Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria po e rrënon imazhin e Republikës së Kosovës në botë

Shko poshtë

Qeveria po e rrënon imazhin e Republikës së Kosovës në botë Empty Qeveria po e rrënon imazhin e Republikës së Kosovës në botë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 29, 2011 11:37 pm

Qeveria po e rrënon imazhin e Republikës së Kosovës në botë


Qeveria po e rrënon imazhin e Republikës së Kosovës në botë Ldk_dsc03595
Konferencë me gazetarë e Grupit për Politikë të Jashtme të LDK-së
Gjatë vitit 2011, Republika e Kosovës ka pësuar dëmtim të imazhit të saj ndërkombëtar, si rezultat i keqqeverisjes dhe një numër faktorësh që ndër të tjera përfshijnë:

1. Së pari, emërimi i shumë zyrtarëve të lartë që merren me politikën e jashtme të Kosovës ka krijuar huti dhe joseriozitet para partnerëve tanë ndërkombëtarë. Edhe pse Kushtetuta qartë parasheh Presidenten si udhëheqëse të politikës së jashtme dhe MPJ-në si zbatuese të asaj politike, sot në Kosovë, për të kënaqur apetetitet e partnerëve të koalicionit, kjo Qeveri ka një sërë adresash të politikës së jashtme që ndër të tjera përfshijnë: Presidenten, Kryeministrin, ZvKM Pacolli, ZvKM për procesin e dialogut Tahiri, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministren e Integrimeve Evropiane, Ministrin e Diasporës dhe, në disa raste, edhe ZvKM dhe Ministren e Tregtisë. Pra, kemi më shumë se shtatë institucioneve që vetvetes i kanë dhënë ingerenca të kësaj fushe, apo u janë dhënë ato nga ana e Qeverisë në kundërshtim me ndarjen e pushteteve siç parashihet në Kushtetutë.
- Kjo, si rrjedhojë, ka krijuar moskoordinim dhe konkurrencë të panevojshme mes Ministrit të Punëve të Jashtme dhe kabinetit të ZVKM Pacolli, si; ngutja për shpalljen e njohjeve, lufta personale për marrje të meritave, herë njëri, herë tjetri shpallin njohjen e shteteve, rasti i ëebfaqes së MPJ-së dhe numrit të njohjeve në të, vetëm pas raportimeve të mediave për mospërputhjen mes deklarimeve publike te ZvKM për njohje dhe deklarimeve në faqe të MPJ-së, MPJ liston 4 shtete si njohëse të Kosovës në ëebfaqen e vet zyrtare.
- Për më tepër, janë të shpeshta rastet kur përfaqësuesit e qeverisë japin qëndrime të ndryshme për çështje të njëjta: p.sh, rasti i hapjes së ambasadave, kur ndonjëherë përmenden 4 ambasada të reja e ndonjëherë 5 ambasada të reja, dhe spekulohet në nivel qeveritar se në cilin vend në Afrike dhe Amerikë Latine do të hapen ambasadat. E si rrjedhojë kemi edhe procese të nominimit të ambasadorëve të rinj në shtetet të cilat ende nuk dihet nëse do të pranojnë hapjen e ambasadës së Kosovës në territorin e tyre.


2. Së dyti, përkundër premtimeve të shumta, këtë vit kemi pasur një numër shumë të vogël të njohjeve; në fakt kanë ardhur vetëm 9 njohje nga formimi i Qeverise “Thaçi 2”, jo 12-13 apo 20 njohje që pretendohen nga Qeveria dhe kjo mund të shihet shumë qartë nëse shikoni njohjen e parë që nga formimi i kësaj Qeveria, e cila ka ardhur më 8 qershor 2011 (Andora), dhe ajo e fundit më 11 tetor 2011 (Kuvajti). Një matematikë e thjeshtë dëshmon se brenda kësaj periudhe, edhe vetë MPJ i paraqet vetëm 10 njohje (e jo 20 apo 13, sic deklarohet nga zyrtarë të ndryshëm). Për më tepër, është e qartë se për njërën nga këto 10 njohje Qeveria ka deklarime të pavërteta dhe të pabazuara, dhe fjala është për njohjen nga Nigeria. Ende nuk ka një Notë Verbale të njohjes formale nga ky shtet dhe zyrtarë të lartë të këtij shteti ende nuk kanë konfirmuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, por në vend propozojnë hapjen e një zyre për investime apo tregti dhe inkurajojnë investimet e bizneseve kosovare në Nigeri. Ju e dini që ka edhe shtete të tjera që promovojnë investime në Kosove, por kjo nuk nënkupton njohjen (shembull i tillë është Greqia që, për më tepër, ka Zyrë Përfaqësuese në Kosovë dhe promovon bashkëpunimin tregtar, por kjo nuk nënkupton njohjen). Prandaj, ky është një gaf serioz diplomatik, i cili mund të reflektohet edhe te shtetet e tjera hezituese për ta njohur Kosovën, sepse lëndon besueshmërinë dhe seriozitetin e qeverisë së Kosovës karshi partnereve ndërkombëtarë përmes deklarimeve të pavërteta.

3. Së treti, janë premtimet e papërmbushura të Qeverisë për liberalizim të vizave. Kryeministri ka deklaruar në fund të vitit të kaluar se për 15 muaj kosovarët do të ecin të lirë (pa viza) në Evropë. Tani kanë mbetur edhe 3 muaj për realizimin e këtij premtimi, e mbetet të shihet nëse në muajin mars të vitit të ardhshëm qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë pa viza në Evropë. Për më tepër, jepen deklarime të pavërteta se kinse dialogu për liberalizimin e vizave tashmë ka filluar. Ky është një tentim më shumë për të vënë hi mbi sytë e qytetarëve, të cilët janë të vetëdijshëm (dhe kjo është konfirmuar nga zyrtarë evropianë) se dialogu për liberalizim të vizave ende nuk ka filluar, dhe edhe po të fillojë, do të duhen 2-3 vjet për ta përmbyllur atë.

4. Së katërti, Procesi i dialogut me Serbinë - LDK-ja ka deklaruar edhe më parë se Qeveria ka hyrë në dialog totalisht e papërgatitur, pa agjendë të saktë të bisedimeve, pa e ditur çka përfiton dhe çka dëshiron të arrijë nga ato, dhe qysh në fillim ka thyer rregullat bazë të negocimit duke bërë kompromise me palën serbe duke hequr dorë nga elemente të shtetësisë së Kosovës. ZvKM Tahiri ka bërë koncesione të mëdha, të cilat kanë cenuar edhe sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës si shtet i pavarur;
a) Serbia ka arritur që t’i shndërrojë negociatat me Prishtinën nga niveli teknik ne atë politik, dhe tani t’i ktheje nga negociata politike në negociata për statusin, duke diskutuar çështje të rregullimit të brendshëm të Kosovës siç janë kufijtë (të cilët janë cilësuar si ‘pika administrative apo pikëkalime’, pranimi i tabelave të veturave të kohës së UNMIK-ut (KS); diskutimi për lejen e operatorit serb të telekomunikacionit për të operuar në Kosove etj.);
b) Institucionet e Republikës së Kosovës kanë bërë shumë pak, ose asgjë për t’ia shpjeguar botës se ky dialog është për diçka tjetër, e jo për statusin, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në stagnimin e njohjeve;
c) Serbia ndërkohë ka arritur t’i anashkaloje temat me rendësi për Kosovën, si fati i të zhdukurve, shuarja e institucioneve paralele serbe në Kosovë etj;
d) Serbia duke parë moseriozitetin e palës kosovare vazhdon ta mosrespektojë konkluzionet e arritura. Në masë të madhe këtë e ka bërë duke arritur të fusë gjuhë të paqartë në marrëveshjet e arritura dhe duke shfrytëzuar mospërgatitjen adekuate të delegacionit te Kosovës;
e) Qeveria ka pranuar te lëshoje pe në çështjen e sovranitetit duke pranuar vetëm kopjet e regjistrave civil, jo origjinalet dhe këtë po e pranon me mburrje para qytetarëve të Kosovës;
f) Sistemi paralel gjyqësor, shëndetësor, komunal i Serbisë ende është duke funksionuar ne Kosove dhe atë jo vetëm ne pjese veriore por edhe ne komunat me popullsi serbe ne jug te Kosovës;


5. Raporti i progresit, që me të drejtë u cilësua nga javorja me renome “The Economist” si Raport i Stagnimit, tregon kryesisht për ngecjet e kësaj Qeverie, duke e vërtetuar edhe një herë mungesën e progresit në shumicën e fushave. Ky Raport, që paraqet (së bashku me raporte të tjera ndërkombëtare) pasqyrën e shtetit të Kosovës para syve të botës, e dëshmon se sa është dëmtuar dhe vazhdon të dëmtohet imazhi i Kosovës nga ana e kësaj Qeverie.

6. Imazhi gjithnje ne renie i shtetit për më tëpër pasqyrohet edhe në:
a. Raportet e organizatave te rendesishme nderqeveritare dhe joqeveritare si; Departamenti i Shtetit, Amnesty International, Transparency International, Fredoom House etj., të cilat dëshmojnë për nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mungesës së lirisë së shprehjes. Kosova në të gjitha parametrat ka shënuar rënie.
b. Rënien e numrit të investimeve të jashtme, meqë bizneset hezitojnë të investojnë në një shtet të zhytur në korrupcion.


7. Anetarësimi në organizata ndërkombëtare. Gjatë këtij viti të Qeverisjes Thaci 2, nuk është arritur as edhe një anëtarësim i vetem në një organizatë ndërkombëtare.

8. Kjo Qeveri ka bërë shkelje të Kushtetutës të Republikës së Kosoves duke lejuar zyrtarë të lartë qeveritarë të marrin pjesë në forume shumëpalëshe nën mandatin e UNMIK-ut (Rezolutës 1244). Përgjatë tre vjetësh të bashkëqeverisjes me PDK-në, LDK-ja nuk ka lejuar kompromise të tilla dhe anjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk kemi lejuar shkeljen e kushtetutës duke marrë pjesë nën mandat të UNMIK-ut, sikur po bën kjo qeveri, pjesëmarrje nsë RCC (Regional Cooperation Council) dhe organizata të tjera rajonale. Kjo, siç e dini, është e dhënë që është vërtetuar në Raportin e Progresit 2011. LDK-ja është kundër kësaj pjesëmarrjeje dhe është për respektimin e reciprocitetit dhe pjesëmarrjes në cilësi të barabartë me shtetet e tjera pjesëmarrëse;

9. Mospërfillja e strategjisë për njohjen dhe planeve të aksionit që dalin nga kjo strategji;
1. Moshapja gjatë vitit 2011 e 4 ambasadave të reja siç është planifikuar në këtë strategji;
2. Jo-transparenca me fondet e shpenzuara sidomos ato që kanë të bëjnë me konsulencën;
3. Mungesa e bashkëpunimit dhe koordinimit me diplomacinë parlamentare, e cila mund të luajë rol kyç në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe parlamentet e shteteve anëtare te BE-së që kundërshtojnë planin e liberalizimit të vizave për Kosovën, etj;


10. Së fundi, por jo më pak e rëndësishme, është çëshjta e emërimit të ambasadorëve, i cili vazhdon të jetë proces në kundërshtim me ligjin, në vecanti të:
a. Nenit 7.7 të Ligjit për MPJ dhe Shërbimin Diplomatik që kërkon që së paku 50% në cdo proces emërimi të jenë nga anëtarët në detyrë të shërbimit të jashtëm
b. Nenit 22 të Ligjit për MPJ dhe nenit 10 i rregullores te Shërbimit te Jashtëm për kohëzgjatjen 4 vjeçare të mandatit.
c. Nenit 23 të të njëjtit Ligj, i cili qartë thotë se vetëm Presidenti i Republikës së Kosovës urdhëron tërheqjen e një ambasadori apo shefi të misionit nga misioni diplomatik përpara mbarimit të afatit të caktuar, dhe jo MPJ, sic ka ndodhur në këtë rast.
d. Ky proces i emërimeve në fillim ka qenë në kundërshtim edhe me Kushtetutën dhe barazinë gjinore, dhe vetëm pas reagimit të menjëhershëm të grupit të grave deputete dhe të LDK-së, Ministria e ka pranuar se ka ndodhur kjo shkelje, të cilën fillimisht provoi ta kontrabandonte duke shpresuar se askush nuk do ta vërejë.
e. Përvec që këto emërime janë në kundërshtim me ligjin, jo qeveri po e politizon shërbimin e jashtem me emerime politike dhe po krijon precedent per te ardhmen se si te veprohet;
f. Vonesa mbi njëvjeçare e emërimit te ambasadoreve ne vendeve vakante (Shqipëri, Slloveni) paraqet joseriozitete karshi këtyre dy shteteve;


Rekomandimet

1. Shuarja e posteve konkurrente dhe përzierjen e panevojshme të kompetencave me kompetencat e Ministrit të Punëve të Jashtme duke rikthyer kështu kredibilitetin para partnerëve tanë ndërkombëtarë;
2. Të ndalohet pjesëmarrja e zyrtareve shtetërorë nën mandatin e UNMIKU-t 1244 në të gjitha forumet shumëpalëshe;
3. Emërimi i ambasadorëve në përputhje me Ligjin për MPJ dhe Shërbimin Diplomatik, në veçanti duke respektuar kërkesën për së paku 50% të emëruar nga shërbimi në detyrë, që do të ndihmonte në procesin e ndërtimit të diplomatëve të karrierës të Republikës së Kosovës;
4. Emërimi i ambasadorëve bazuar në përgatitjen, profesionalizmin dhe përvojën e tyre, e jo vetëm në afërsinë me partitë politike në pushtet;
5. Hapja e ambasadave të reja në Katar, Kuvajt, Emirate të Bashkuara Arabe, Malejzi (shumica e shteteve të rajonit që kanë ambasada në këto vende përfitojnë nga kreditë e buta dhe donacionet e shumta nga këto shtete, prandaj edhe kostoja e hapjes së këtyre ambasadave do të ishte minimale në krahasim me përfitimet që do të mund t’i sillnin Kosovës.)
6. Hapja e konsullates ne Stamboll (për shkak të numrit të madh të bashkëqytetarëve si dhe mundësisë së bashkëpunimit me shumë biznese);
7. Të ngrihet në nivel të Ambasadorit misioni ynë në New York nga ai i Konsullit të Përgjithshëm. Jemi të vetëdijshëm që misioni në NY nuk mund të ngrihet në nivel Ambasade (apo Misioni të Përhershëm pranë OKB-së), mirëpo kjo nuk e parandalon MPJ-në që udhëheqësin e Konsullatës së Përgjithshme në NY ta ngrisë në gradë Ambasadori, në mënyrë që t’i mundësohen dhe lehtësohen organizimi i takimeve me nivele të njëjta, pra me homologët ambasadorë.
8. Të hartohen strategji të veçanta për 5 shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe të inkurajohet intensifikimi i kontakteve në të gjitha nivelet (Parlamenti, mediat, shoqëria civile, institucionet edukative-arsimore, institucionet kulturore, asociacionet sportive, etj).
9. Të intensifikohen përpjekjet për anëtarësim në të gjithë mekanizmat shumëpalësh, me theks të vecantë institucionet bankare-financiare si BERZH, si dhe organizatat ndërkombëtare në të cilat Kosova tashmë i ka arritur votat e nevojshme për anëtarësim.
10. Në procesin e dialogut me Serbinë, Qeveria duhet të ndryshojë rrënjësisht qasjen, duke përgatitur kornizën e bisedimeve, me një agjendë të specifikuar që shumë qartë paraqet parametrat e suksesit. Reciprociteti i plotë, barazia në përfaqësim dhe ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe elementeve të shtetësisë duhet të jenë vija të kuqe në çdo fazë të bisedimeve me palën serbe. Mbi të gjitha, çdo rezultat i këtyre bisedimeve duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe në interes të qytetarëve të Kosovës, si dhe marrëveshjet e arritura të votohen në Kuvend me 2/3 e votave, siç e kërkon Kushtetuta për marrëveshjet me karakter ndërshtetëror.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi