Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje paralajmëron bllokimin e vendkalimeve kufitare

Shko poshtë

Vetëvendosje paralajmëron bllokimin e vendkalimeve kufitare Empty Vetëvendosje paralajmëron bllokimin e vendkalimeve kufitare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 28, 2011 11:16 pm

Vetëvendosje paralajmëron bllokimin e vendkalimeve kufitare

Vetëvendosje paralajmëron bllokimin e vendkalimeve kufitare Vetvendosje28

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë kritikuar sërish sot Qeverinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura pas bisedimeve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se marrëveshjet, të cilat po zbatohen në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë prodhim i negociatave në Serbi, dhe janë rrjedhojë e një procesi të padrejtë negociues.

“Marrëveshjet në formë konkluzionesh nga negociatat e qeverisë së Kosovës me Serbinë po e definojnë një marrëdhënie të veçantë mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse e veçantë, kjo marrëdhënie është gjithsesi marrëdhënie nënshtrimi, e jo marrëdhënie barazie”, ka deklaruar Ymeri.

Ymerin në konferencën për media të mbajtur në selinë e partisë tha se aktualisht në marrëdhëniet Kosovë – Serbi ekzistojnë dy fakte, për të cilat ka pajtueshmëri të plotë: “në njërën anën Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe në anën tjetër ka një vendim të Kuvendit të Kosovës që kërkohet reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë”.

“Vendimi i Kuvendit të Kosovës shpreh aspiratën politike të një shteti e të një populli për një marrëdhënie që për bazë do të duhet të ketë vetëm barazinë. Zhvillimet aktuale të raporteve Kosovë – Serbi nuk janë në kuadrin e zhvillimeve normale mes shteteve, siç janë p.sh. ato Kosovë – Maqedoni”, është shprehur Ymeri.

Ai ka shtuar se nëse nuk ka njohje të dyanshme të së drejtës për të qenë shtet, “çfarëdo forme e reciprocitetit në çështje teknike nuk është e mjaftueshme dhe doemos do të jetë e padrejtë dhe e pabarabartë qoftë, për qytetaret e dy vendeve qoftë për shtetin e Kosovës në përgjithësi”.

Përfaqësuesit e kësaj lëvizjes kanë thënë, po ashtu, se nëse deri me një janar nuk zbatohet vendimi i Kuvendit, atëherë më 14 janar, do të ketë bllokim të vendkalimeve kufitare për të mbrojtur vendimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe mocioni për masa reciprociteti me Serbinë ishte iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe është votuar edhe nga dy partitë tjera opozitare - Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - si dhe disa deputetë të partive në pushtet, të cilët më pas kanë deklaruar se do t’i tërheqin votat.

Vendimi i Kuvendit për reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar pos të tjerash nënkupton: mosnjohjen e Serbisë deri sa kjo e fundit ta njohë Kosovën; të gjitha marrëveshjet me Serbinë duhet të shpallen të pavlefshme; mallrat e Serbisë duhet të bllokohen prej tregtimit apo transportit në territorin e Kosovës; mosnjohja e dokumenteve të Serbisë dhe ndalimi i mallrave dhe të gjitha transaksioneve financiare me Serbinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi