Xhesika Vula:Bisedime
Faqja 1 e 1
Xhesika Vula:Bisedime
Xhesika Vula:Bisedime
Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, tashmë nuk po quhen bisedime teknike, sepse u doli boja, por realisht, ato, nga bisedime politike, po sharrojnë drejt bisedimeve për rishqyrtimin e statusit të Kosovë dhe gjetjen e një modeli të pranueshëm, të bashkëjetesës, Serbi-Kosovë, në radhë të parë për Serbinë, sepse Kosova qenka e “obliguar” ndërkombëtarisht të pajtohet me fatin dhe të mos ua prish ndërkombëtarëve, edhe në rast se ata “çmenden” dhe kërkojnë rikthimin e Kosovës nën Serbi. Edhe për një solucion të tillë, do të gjenden poltronë-politikanë që do të pranojnë një kompromis të tillë, në radhë të parë për hir të miqve, sepse, sikur thonë ata, pa angazhimin e tyre nuk do ta kishim as këtë lloj pavarësie, e cila ka mbetur në gjysmë të rrugës, e papranuar nga shumica dërrmuese e shteteve të botës, por e pranuar nga Amerika dhe disa shtete të fuqishme të rruzullit.
Përveç bisedimeve në Bruksel, të cilat kryesuesja e delegacionit të Kosovës, Edita Tahiri i quan shumë të suksesshme dhe dobiprurëse për vendin tonë, kohëve të fundit po qarkullojnë opinione ndër më të ndryshmet sikur janë modeli i dy Gjermanive, modeli i Tirolit, modeli i Tajvanit e kështu me radhë, modele të cilat në Kosovë i lansojnë përkrahësit e Serbisë dhe disa nga “miqtë” tanë “të dëshmuar”. Propozimet e tilla nuk janë propozime analistësh të pasur me ide, por në radhë të parë janë propozime qeveritarësh dhe diplomatësh të njohur të botës.
Modelin e dy Gjermanive, për habinë e madhe të një pjese të opinionit e ka përkrahur edhe Presidenca e Kosovës, konkretisht, Ilir Deda, këshilltar numër një i kryetares, Atifete Jahjaga, i cili ende mendon dhe beson se Kosova është pjesë e Serbisë dhe në të ardhmen ajo duhet të bashkohet, ashtu sikur është bashkuar Gjermania. Në një intervistë për gazetën “Dnevnik” të Novi Sadit , Ilir Deda, thotë se Rezoluta 1244 e OKB-së nuk korrespondon me situatën në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar se opsioni më real për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës, është modeli i dikurshëm i Gjermanisë Perëndimore dhe asaj Lindore, të cilat më vonë do të bashkoheshin në një Serbi unike, ashtu sikur ndodhi bashkimi i dy gjermanive. Veç tjerash ai ka deklaruar se askush nuk e kushtëzon integrimin e Serbisë me njohjen e Kosovës, sepse qenka në interes të Kosovës, që Serbia të pranohet në BE-së, pasi kjo po nënkuptuaka dhe sjelljen dhe përgjegjësitë evropiane të saj. Aktualisht, Presidenca ende nuk ka njoftuar opinionin se është ky qëndrim privat i një këshilltari, apo edhe qëndrim zyrtar i kryetares së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilin tash për tash nuk do të donim ta besonim. Deri në reagimin e saj, apo të ndonjë këshilltari tjetër, rezervojmë të drejtën që këtë deklaratë të papërgjegjshme të këshilltarit Deda, ta marrim si të vërtetë dhe qëndrim zyrtar të Presidencës, krejt derisa ai të detyrohet të thotë se mediet e kanë interpretuar gabimisht, sikur thonë pa pikë turpi shumë politikanë tanë labilë e servilë, që plasojnë ide për ta matur pulsin e opinionit.
Modeli i quajtur “ i dy gjermanive” nënkupton një serbi të ndarë në dy pjesë, të cilat më vonë edhe do të mund dhe do të duhej të bashkoheshin, ashtu sikur është bashkuar Gjermania. Në rastin e Gjermanisë kishim një komb të ndarë në dy shtete dhe në rastin e Kosovës, kemi një popull jo serb, i cili historikisht ka jetuar në këto territore, gjithnjë shumicë, dhe mbi të cilin për një shekull të plotë, në mënyrë sistematike institucionale, është ushtruar dhunë, diskriminim, gjenocid, dëbim dhe pretendime për shfarosje kolektive, nga të gjitha regjimet serbe prej Pashiqit e deri te Tadiqi.
Propozimi për modelin e dy gjermanive, është propozim për rikthimin e Kosovës nën Serbi, meqë ideja e bashkimit kombëtar të Kosovës me Shqipërisë është përjashtuar fuqishëm nga Sali Berisha dhe nga Hashim Thaçi e zyrtarë të tjerë të lartë në Prishtinë, Tiranë e në Shkup. Çuditërisht, këta politikanë, në fjalimet e tyre asnjëherë nuk kanë qenë po aq decidivë edhe në sanksiononim e bashkimit të Kosovës me Serbinë, apo ndoshta mendojnë se ajo vetëkuptohet, me faktin se Kosova është shpallur shtet i pavarur.
Një propozim tjetër i këtij lloji, kohëve të fundit është aktualizuar nga përfaqësuesi i lartë ndërkombëtarë për Bosnjë e Hercegovinë, Valentin Inzko, i cili për ridefiminin e statusit të Kosovës ka propozuar modelin kinezo-tajvanez si zgjidhje të kënaqshme. Ai ka vlerësuar se është e mundshme rruga sipas shembullit të marrëdhënieve të Kinës me Tajvanin. Sipas tij, kjo do të ishte më së shumti në interes të serbëve të Kosovës qendrore, i ka thënë, z Inzko, gazetës vjeneze “Kurir”. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë me pranimin antihistorik të faktit se Kosova i përket Serbisë, vetëm sepse prej vitit 1912 është pushtuar nga Serbia. Tajvanezët janë kinezë me gjuhë, racë, fe, kulturë etj, por në kushte dhe rrethana të pas Luftës së Dytë Botërore erdhi deri te ndarja e kësaj pjese nga Kina komuniste.
Këto dhe propozime të tjera të këtij lloji nga diplomatët e ndryshëm madje edhe të shteteve mike të Kosovës, janë alarmi i fundit për Qeverinë e Kosovës, nëse nuk dëshiron të përballet në radhë të parë me veteranët e luftës dhe me të gjitha forcat liridashëse të kombit, të cilëve dita ditës po u humbet durimi për këto por edhe për shkak të gjendjes së tyre sociale gjithnjë e më të rënduar. Presim që Presidenca e Kosovës, sa më parë ta sqarojë opinionin lidhur me deklaratën skandaloze të këtij këshilltari të skandaleve tashmë të njohura për opinionin tonë.
( Të përkujtojmë me këtë rast se një kompromis i tillë, i politikanëve poltronë, ka ndodhur në Mbledhjen e Prizrenit, në gusht të vitit 1945, kur për hir të ruajtjes së integritetit të Serbisë dhe përparimit që do të kishte Kosova po t’ i bashkohej asaj, u mor vendim që Kosova të vetëvendos për bashkim me Serbinë. Nënshkruesit e këtij turpi kombëtar u shpërblyen me poste të larta gjatë tërë kohës së robërisë, dhe njëri prej tyre, 67 vjet më vonë, aktualisht është edhe deputet në Kuvendin e Kosovës).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi