Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqiri thotë se LDK-ja nuk heq dorë nga posti i kryeministrit

Shko poshtë

Beqiri thotë se LDK-ja nuk heq dorë nga posti i kryeministrit Empty Beqiri thotë se LDK-ja nuk heq dorë nga posti i kryeministrit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 30, 2011 12:27 am

Beqiri thotë se LDK-ja nuk heq dorë nga posti i kryeministrit


Beqiri thotë se LDK-ja nuk heq dorë nga posti i kryeministrit Ismet-beqiri-ldk

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka qenë më i zëshmi dhe me alternativa të shuma në Kuvendin e Kosovës për qeverisjen e vendit, tha shefi i këtij grupi, Ismet Beqiri.

Ai gjithashtu ka thënë se për shkak të numrave që ka koalicioni qeverisës asnjëherë nuk kanë mundur t’i ndryshojnë gjërat që kanë dëmtuar qytetarin e vendit.

Beqiri në një konferencë për media ka thënë se deputetët e këtij subjekti kanë qenë më të angazhuarit në kuvend dhe se kontributi i tyre ka qenë shumë i madh. Ai në këtë rast ka kritikuar qeverinë se është përzier në punët e kuvendit për të mbuluar dështimet që ka pasur. Beqiri ndryshe tha se LDK në krahasim me partitë tjera ka ofruar alternativa të shumta ndaj atyre që ka pasur qeveria. Ai në këtë rast ka përmendur veriun e vendit, bisedimet me Serbinë dhe buxhetin për vitin e ardhshëm.

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri gjithashtu i është përgjigjur edhe nënkryetarit të AAK-së Blerim Shala i cili ka deklaruar se do të hyjnë në koalicion me LDK duke ia ofruar postin e presidentit, ndërsa për vete ta mbajnë atë të kryeministrit.

Beqiri në këtë rast ka thënë se askush nuk mundet që LDK-së t’ia ndajë pozitat, ndërkohë sipas tij nuk do të heqin dorë asnjëherë nga posti i kryeministrit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi