Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Viti 2011, i shkëlqyer, përveç 21 Janarit

Shko poshtë

Berisha: Viti 2011, i shkëlqyer, përveç 21 Janarit Empty Berisha: Viti 2011, i shkëlqyer, përveç 21 Janarit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 28, 2011 11:01 pm

Berisha: Viti 2011, i shkëlqyer, përveç 21 Janarit


Berisha: Viti 2011, i shkëlqyer, përveç 21 Janarit Sali-Berisha5

Kryeministri Sali Berisha mbajti sot pasdite një takim përmbyllës me mediat për këtë vit ku bëri një përmbledhje për ngjarjet e vitit 2011.
Sipas kreut të qeverisë, ky vit ka qënë shkëlqyer pavarësisht disa ngjarjeve.


“Sa u zhvillua Shqipëria këtë vit? Them se ishte një vit pa mëdyshje i shkëlqyer, për të cilin cdo shqiptar duhet të falenderojë veten e tij, Zotin dhe funksionimin e reformave të ndërmarra që e bëjnë vitin 2011 të regjistrohet në muret e kohës si një nga vitet e suksesit të sistemit, si një nga vitet e suksesit të madh në të gjitha fushat”.

Sipas kryeministrit shkëlqimin vendit nuk ia zbehën as disa ngjarje të caktuara, si 21 Janari. Protestat e opozitës ku mbetën të vrarë 4 protestues, Berisha i cilësoi si një test për qeverinë që dëshmoi se ligji, funksionon.

“Viti filloi me disa probleme të caktuara, krejtësisht të pamotivuara pa asnjë arsye ligjore, ngjarje që provuan, testuan, funksionimin e kushtetueshmërisë së vendit. Ngjarje të cilat morën përgjigjen më kushtetuese dhe më ligjore. Shqipëria u faktua si një shtet ligjor, askush nuk mundet që me një qeveri të zgjedhur dhe votë të lirë të rrezohet nga pushteti apo të marrë pushtet me dhunë”.

Një tjetër ngjarje, jo e pëlqyeshme për kryeministrin ishte mosmarrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë për në BE. Kreu i qeverisë tha se kjo ngjarje e ka një shkak, dhe kjo është, opozita shqiptare.
“Shqipëria nuk mori statusin e vendit kandidat në BE. Shqipëria nuk mori statusin, jo se nuk u miratuan ligjet, ato u hartuan, u shpenzuan miliona dollarë, por nuk u votuan sepse opozita me një qëndrim politik mendoi se duke bllokuar votimin e tyre do dëmtonte qeverinë dhe do i faturonte këto probleme në zgjedhjet lokale”, tha Berisha duke shtuar se, kjo ngjarje nuk e zbeh madhështine e vitti 2011, pasi shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale dhe dëshmuan lirisht me votë fituesin në këto votime.


Berisha vlerësoi me tej se arritje të mëdha gjatë këtij viti pati në të gjitha fushat, por vecoi zgjedhjet lokale dhe regjistrimin e popullsisë dhe banesave në vend. Sipas kryeministrit, zgjedhjet lokale kaluan një nga testet më srioze, atë të ngushtësisë në garë.

“Viti pati 2 ngjarje të tjera të mëdha, në të cilat u testua, funksionimi i ligjit dhe shtetit në këtë vend. Këto ishin zgjedhjet e 8 Majit. Në këto zgjedhje institucionet kushtetuese kaluan një nga testet më serioze, për shkak të ngushtësisë së garës. Zgjedhjet e para në historinë e këtij vendi që vlerësohen si kompetitive dhe transparente dhe plotësisht të adresueshme. Në këtë proces mazhoranca me përpjekjet e saj, reformat e saj, morën vlerësimin më maksimal në historinë e zgjedhjeve të këtij vendi, 12% më shumë vota”

Sa i përket Censusit, Berisha theksoi se rezultatet e tij, janë historike. “Së dyti Shqipëria pas 99 vitesh zhvilloi censusin e plotë në liri të plotë, ka foton më të bukur kombëtare dhe material. Regjistrimi i popullsisë u krye me teknologjinë më të avancuar të kohës. Rezultatet e para janë, do të thosha historike”.

Kryeministri më tej vlerësoi si arritje të qeverisë dhe reformave të ndërmarra prej saj, rritjen e eksporteve me 2 herë më shumë në krahasim me vitin 2009, mbajtjen e borxhit nën kontroll, realizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve me përpikëmëri, turizmin, arsimin, mjedisin si dhe investimet e suksesshme ne infrastrukturën rrugore. (bw)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi