur.


SFIDA IME

Të jap sa të mundem dashuri
në këtë jetë të ashpër u rreka,
edhepse të mbetesh vetvetja,
për ironi nuk u shpërbleka.

Krevat të të florinjtë mund të blej dikush,
po si unë ëndërrimesh s´bën gjumë,
paqja në shpirt të madh çmim ka,
në sfidën time ua provoj unë.

Ps.Këto poezi të bukura të poetit Imri Trena,i botuam edhe në Sofra Poetike dhe LSHAKSH në Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi