Xhevat Rexhaj:RAMUSH HARADINAJ TË KTHEHET NË KOSOVË – URIMI I SHUMICËS SHQIPTARE PËR VITIN E RI 2012
Faqja 1 e 1
Xhevat Rexhaj:RAMUSH HARADINAJ TË KTHEHET NË KOSOVË – URIMI I SHUMICËS SHQIPTARE PËR VITIN E RI 2012
Xhevat Rexhaj:RAMUSH HARADINAJ TË KTHEHET NË KOSOVË – URIMI I SHUMICËS SHQIPTARE PËR VITIN E RI 2012
Shteti duhet me vepra Familja duhet të jetë bashkë...
Ka shumë vite që në mediat botërore, në qarqet qeveritare, në opinionin e madh të rruzullit toksor pati dalë fjala globalizim. Thenë të vërteten ishte nji fjalë që për shumë vende dhe shumë popuj tingllonte e pakuptimtë, sigurishtë se as nuk kuptohej të jetë nji vizion apo nji fiksion, nuk kapej me mednje se çfarë do i ndodh botës me këtë përkufizim të ri që ofrohej si opcion dhe mundësi për lidhjen e krejtë rruzullit toksor në nji sferë inetresi, ose thanë më mirë ofrim i mundësive të të fortëve që të kenë qasje në të gjithë rruzullinë toëksor.
U nisa nga globalizimi ngase bota po e shfrytëzon për së miri këtë sfidë të re, po ku jemi ne shqiptarët? Faktikishtë ne jo që sjemi dhe skemi ende sens të përqafimit të globalitetit sa i përket botës por ne po kemi problem me gjetjen tonë rreth nji globalizimi të themi brenda apo gjithshqiptarë, jemi ende me zhagitje të të metave tona që na përcollën me shekuj, jemi ende duke vendënumëruar në nji bashkim idesh, vizionesh dhe lidhjesh ndër shqiptare, jemi largë përqafimit të realitetit dhe po këtij globalizimi që na u afrua që të jemi më afer njëri tjetrit dhe me njëri tjetrin, ngase pa e shfrytëzuar globalizimin brenda shqiptarë ne nuk do mundemi të jemi pjesë e globalizimit botëror.
Lufta dhe paslufta e Kosovës ishte mundësia ma e mirë që ne shqiptarët ti rrekeshim punës dhe angazhimit për të vjelë të mirat që na solli liria dhe pavarësia, kishim mundësin që në bashkërenditje edhe me miqët tanë që na çliruan nga shkau të ecnim ma shpejtë dhe ma drejtë përpara, të beheshim pjesë e nji ardhmërie demokratike me mundësi integrimi sa ma të shpejtë në Europën e demokracive, por ja që nuk ndodhi ngase edhe vetë ndërskamcat tona na penguan drejtë këtij qëllimi që e kishte populli i Kosovës. Shqiptarët pas luftes pritnin pushtet dhe shtet që do ju delte zot, do ju ndreqte plagët që kishte lanë si pasoj regjimi shekullor serb, populli priste që udhëheqsit e saj të ndanin të mirën dhe të keqen me pushtetin pra që të bashkëjetonin për nji tardhme fisnike sidomos për gjeneratat e reja. Të tilla gjëra nuk ndodhen sa ishin pritjet, politikaj dhe parti të ndryshme filluan luftën e paparë që ta dëmtojnë njëra tjetren, që ta shkatërrojnë njëra tjetren dhe shumë kinse politikaj filluan luftën e ndyrë për eliminime kundërshtarësh politikë pa zgjedhur mjetet dhe shkaqet!
Menjihere pas lufte si me zor u formuan Institucionet e para shtetërore në liri, si vazhdimësi e atyre të Republikës së Kosovës që nga 1992 e këtej, në nji periudhë u bashkuan tri parti kryesore për të qeverisur vendin dhe shumë kush e mendoi se do bëhej mirë ngase u ulen të gjithë rreth nji sofre, u gëzua populli dhe mendohej se do ketë ecje të mirë përpara. Në zgjedhjete dyta ndodhi nji mrekulli edhe ma e madhe ngase në Institucione u ulen dy parti lideret e të cilave u morën vesh për të mirën e vendit, dhe që e mira të jetë edhe ma e madhe luftëtari që gjithë luftën qëndroi në trollin e Kosovës-Dukagjinit , Z. Ramush Haradinaj shkoi në zyrën e Presidentit të Kosovës I. Rugoves dhe aty u morën vesh për të punuar bashkë, për të qeverisur bashkë dhe për të ndrequr imazhin e luhatur të pasluftës për Kosovën. Për shumicën shqiptare kjo ishte nji datë e shënuar si ma e rëndësishmja e pasluftës ngase Z. R. Haradinaj njohu dhe pranoi madhështin e I. Rugovës sikur që të njejtën e bëri edhe Z. Rugova duke treguar se ai vlersonte dhe vlerson luftën dhe luftëtarët e denjë të Ushtrisë Clirimtare, pra me këtë duarshtrëngim vetëm se u vertetua se që të dytë e donin shumë popullin dhe shtetin, pra e donin dhe vlersonin njeri tjetrin për tardhmen e Kosovës. Z. R. Haradinaj u zgjodh Kryeminister dhe qysh në ditët e para ai tregoi afinitet dhe respekt ndaj pozitës së fituar, ai filloi që të bëj punën konform rregullave dhe pritjeve të qytetarëve, ai ngriti nji dinamikë dhe nji respekt ndaj punës te te gjithë zyrtarët e shtetit duke qenë i pakompromis edhe ndaj ministrave të qeverisë. Me punën e tij qytetarët filluan ta kuptojnë se ai që ka përkrahje dhe njiherit edhe respekt nga Kryetari i shtetit do të jetë edhe vetë i respektuar dhe do mund ta bëj punën e vet për tmirë të shtetit dhe popullit, puna e Z. Haradinaj ato muaj fliste për nji kulturë dhe elan tjetër në qeverinë e Kosovës, filluan shumë ndryshime pozitive dhe dukeshin edhe rezultatet edhe pse në nji kohë të shkurtër, kur të gjithë prisnin vazhdimësi në këtë projekt qeveritar e që kryesore ishte mos abuzimi me pushtet dhe poste , si dhe respektimi i vendit të punës dhe parasë së qytetarëve, papritmas ndodhi ajo që nuk e priste askush; dikush kishte vendosur që Z. Haradinaj dhe qeverin e tij ta plandos për toke dha ta shkatërroi duke përgatitur dosje për në Hagë?! Jo vetëm qytetarët por edhe i tërë kabineti qeveritar dhe shumë shqiptarë politikaj të ndershëm me lot në sy e pranuan këtë ngjarje ngase ishte nji grushtë i rëndë jo vetëm për Institucionet por edh për vetë popullatën e shumëvuajtur kosovare.
Me këtë fatkeqësi ishte planifikuar edhe nji dëm tjetër ai i dobësimit dhe plandosjesë së dy subjekteve që kishin qeverinë pra LDKsë dhe AAKsë, çka kjo do të shihet se ishte e tillë më vonë me ngjarjet që do të pasonin në këto dy subjekte tforta politike.
Pas disa muajve të rraskapitshëm z. Haradinaj kthehet në Kosovë si i lirë dhe me këtë u gëzuam të gjithë që e donim dhe respektonim njeriun e luftës dhe paqës, por mjerishtë kishte edhe goxha shumë të tillë në nji subjekt politik që nuk iu gëzuan kthimit të tij në Kosovë, dhe menjihere pas kthimit filloi nji fushatë e egër me fyerje, përqmime dhe shumë intriga tjera ndaj R. Haradinajt, edhe disa shoqata kinse të dala nga lufta dhe disa kinse bashkëluftëtar filluan të dëmtojnë figurën e tij dhe nga kjo shihej qartë se dikush po përgatitej që ta plagosi politikishtë dhe juridikishtë edhe nji here z: Haradinaj. Maskarada e radhës ishte ajo kur rishpallej pavarësia dhe Familja e Haradinajve nuk ftohej dhe lejohej të ishte në Kuvend,k jo dhe ngjarje të tjera lendonin edhe ma shumë Familjen Haradinaj dhe Z. Ramush, marrëzit e tilla nuk u ndalen por ato shtoheshin dhe bëheshin edhe ma banale duke akuzuar dhe duke etiketuar personalitetin e tij dhe të Familjesë së tij, pra shkurtë shihej kjartë se i përgatitej edhe nji kurth i dytë Z. Haradinaj e që nuk shkoi gjatë dhe mu ato ditë të paraqitjesë së vendimit të Gjykatës së Hagës për të drejtën e pavarësisë së Kosovës u ngrit edhe aktakuza për R. Haradinajn edhe pse ai vite më parë ishte shpallur i pafajshëm?! Ishte tmerr dhe e dhimbshme për Familjen Haradinaj, për shqiptarët në përgjithësi që Z. Ramush të thirrej dhe të burgosej edhe nji here edhe pse ai me dinjitet dhe njerëzi shkoi vetë në Hagë duke mos i sjell plagë Kosovës si shtet, pra ai sakrifikoi veten dhe Familjen për nji qështje ma madhore, këtu edhe qëndron madhështija e burrit të luftës dhe paqës, këtu u tregua vlera dhe demokracia që posedonte Z. Haradinaj. Atyre ditëve mjerishtë kishte të tillë që ndoshta edhe festonin, gëzoheshin dhe mburrshin që Ramboja u mbyll përseri në qeli, ama ata mjerana tregonin poshtërsin e tyre, dhe vogëlsin e tyre në krahasim me Z. Haradinaj, ata ishin dhe do të mbesin të mjerë dhe njerëz pa ndjenja kombtare dhe pa gjak shqiptari, pra të tillët shumica ishin antarë dhe simpatizues të nji partie politike që sot udhëheq mjerishtë Kosovën;( si autor i shkrimit kam dëgjue dhe kam parë me vesh dhe me sy të mi njerëz të tillë që i gëzoheshin burgosjes së Z. Haradinaj, sikur që ju gëzuan pakëz ma parë vdekjesë së Presidentit Historik të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugovës), të tillët e quajnë veten “luftëtarë” dhe “patriotë” të fortë shqiptarë-Pa koment?!
Në fillim ceka qështjen e globalizimit dhe tani po e theksoi se ne shqiptarët mjerishtë e deglobalizojmë qenjen tonë kombtare, për hirë të interesave personale falim interesat e shtetit dhe për hirë të interesave personale e klanore shkatërrojmë njerëzit tanë që dhanë shumë për Kosovën me vepra e jo mefjalë.
Shqiptarët sot në shumicë presin dhe dëshirojnë kthimin e R. Haradinajt në Familje, në AAK dhe në Kosovën e tij që e deshi dhe e don aq shumë, Kosovën për të cilën ai sakrifikoi shumë dhe edhe nëse mund të gjindet ndonji gabim apo lëshim në kohën sa ai ishte Luftëtarë dhe Komndant i vërtet Dukagjini, duhet ti falet ngase në ato kohë ka patur mundësi që edhe në emrin e tij të ketë ndodhur ndonji ligësi, por me luftën e tij të drejtë dhe me politikën e tij të drejtë pas lufte Z. Haradinaj tregoi se ishte dhe mbetet njeri i vlerave dhe mbrojtës i guximshëm i dinjitetit shqiptarë. Kthimi sa më i shpejtë i R. Haradinajt në Kosovë jep edhe pakëz shpres se së bashku me partin tjeter që ishte në qeveri sa ishte Rugova gjallë mund të ndalin trendet degraduese dhe shkatërruese që po përjeton Kosova nga nji pushtet i instaluar me dhunë dhe me vjedhje ,nga nji pushtet që lufton vetëm për pushtet tvetin mbi popullin, nga nji pushtet që për shkak të shantazhimit personal shantazhon shtetin në terësi, pra Kosovës i duhet R. Haradinaj ngase e meriton si askush më shumë këto ditë të vështira për shtetin.
Shkurtë e shqip le të mbetet urimi për vitin e ri; kthimi i Ramush Haradinajt në Kosovë.
Shkurtë e shqip duhet të kthehet R. Haradinaj në Kosovë, pra me 2012 vjen Z. Hradinaj në Kosovë...
Xhevat Rexhaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi