Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Isak Havolli:PARANDJEJ

Shko poshtë

Isak Havolli:PARANDJEJ Empty Isak Havolli:PARANDJEJ

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 31, 2011 1:40 am

Isak Havolli:PARANDJEJ 370487_1781412499_2029112597_n
Sonte në Podujevë me vota të fshehta poezia e Isak Havollit me titull "Parandjej" dhe që i kushtohet Dr.Ibrahim Rugoves, mori vendin e parë.

Isak Havolli:PARANDJEJ
-Presidentit historik të Kosovës, z.Ibrahim Rugovës
Isak Havolli:PARANDJEJ 220px-Ibrahim_Rugova
Kësaj dite i duhet
Edhe ylli i zgjimit tënd

Rrugën përtej sëmundjes
Dikush duhet ta rrëfejë

Në muret e shpresës
Pasqyrat janë ndryshkur

Asaj që s’i ndryshon fytyra
Nuk i bëjnë fotografi

Fushës i është thënë të buzëqeshë
Edhe kur bie breshër edhe kur rrufetë qëllojnë

Ky ujë zor të bëhet lumë
Secili breg po ruan krahun e vet

Kësaj dite s’i duhet mot i lig
As jehona e bubullimës
Diellin dritëdhënës i premtuam

Rrugën përtej sëmundjes
Dikush duhet ta dëftojë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi