Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS MË PREMTO

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS MË PREMTO Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS MË PREMTO

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 27, 2011 10:13 pm

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS MË PREMTO 371591_100000277133709_1313667300_n

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS MË PREMTO

MOS me premto se diellin do ta zbreseësh në tokë,
Shpirtin të ma mbulosh me ngrohtësi për jetë e mot!

ME hiret tona që shperndajmë në ajër e në tokë,
Me duar të forta do të bëjmë jetën më të plotë.

LENDO dhe digj mishrat e tua me të skuqura darë,
Nëse shkrimin ne karte te shpirtit e terhjekë zvarrë.

DHE mos harro, se shpirtin e sëmurë doja ta fshihja,
E kafshuar gjymtyrësh, qendresën me duar rrëmihja!

TI, dorëdritën e mbarsuar zgjate dhe më shtrengo,
T'i përziejmë fshehtësitë e shpirtit,në njollat e drites kudo.

KËTË KERKOJ, e jo doreshkrimin me duar të dridhërueshme,
Por thirrje me zë të lartë,te shijuar si lutje të besueshme.
Enxhi Krasniqi Bardhaj:MOS MË PREMTO 404962_327027257316509_100000277133709_1250669_696154941_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi