Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferizaj, digjet libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut

Shko poshtë

Ferizaj, digjet libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut Empty Ferizaj, digjet libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 29, 2011 11:25 pm

Ferizaj, digjet libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut


Ferizaj, digjet libri “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut Enver-hoxha-blendi

Libri i ri publicistik i Blendi Fevziut, “Enver Hoxha”, është djegur të mërkurën në Ferizaj, nga përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.
Ata vlerësuan se ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, por një propagandë të egër kundër kësaj figure, që tashmë po bëjnë një grup i caktuar në Shqipëri, sikurse është nipi i Esat Pashë Toptanit, Blendi Fevziu, raporton Kosovapress.


Profesori i filozofisë, Remzi Hasani, në cilësinë e kryetarit të Frontit, paraqiti para të pranishmëve dy libra, njërin të shkruar para 30 viteve nga 12 gazetarë të Tanjug-ut me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës” dhe librin e shkruar nga Fevziu.

“Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, - deklaroi Hasani.

“Kopertina e librit të Blendi Fevizut, është më e vrazhdë se ajo e gazetarëve të Tanjugut, kjo tregon se libri kryekëput ka qenë propagandues, i porositur dhe i plasuar me qëllime të caktuara nga njerëzit e caktuar. Blendistët e këtyre 20 viteve të fundit në Shqipëri pasi në vitet e nëntëdhjeta dogjën Shqipërinë, sot po e djegin historinë e saj”, vijoi më tej kryetari i Frontit.

FERIZAJ - Libri i ri publicistik i Blendi Fevziut, “Enver Hoxha”, është djegur të mërkurën në Ferizaj, nga përkrahësit e “Frontit popullor për kultivimin e veprës revolucionare të Enver Hoxhës”.

Ata vlerësuan se ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, por një propagandë të egër kundër kësaj figure, që tashmë po bëjnë një grup i caktuar në Shqipëri, sikurse është nipi i Esat Pashë Toptanit, Blendi Fevziu.

Profesori i filozofisë, Remzi Hasani, në cilësinë e kryetarit të Frontit, paraqiti para të pranishmëve dy libra, njërin të shkruar para 30 viteve nga 12 gazetarë të Tanjug-ut me titull “Shqipëria e Enver Hoxhës” dhe librin e shkruar nga Fevziu.

“Dallimi qëndron në atë se para 30 viteve për Enverin shkruanin ata të cilët e konsideronin si armikun numër një për shtetin jugosllav, ndërsa tash po bëhet nga një autor, i cili është ushqyer me propagandë dhe urrejtje për këtë figurë të ndritshme të kombit. Dallimi qëndron në atë se ky i dyti është shqiptar dhe është nipi i Esat Pashë Toptanit”, - deklaroi Hasani.

“Kopertina e librit të Blendi Fevizut, është më e vrazhdë se ajo e gazetarëve të Tanjugut, kjo tregon se libri kryekëput ka qenë propagandues, i porositur dhe i plasuar me qëllime të caktuara nga njerëzit e caktuar. Blendistët e këtyre 20 viteve të fundit në Shqipëri pasi në vitet e nëntëdhjeta dogjën Shqipërinë, sot po e djegin historinë e saj”, vijoi më tej kryetari i Frontit. (bw)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi