Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËMIMI THERËS
Faqja 1 e 1
Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËMIMI THERËS
Enxhi Krasniqi Bardhaj:ERËMIMI THERËS
- pjesë nga novela -
U mata të lëvizja vetëm dorën, deshirorja ta kisha të lirë ...ta kisha të lirë që të mund të rregulloja flokët e tij të shprishura.Në fakt nuk më pengonin se ishin të shprishura,me tepër doja ti përkëdhelja,të prekja ballin e tij ...oh, sa me endje do puthja buzët e tij që kishin marrë formë të fryrë,sikur prisnin puthjen time .Sa me deshirë do e puthja secilën pjesë të fytyrës së tij. Me sa dëshirë do nuhasja aromën e tij si para dy muajsh...
E humbur në ato dëshira shijimesh si në nje film, mu shfaq në mure takimi ynë i parë.Sytë më kishin ngelur të fiksuar në një pikë shumë të vogel e të murme, si duket një mizë kishte lënë gjurmët e saj.
***
Ishte ditë vere!Unë së bashku me Toskën kishim një pauz pune, po ju vinim shitoreve për vizitë.Papritur, siç ishim në buzëqeshje e sipër, rrugën na e preu djali i xhaxhait te Toskës,Tomori.
-Pse jeni trullosur ju të dyja kështu, ku shkoni?-pyeti ai i teri i mbuluar me buzëqeshje.I tillë ishte ai,asnjehere nuk mund ta shifje pa gazin ne fytyrë. Atë e shoqëronte një djalë i hijshëm, por shumë i tërjekun.
Tomori pa nguruar prezantojë shoqeruesin e tij.
Arta!...Ky është Artani! Ai zgjati dorën dhe u përshëndet me mua...Une zgjata dorën dhe ndjeva ngrohtesin e dores se tij.
-Arta jam,thash une, dhe ula sytë që të mos e vërente se një lloj ndjenje do mi skuqte faqet thatanike.
-Artan!...si po të duket këtu në Gjermani, të pëlqen?-pyeti Toska.Sa mirë që pyeti, sepse theu heshtjen që kaploj.
-Bukur më pëlqen!Por pa punë këtu nuk qënka mirë, sepse mbetesh vetëm pothuajse tërë kohën. Mirë që Tomori sot pati të lirë ditën, dhe dolëm pak të shijojmë bukuritë dhe xixëllimat e këtij qyteti.Vërtet është një qytet i madh dhe i bukur.
-Arta!...Lëshoi një thirrje Tomori,Artani është djali i dajës tim.Ka ardhur për vizitë këtu.Do qëndrojë te ne një muaj.Dhe me vetulla e sy beri një grimacë të më ngacmonte, sikur donte të me pyeste; “është diçka për ty, apo jo”?
Unë u ndjeva ngushtë! Të them të drejtën Artani nuk ishte për tu sharë, bile ishte për tu admiruar.Kishte një fytyrë rrumbullake dhe mollëza të thekësuara.Buzët i kishte të mbushura,ndërkaq në mes të mjekrës kishte një gropëz të vogël, që e bënte të veçantë.Ishte me i gjatë se unë një kokë, sytë i kishte si liqeni i kthjellët,koke të ngritur krenarisht mbi qafën e bardhë.Flokët e gjatë ja mbulonin paksa qafën e gjërë, dhe ishin paksa me krela.Mu shfaq si agu i mëngjesit,i bukur si një lis me kurorë, shkëlqimtar si dielli,por dhe i tmerrshëm në shikim, si një thikë që shpon, ose të paktën mua më ngjau ashtu...
Arta Elezi!....më përmendi nga kujtimet një zë femre që thirri emrin tim.Zëri më erdhi sikur të vinte nga një bunar i thellë dhe me një ushtimë si nga një shtëpi e braktisur.Ktheva koken në drejtimin nga më vinte ai zë.Tek dera gjysmë e hapur qëndronte një moter medicionale.Ajo nuk ishte as mbrenda e as jashtë dhe nga aty filloj sërish të flasi.
Mjeku kryesor do jetë dhe gjysmë ore këtu!...Ju, duheni të jeni e përgatitur për një kontrollë të përgjithshme!-tha me një zë të prer dhe pa pritur përgjigjen time iku.
Mua me mbet fjala "Faleminderit"ne fyt,sepse ajo veq mbylli deren.
E cuditur mbeta me kokë të kthyer nga dera dhe nuk e di ,si vrima e celesit të deres me fyti serish në filmin tim.Si nje flutur që humb rrugën hyra në atë vrimë celesi me kujtimet e mija.
* *
Tomori, Toska dhe Artani vendosën që dhe këtë mbrëmje të dalin në lokalet e mbushura me të rinj, dhe të argëtohen ashtu si një mbremje më parë.Unë e ndjeja veten të lodhur nga dita e sotme.Noti në detin e gjërë e kishte lodhur pak trupin tim, tek ishim ngjitur mes shkëmbinjsh dredha dhe të thepisur. Udhëtimi ynë ishte plot të papritura.U gjendëm në një si terras shkëmbi, që rrinte thikë mbi gji të detit,më tej futeshin në grykë të thella.Atje shkëmbinjtë ngriheshin mes njëri – tjetrit, dhe njëri shkëmb i zinte tjetrit pamjen e brigjeve,ndërsa dielli mezi depërtonte deri në fund të luginave.Nuk kisha parë kurr vënd me brigje e peisazhe kaq të bukura.E dehur nga fëshfërima e erës neper grykë, dëgjoja luftën e balsameve detare dhe thirra që të notonim.Gjithçka ishte e përhimtë, e çelët,thuajse e bardhë si qumesht.Të gjitha këto ma kishin marrë fuqinë,por dhe dielli i fortë kishte bërë punën e tij.Kishte rrahur supet që tani me dukeshin se isha përvëluar nga uji i valë.Ngacmimet e Tomorit me rëndonin me shume.Ai tërë kohën bënte ngacmime në formë shakash, por mua me dukeshin si përpjekje, që unë dhe Artani të afrohemi sado pak.
Por si duket nuk do mbes vetëm.Artani vendosi të qëndronte me mua,edhe përkunder përpjekjes që bëra për të mbetur vetëm.
Ato përpjekje ishin të kota. Unë desha të vishem dhe të ik me ta, por ata do rrinin deri vonë.Me duhej të qendroja, por dhe nuk doja të qëndroja...
Ishte hera e pare që ishim vetëm në një dhomë hoteli buzë bregdetit.Pamjet nga xhamat e dritares ishin marramëndëse.
Pasi ikën ata, unë mbeta e trullosur para dritares.Që të fshihja shqetësimin tim zgjata dorën dhe hapa derën e ballkonit.Me këmbë të zbathura dola jashtë.U mbështeta për rrethojën e ballkonit dhe shija poshtë.Zhurma e valëve te ishte aq pranë,aq afër,sa degjohej si fërkoheshin brigjeve.Dëgjohej sikur përshkonte mespërmes dhomën.Më dukej se përkëdhelnin trupin tim me atë zhurmë, me ato valë,në rrugetimin e tij. Dallgët largoheshin dhe vinin përsëri të freskonin trupin tim.Një kohë të gjatë ngela aty, me preteks se mos i shihja Tomorin dhe Toskën.Përpiqesha të bëja diçka, por çfar të bëja ?...
Ndjeva se shputat e mia shkelnin në rërën që kishim sjellur sot nga plazhi.Nga nxehetesia që ndjeja ngrita njërën këmbë dhe bëra lëvizje në formë të ledhatimit për këmbën tjetër. Më ra ndër mënd të hyj mbrënda dhe të marr një palë sandale, që të mos me digjej lëkura e shputës. Edhe betoni i ballkonit kishte thithur ngrohtësi të madhe nga rrezet e diellit.Dukej si të ishte shndërruar në furrë ku piqen picat.Por këmbet e mia nuk ishin pica,prandaj me duhej une ti mbroja, sepse ato nuk kanë gojë të flasin.Duke bërë hapa të mëdhenj për të mos i djegur shputat, dhe pa parë fare arrita te dera e ballkonit, ndjeva një pengese.Ai qëndronte te pragu i derës.Ngrita kokën ngadale.Vështrimi u ndesh ne trupin e tij. U pamë në sy!O Zot ,u ndjeva ngushtë!Isha ngjeshur në trupin e tij, si një zog i vogël pule që kërkon ngrohtësin e mamasë.
Vështrimi i tij i butë mori trupin dhe mëndjen time.I tërë trupi me dridhej, si trupi i një qëngji të posalindur qe mundohet të hedhi hapat e parë.O zot ! Çfar ndodhte me mua?Pse gjithë ky shqetësim dhe kjo drithërimë?Pse i frikësohesha afrimit të tij?Mbeta e gozhduar duke biseduar me ndërgjegjen time. Një statujë që nuk leviz.Një statujë që pret vizitorin të vije ta vështrojë, dhe të magjepset nga gdhendja që ka bërë artisti që e ka krijuar.Trupi im kishte marrë formën e një kukulle që pozon në vitrinën e një dyqani mode.Por unë nuk isha kukull!Pse qëndroja kështu ?
“Merre veten Arta !...ndëgjoja zërin tim të mbrëndshëm !Po me thuaj si ta marri veten para tij, i beje pyetje ndergjegjes sime? Desha të bëj ca hapa pas,por më ndërpreu dora dhe zëri i tij.
-Arta!...Të paska djegur dielli sot! Me duart e tij që për atë moment mu duken të mrekullueshme dhe të përkryera, preku supin tim të djegur.
-Uaaaaaaaaaaa!...Mos,më themb!-u u tërhoqa me nje grimacë dhembjeje në fytyrë.Nuk e dija në e bëja këtë grimacë nga dora e tij, apo nga djegja e këmbëve që qëndronin akoma në betonin si furrë të taracës..
Duke afruar kokën pranë gojës sime me pyeti me një zë të ulet, në doja që të më vinte krem në supe.Ndoshta do të të ndihmoj sadopak - tha ai, dhe tërë kohën qëndronte afër buzëve të mia.
Lëshoi parmakun e derës së ballkonit dhe drejtoi dorën e tij nga fytyra ime.Zgjati gishtrinjtë dhe preku buzë time, pastaj uli kokën dhe puthiti buzët e tij me buzët e mia,sikur donte të maste temperaturën e tyre. Unë nuk kisha temperaturë,ndoshta edhe kisha, por jo temperaturë sëmundjeje, kisha ethe, ethe dashurie, ethe ngacmimi.
Ç'ndjeva?...Ç'pashë?...Me kujtohet se ato që ndjeva, së pari nuk i shpreh dot me fjalë, se gjuha dhe mëndja ime nuk ishin mësuar të përmendnin ndjenja të tilla.Ato shkonin për merkulli me gëzimin që po ndjeja atë çast.Shpirti më ndjente përndezje.Nuk isha më syçelët,një tipar që karakterizonte personin tim. Ku u tret syçeltësia ime? Si ta riktheja ?Do desha ta rikthej?!...
Kisha të veshur një fustan të shkurtë,të hapur mjaft paturpësisht te gjoksi.Flokët i kisha ngritur lart që të mos preknin supet e përzhitura nga dielli.Edhe ai kishte pantollona të shkurtëra ngjyre ushtari, dhe një bluzë të hollë pa mëngë.I rrinte bukur dhe mund të shihja muskujt e tij në duar.
Ashtu e puthitur pas trupit të tij, ai më rrembu dhe më shumë afër vetes, sikur donte të më fyste të tërën në shpirtin e tij. Sikur nuk ngopej vetëm me puthitjen e trupave.Humbëm mes puthjesh dhe ledhatimesh.
Në puthje e sipër mori trupin tim si të ishte fletë e lehtë në krah, dhe filloi të ecte nëpër dhomë.Dhoma ishte me mure të bardha,perdja prej pëlhure valëzonte.Në mes të sallonit qëndronte një harkim muri që ndante atë nga dhoma e gjumit. Lamë ballkonin që kishte rrethojë me parmak të bardhë, dhe u gjendëm në dhomën e gjumit.Aty më lëshoi nga krahu, por jo nga trupi i tij. Me duart e buta dhe të mrekullueshme, si të ishin duar të një magjistari që shërojnë,rrezojë ngadalë pjesën mbajtëse të fustanit tim.Fustani si një valë deti rrëshqiti ngadalë nëpër trupin tim si një puthje e lehtë, dhe u mblodh poshtë te këmbët e mia.Mbeta para tij si do jetë shfaqur Eva para Adamit në kopshtin e Edenit.....
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi