Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Të bëjmë gjithçka për Shqipërinë 100 vjeçare

Shko poshtë

Berisha: Të bëjmë gjithçka për Shqipërinë 100 vjeçare Empty Berisha: Të bëjmë gjithçka për Shqipërinë 100 vjeçare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 29, 2011 11:29 pm

Berisha: Të bëjmë gjithçka për Shqipërinë 100 vjeçare Lajme-top-berisha950

Berisha: Të bëjmë gjithçka për Shqipërinë 100 vjeçare


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, dhanë një pritje koktej për anëtarët e qeverisë, me rastin e mbylljes së këtij viti. Kryeministri Berisha i falënderoi ata për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre, në realizimin e reformave të mëdha, gjatë këtij viti.

Berisha: Të bëjmë gjithçka për Shqipërinë 100 vjeçare December-29-14

Mirënjohje të veçantë, kryeministri Berisha shprehu për të gjithë qytetarët shqiptarë, për punën dhe sakrificat e tyre gjatë këtij viti, për punonjësit e administratës, zyrtarët dhe bashkëpunëtorët e tyre, duke i ftuar për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta, në çdo fushë, për realizimin e projektit më madhor: Shqipëria- vend i zhvilluar.

“Së pari, unë dua ta nis këtë fjalë me një mirënjohje dhe falënderim shumë të përzemërt ndaj jush, për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer, luajal, të frytshëm e të suksesshëm që kemi pasur gjatë këtij viti pune intensive. Falënderim e mirënjohje për kontributin tuja, të bashkëpunëtorëve dhe ekipeve tuaja, në procesin e reformave të gjithanshme të ndërmarra gjatë këtij viti. Reforma, të cilat kanë bërë të mundur që ky vend i vogël, me një ekonomi jo të rëndësishme krahasuar me vendet e mëdha të zhvilluara, në një kohë të krizës më të thella që Evropa ka njohur të performojë, të funksionojë normalisht, të mos njohë krizën dhe të realizojë me ambicie të gjitha objektivat e parashikuara në programin e saj, një vit më parë. Unë dua të falënderoj bashkëshortet tuaja, me bindjen më të thellë se pa mbështetjen tuaj nuk do mund të ishin realizuar këto objektiva që janë realizuar gjatë këtij viti. Ky ka qenë një vit shumë i rëndësishëm. Këtë vit, reformat strukturore, që duheshin ndërmarrë, ishin reformat më të rëndësishme në të gjitha fushat. Këtë vit, pesha e krizës evropiane e botërore bëhej gjithnjë e më madhe. Ne ramë në një farë situate, ku dy partnerët tanë kryesorë përjetuan dhe përjetojnë vështirësi serioze nga kriza e euros dhe kriza e borxheve”, tha mes tjerash kryeministri Berisha.

Ai para të pranishmëve ceku dy nga proceset e mëdha të Shqipërisë këtë vit, zgjedhjet lokale dhe censusin.

“Edhe këtë vit, sërish, ambiciet e projektet tona ishin shumë të mëdha, por mendoj se dy procese të mëdha e të rëndësishme patën vend këtë vit: Zgjedhjet lokale jashtëzakonisht të rëndësishme, në të cilat mbizotëroi Kushtetuta, kushtetutshmëria dhe u numërua çdo votë e qytetarëve shqiptarë para kamerave dhe dritës së diellit dhe një proces tjetër, edhe ky jashtëzakonisht i rëndësishëm, ishte censusi që përbën fotografinë e vërtetë të realitetit shqiptar dhe tregues i tij më kryesor për vitin 2011”, u shpreh kryeministri Berisha.

Po ashtu si të arritur të qeverisë, kryeministri Berisha përmendi rritjen e rrogave dhe të pensioneve, çka sipas tij e bëri qeverinë shqiptare ndër të paktat qeveri që morën këtë hap.

“Në objektivat madhore të kësaj qeverie kanë qenë rritja e rrogave e pensioneve dhe këto objektiva u përmbushën plotësisht. Qeveria shqiptare është nga më të paktat qeveri në Evropë e në botë që në këtë periudhë krize botërore vazhdon rritjen e ndjeshme të rrogave e pensioneve të qytetarëve shqiptarë”, tha kryeministri Berisha.

“Në këtë periudhë u realizuan projekte të mëdha infrastrukturore, që, së shpejti, shndërrojnë në realitet ëndrra shekullore të qytetarëve shqiptare, siç është autostrada Tiranë-Elbasan dhe qindra e mijëra kilometra rrugë të tjera në të katër anët e vendit. Këtë vit, komunikimi i shqiptarëve, i cili dora dorës shndërrohet në një të drejtë themelore të qytetarëve, ka njohur nivele të paimagjinueshme më parë. Sot, Shqipëria renditet në telefoninë mobile në kuotat më të larta në Evropë dhe e vërteta është se telefonia mobile e saj po shkon drejt teknologjive më të avancuara 3G dhe shumë shpejt 4G. Ndryshime shumë të mëdha janë arritur këtë vit, në sistemin tonë shëndetësor. Është normale është që ne të bëjmë gjithçka për t’ju ofruar qytetarëve shqiptarë një kujdes shëndetësor të cilësisë më të lartë. E vërteta është se, po t’i referohemi investimeve e statistikave botërore, ne sot ndjehemi të privilegjuar për arritjet e shënuara në këtë fushë. Këto ditë po lexoja një material të një vlerësimi shumë të ndjeshëm lidhur me statusin e gruas në raport me shërbimin shëndetësor. Shqipëria ka një vend shumë të lakmueshëm dhe kjo nuk është e rastit, por rezultat i një përpjekje të fuqishme të bërë për transformimin e këtij sistemi. Vetëm gjatë këtij viti janë instaluar mbi 5 skaner, 2 rezonanca nukleare magnetike, laboratorë ultramodernë, spitali i ri i urgjencës, absolutisht i teknologjive më të fundit dhe një seri arritjesh të tjera. Arritjet janë të prekshme në çdo fushë. Janë të mëdha në fushën e arsimit, mjedisit, mbrojtjes, të rendit. Pra, makineria burokratike e administratës shqiptare funksionoi në mënyrë të vendosur dhe është ky funksionalitet, që ka për rezultante - duhet të kemi të qartë se qeveria, në fund të fundit, është baras buxhet – mbyllje më optimale të treguesve të stabilitetit makroekonomik. Ne e mbyllëm vitin me një deficit buxhetor sipas parashikimit, 3.5 për qind. Ne dëshmuam se jemi qeveri shumë serioze dhe nuk mund të na shpëtojë situata nga dora. E bëmë një ndërhyrje e korrigjim në buxhet, në qershor dhe ajo ndërhyrje e korrigjim u faktua i përpiktë e i saktë dhe nuk u gjendëm para një të papriture. Në parashikimet tona, ne ishim seriozë dhe faktikisht, e mbyllim vitin me parametra të stabilitetit makroekonomik më mirë se shumica dërrmuese e të gjitha vendeve në Evropë. E mbyllim vitin pa rritje të borxhit dhe duke realizuar me plot ambicie projektet e parashikuara”, u shpreh Berisha.

“Para kemi një vit tjetër intensiv. Një vit, i cili dallon nga çdo vit tjetër, sepse është viti i 100 vjetorit të pavarësisë. Është viti, në të cilin ne duhet të bëjmë gjithçka që Shqipërinë 100 vjeçare ta nusërojmë e nderojmë sa më mirë. Në mbledhjen e qeverisë, unë citova një të dhënë të censusit, por një e dhënë me domethënie të jashtëzakonshme, në raport me pronën themelore të njeriut, me pasurinë e tij themelore. Sipas të dhënave të këtij censusi, shqiptarët lënë mbrapa disa vende anëtare të OECD-së dhe anëtare të Bashkimit Evropian (BE), çka përbën një arritje historike. Dhe, kjo arritje e një vendi, i cili 20 vjet më parë kishte në qytetet e tij gjithsej 220 mijë apartamente dhe sot numëron 380 banesa për 1000 banorë, përbën një hop të jashtëzakonshëm, veçanërisht kur ndodh në prag të 100 vjetorit. Le të përpiqemi të bëjmë gjithçka, në çdo fushë, për të kapur pozicione dhe horizonte të vendeve të zhvilluara. Ne i kemi të gjitha mundësitë. Ky është një vend i bekuar, me potenciale të jashtëzakonshme. Këtë vend e kanë dënuar regjimet e pushtimet, por sot, ai është një vend i lirë dhe shqiptarët dëshmojnë se me iniciativën e tyre janë njerëzit më të fortë të kësaj toke. Me lumenjtë e djersës e sakrificën e tyre, absolutisht, ata janë të pashembullt”, tha kryeministri Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi