Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:ÇFARË THANË TRËNDAFILAT

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:ÇFARË THANË TRËNDAFILAT Empty Hyqmet Hasko:ÇFARË THANË TRËNDAFILAT

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 31, 2011 1:02 am

Hyqmet Hasko:ÇFARË THANË TRËNDAFILAT 393203_333533453342283_100000568930657_1249441_1196749035_nHyqmet Hasko:ÇFARË THANË TRËNDAFILAT 370846_100000568930657_1507365922_n

Hyqmet Hasko

ÇFARË THANË TRËNDAFILAT

Çfarë thanë trëndafilat atë natë,
kur rrënjët e tyre u skuqën me gjak,
u trishtuan nga dhembja për bahçevanin
u çuan lajm gjithë luleve zi te mbanin.

Ai gjithë jetën lule dhe trëndafila mbolli,
dhe me zemër ua dhuronte të gjithëve,
me sharmin e dashurisë jetën mbështolli
askujt si bëri keq,respekt nga zemra i rridhte.

Por një dorë tinëzare një plumb i dërgoi,
dhe në mes të bahçes atë e vranë
dhe dhembja në gjithë gonxhet shkoi
trëndafilat u kuq me gjakun e tij ngjajnë.

Kaloj tek ajo bahçe dhe po shikoj,
se aty një trëndafil me shumë lulëzojë,
i marr ere dhe gjoksin ma kundërmon,
jemi të atij ne, shpesh më thonë.

Po çfarë thanë tjetër trëndafilat,
kërkuan që dhe te varri i tij të lulëzojnë,
çuan haber edhe pyjeve tek bilbilat,
që ai të këndohet me këngën që jetojë.

Po çfarë thanë trëndafilat për xha Rizanë,
se gjakun e tij fletëve për jetë e kanë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi