Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Martin Çuni:Humbja e mikut-Poezi përkushtuese

Shko poshtë

Martin Çuni:Humbja e mikut-Poezi përkushtuese Empty Martin Çuni:Humbja e mikut-Poezi përkushtuese

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 27, 2011 10:18 pm

Martin Çuni:Humbja e mikut-Poezi përkushtuese 41378_100000686257288_2699_n

Martin Çuni:Humbja e mikut-Poezi përkushtuese
/ Kushtuar Ahmet Thaçit
nga Hereçi i Gjakovës /

Martin Çuni:Humbja e mikut-Poezi përkushtuese Zdjecie_big
Me ballë të lartë hapërove
Jetës së nëpërkëmbur nga fati,
Si fëmijë rrebeshet i kalove
Nënës iu bëre valë bajraku.

U rroke me krahët e bjeshkës
Jetën ia vure përballë trung,
Martirëve të vendlindjes tuaj
Lakmi, pse u more aqë shumë?

Nuk ka lotë, as nuk ka fjalë,
Miqë e shokë vizitë kanë ardhë,
Nuk i hape sytë o miku ynë
Që ta flisje një fjalë të bardhë!

Dëshirat i pate më të mëdha se jetën
Bujar e i dashur ishe me gjithë botën,
Traditë e madhështi sa të përcollën
Ah, për së vdekuri buzëqeshjen
ta vodhën!

Ennepetal, 17.08.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi