Veteranët e UÇK-së, kërkojnë respektim vlerash

Veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) protestuan para institucioneve të Kosovës në Prishtinë, duke kërkuar rishqyrtimin e Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së. Veteranët kundërshtuan miratimin e këtij ligji, duke thënë se është diskriminues për të gjithë pjesëtarët, veteranët dhe familjet e dëshmorëve.
Kreu i veteranëve, Muharrem Xhemajli kritikoi liderët shtetërorë dhe deputetët. Ai tha se Qeveria i mashtroi, duke e cunguar Ligjin për vlerat e luftës, siç u shpreh ai, kurse ligjvënësit shkelën mbi veteranët kur e votuan ligjin.
“Ne kemi bërë qindra takime me institucionet e vendit për ligjin, ishim pjesë përbërëse e komisionin përkatës për hartimin e këtij projekt-ligji dhe i kemi harmonizuar qëndrimet rreth tij. Në momentin e fundit, nga ana e Qeverisë është sakatuar ligji. Ne kemi pasur një shpresë te deputetët e Kuvendit se ata nuk do ta pranojnë ligjin dhe do ta kthejnë prapë në Qeveri, në mënyrë që të bëhet një ligj që do t’i plotësonte të gjitha nevojat dhe kërkesat tona”, tha ai.
Veteranët në lidhje me këtë ligj kritikuan edhe presidenten e Kosovës. Këshilli drejtues i këtyre organizatave, pas miratimit të këtij ligji, kishte kërkuar nga presidentja Atifete Jahjaga që të marrë parasysh kërkesën e kryesisë së OVL të UÇK-së, për mos-nënshkrim të ligjit dhe kthimin e tij për rishqyrtim në Kuvend. Por, një gjë e tillë, sipas Xhemajlit, nuk ka ndodhur.
“Fatkeqësisht edhe presidentja, me moskthimin e këtij ligji në Kuvendin e Kosovës, tregoi që nuk është faktor uniteti ashtu siç duhet të jetë, por tregoi që është kukull dhe është vetëm një mjet i politikës vendore dhe asaj ndërkombëtare”, vlerësoi Xhemajli, i cili paralajmëroi se veteranët nuk do të ndalen derisa ta ndryshojnë Ligjin për vlerat e luftës.
Gjithashtu Xhemajli ia bëri me dije kryeministrit Thaçi dhe të gjithë atyre që cunguan ligjin, se lufta e UÇK-së ka nisur shumë vjet para ‘97-s.
“Nuk është çështja vetëm te beneficionet që ne po kërkojmë. Por, me këtë ligj është bërë mohimi i një pjese të historisë së luftës së lavdishme të UÇK-së në kohën e përkufizimit në periudhën kohore 1997-’99; është bërë mohimi i disa dëshmorëve të luftës së UÇK-së. Dihet botërisht se UÇK-ja ka filluar aktivitetin e saj shumë më herët se në vitin 1997”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me gjithë vërejtjet e paraqitura, në një seancë plenare kanë miratuar Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-ë, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi