Berisha: Zgjedhjet nuk i shtyj asnje dite, gati kartat
Faqja 1 e 1
Berisha: Zgjedhjet nuk i shtyj asnje dite, gati kartat
Berisha: Zgjedhjet nuk i shtyj asnje dite, gati kartat
Nga Koha Jone
Kryeministri Sali Berisha, ne nje interviste ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, perballe nje paneli gazetaresh, eshte shprehur me se i bindur se nuk ka ndermend te shtyje zgjedhjet. Duke paralajmeruar se do te plotesoje te gjitha standardet dhe ne sfiden elektorale do te hyhet me karta identiteti dhe pasaporta. Berisha ka kerkuar qe Rama te jape doreheqjen si kryetar bashkie, qe te hyje ne gare elektorale me te, nderkohe qe nuk ka munguar qendrimi i prere se s'ka asnje lloj marreveshje zgjedhore me socialistet. Ai eshte shprehur dhe per anetaresimin ne NATO, marredheniet me Presidentin Topi, luften kunder korrupsionit dhe preferencen e tij per Bumcin ne krye te PD se Tiranes. Nderkohe sulmon kryeprokuroren, Ina Rama, e cila sipas tij po keqperdoret, si nje parti politike.
Vazhdoni te besoni qe hyrja ne NATO eshte merite e kesaj qeverie, jo e te tjerave?
Hyrja ne NATO, ishte nje gezim dhe per qytetaret e thjeshte. Sepse ne, per me shume se kushdo tjeter, kemi nje histori te dhimbshme me rrezikun dhe rreziqet, sa asnje komb tjeter. Imagjino fuqite me te medha te botes, kundra nesh vite me pare, se nuk kishte shtet, por vetem atdhedashuri. Instinkti i sigurise dhe i mbrojtjes, ka bere qe shqiptaret ta ndjejne deri ne palce gezimin e ketij momenti. E kane sepse vuajten me shume se cdo komb tjeter per sigurine. Vetem para 10 vitesh, pothuajse gjysma e tyre, u perzu, u dogjen e u poqen njerez, qe banonin ne shtepine e tyre. Nuk do te kene me keta te rinj, historia te tilla. Ne kemi pasur nje problem te tmerrshem. Nje arkive te zeze te krimit nga regjimi. Kur vendet e tjera ndertonin vlera, ne ndertonim mjerim dhe bunker. Krijonim kampet e burgjet me te tmerrshme. Duke sjelle ne bote lajmet me te papranueshme. Kjo eshte nje mbyllje, e ketyre kapitujve. Diten qe u ngrit flamuri NATO-s, iu referova martireve te kombit. Pa ta ai flamur nuk do ishte kurre aty. Pa ata qe sakrifikuan ne perballje me regjimin komunist. Reformat jane nje proces i vazhdueshem. Me '92, kam kerkuar anetaresimin ne NATO, kur vendi ishte ne mjerim.
Para 2 ditesh, RD u hap me titullin "Berisha ngre flamurin shqiptar me lart ne histori"?
Te garantoj se nuk i jap asnje titull asaj gazete. Mos me krahaso mua me ate zoterine tjeter. Une shkruaj kur dua vete, po, por nuk jap tituj. Ndonjehere me emer, ndonjehere me pseudonim, une shkruaj. Por s'jam marre me tituj. Po te dua e bej, por une se bej se kam koncepte te tjera. Ne nje vit, ka pasur raste se kam shkruar 150 artikuj, ca me emer ca pa emer.
A mendoni se politika shqiptare, e ka vonuar me defektet e veta, integrimin e Shqiperise ne NATO?
Ne menyre te padiskutueshme ndikoi kriza financiare. Kriza aktuale, eshte simoter identike me ate qe perjetuam ne kohe me pare. Eshte babezia njerezore, ajo qe e krijoi krizen. Kriza e sotme para se gjithash eshte krize morale, pasojat jane ekonomike. Joshja per t'u pasuruar e babezise ka ndodhur. Ne rastin tone, njerezit nuk kishin njohuri financiare. Tek ne u tha se qeveria i mori parate, e u besua se i mori parate. Deri me '96, nuk ka pas asnje shkrim apo shkrese, ne lidhje me pasojat e krizes. Me 96, Shqiperia u vleresua si e pershtatshme per te nisur negociatat per Stabilizim Asociimin. Krimi dhe korrupsioni ishin dy mure qe bllokuan procesin. Une kam pasur rastin te shkoj ne Keshillin e Atlantikut. I raportoja dhe njoftoja se cfare kemi bere. Ishin reformat dhe mbeshtetja e Bush qe luajten nje rol percaktues ne kete anetaresim.
A ndjeni faj brenda vetes, si lider politik, per shkak te ngjarjet e Shqiperise ne rremujat '91-'92, burgosja e liderit te opozites, trazirat e '97, ngjarjet e '98 dhe menyra si e bete opoziten?
Dhe vendet me demokratike perballen me protesta, fenomene te tilla. Por e rendesishme eshte qe ato nuk ndryshojne kursin. Shqiperia ne '92 ishte nje vend me nje inflacion 3 shifror. Me nje renie ekonomike -40 per qind, me nje papunesi 80%. Kur kaloja nga shtepia ime per ne zyre, e shihja sheshin me njerez pa pune, ishte nje skene e rende. Kjo Shqiperi, ne saje te reformave te thella, ia doli ne '95, te ishte me rritje ekonomike dy shifrore. Arriti te dyfishoje te ardhurat. Ia doli qe 80% te prodhimit te brendshem, te vije nga sektori privat. Keto jane shtyllat mbi te cilat u zhvillua Shqiperia. Konferenca e paqes, kishte nje dritehije te rende. Ekzistenca e shtetit shqiptar, u vu ne pikepyetje. NATO eshte e rendesishme, se ne i kemi lirite e garantuara.
Pse nuk u festua dhe ne Kosove?
Une di se kam marre urimet me te perzemerta nga drejtuesit e Kosoves. Jam i bindur se gezimi ka qene. Ishin urime vellazerore.
Si do ndikoje per Kosoven hyrja e Shqiperise ne NATO. Si do ndikonte nese do te kishim nje konflikt me Serbine?
Kosova deri dje, para 3 ditesh, ka qene shume me e sigurte se Shqiperia dhe vazhdoje te jete e sigurte.
Mjaftojne keto qe jane arritur, qe Berisha te jete i qete dhe pse mund te mos formoje qeveri pas zgjedhjeve te 28 qershorit?
Perparesia ime absolute eshte zgjedhje te lira dhe te ndershme. Po s'mund te gjesh njeri te tille qe shqiptaret te besojne me shume se une, e t'u besoj me shume.
Ka lidhje NATO me anetaresimin ne BE, dhe me liberalizimin e vizave?
Anetaresimi ne NATO eshte nje platforme me nje pakt pozitiv, per te gjitha proceset e ardhshme pozitive per kete vend. Anetaresimi mbi te gjitha eshte besim per Shqiperine dhe shqiptaret. Besim nga BE, investitore e institucione nderkombetare. Nuk them se jane procese te njejta. Anetaresimi ne BE eshte me kompleks, por un u them shqiptareve, eshte se eshte proces i pandalshem. Dy faktore nuk e pranojne ngutjen ne BE. Kriza ekonomike, qe po rrit papunesine. Se dyti, procesi i Lisbones. Pasi Kushtetuta ne te cilen u punua 7 vjet me intensitetin me te madh, u hartua Traktati i Lisbones. Une ju garantoj se procesi i liberalizimit te vizave, ju siguroj se do te jete gjashte mujorin e dyte te vitit, pra ne mandatin e dyte te qeverise, ose gjashte mujorin e pare te vitit te ardhshem. Nuk ka qene nje proces i thjeshte ne kishim mungese njohurish per procesin e tenderimit per kartat e identitetit. Do votojne te lire shqiptaret. Detyra e cdo qeverie eshte te luftoje varferine dhe ne e beme. Do eci me vendosmeri deri sa te barazoj pensionet e fshatit me ato te qytetit.
Topi mungoi ne ceremonite e zhvilluara ne Tirane, mos ka ardhur pas ndonje qejfmbetjeje nga deklaratat tuaja ne Strasburg?
Si mund te pyetem une per protokollin e te tjereve, s'jam shef i protokollit. Ne NATO ishin kryeministra. Republika ku Presidenti perfaqeson qeverine, eshte presidenciale. Ne republikat parlamentare, shef i ekzekutivit eshte kryeministri. Ka nje perjashtim te vogel, kur Presidenti zgjidhet nga populli.
Arsyeja juaj e mungeses ne koncert?
Arsye personale. Kisha arsye te tjera.
Kjo ftohje eshte parimore apo personale dhe a sjell pengese kjo?
Nuk ka pengese. Kam nje marredhenie korrekte dhe institucionale me Topin
S'duhet te mbante fjalim Topi dhe duhet te ishit ju kryesori ne ceremoni?
Kjo eshte praktike normale e NATO-s, e cila nuk ndante kohen ne dysh. Ne respektuam kohen qe kishim.
Duket se ju keni probleme me Presidentin, me Prokuroren e Pergjithshme, me kreun e KLSH-s etj. Pse ndodh kjo?
Kam marredhenie korrekte dhe institucionale me Presidentin. Por ne jemi republike Parlamentare, marredheniet jane shume normale edhe kryetarin e SHISH-it dhe me kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit. Eshte hera e pare kur une pranoj me urdher administrativ kontrollin e administrates nga KLSH. Ka nje problem me Prokuroren, nuk eshte problemi im me te, eshte problemi i keqperdorimit te saj ekstrem, si nje parti politike. Nese akuzon nje minister per nje dem prej 260 milione eurosh se ke mashtruar qeverine, kjo eshte e papranueshme. Ajo nuk me ka akuzuar mua si Sali Berisha, ajo ka krijuar nje gje qesharake, sepse aktet normative kolektive nuk gjykohen. Une kurre nuk kam gjykuar nje VKM te Nanos.
Ka nje kaos per kartat e identitet duke nisur nga penalitetet, uljen e cmimit, shperndarjes dhe kerkeses se opozites qe kerkon karta falas etj. Ne rast se do te kemi nje kerkese per bojkot te zgjedhjeve ose shtyrje nga ana e opozites si pasoje e kartave, cili do te jete qendrimi juaj?
Eshte normale qe opozita ta shoh me lupe procesin zgjedhor, une kam mirekuptim per kete. Se dyti une shpreh keqardhje se kreu i opozites nuk ka bere asnje thirrje qe qytetaret te marrin kartat. Ka bere shume thirrje dekurajuese, por jo per te marrin kartat. Une nuk mund te pranoj ta jap karten falas per ata qe kane rroga normale. U bene skontimet e para dhe te dyta, une besoj se karta 2 mije leke nuk perben nje barre per ata qe do ju jepen. Pse jane shtuar ne skemen falas romet dhe egjiptianet? Sepse ka nje statistike, e cila thote se varferia ne keto kontingjente eshte tre here me e larte se ne kontingjent e tjera. Po keshtu ne tani po ju regjistrojme femijet, sot eshte dekada e romeve dhe egjiptianeve. Tashme u be dhe transporti, sepse ju e keni te veshtire ta perceptoni largesine mes komunave. Do te marrin karte te gjithe qytetaret shqiptaret, ne garantojme se kemi mundesite e plota. Po analizojme aplikimet e javes se fundit. Procesi eshte transparent dhe i monitoruar. Ndersa persa i perket zgjedhjeve, nuk pranoj t'i shtyj asnje dite, po te doja ta beja, e kisha bere.
Po per protokollin e vizites ne diten e anetaresimit ne NATO?
Protokollin e ben vendi. Ne NATO eshte normale qe ishte Presidenti dhe Kryetarja e Kuvendit, ne nje moment te tille historik dhe une kam qene dakord me kete perberje. Nuk kemi bere figure negative.
Me sa per qind te kartave pretendoni t'i pajisni qytetaret deri ne zgjedhje?
Une dua t'ju siguroj se kartat e identitetit per te gjithe ata qe duan ta marrin dhe jane pa pasaporta do ta marrin te gjithe.
Kur keni hyre ne zgjedhjet keni hyre me sloganin zgjedhje te pastra, mendoni se po dilni me duar te pastra?
Nese i referohemi whatchdog-ut me te rendesishem kunder luftes kunder korrupsionit ne na ka shpallur kampione. Jane 4.2 miliarde dollare me teper ne arken e publikut, me te cilat eshte bere rritja me e madhe e rrogave dhe pensioneve. Jane bere kantier te gjitha rruget e Shqiperise dhe jane ndertuar me mijera shkolla. Po mos te kete qene kjo lufte, keto do te ishin fjale ne leter. Ne kemi privatizuar korporatat e medha qe kane qene korpuse korrupsioni. Kjo lufte po vazhdon dhe eshte e vazhdueshme. E rendesishme eshte se eshte konsoliduar koncepti dhe ideja. Hoqem 2/3-at e licencave, po krijojme "one stop shop" per ato qe kane ngelur. ARMO ne 2004 ka dale ne privatizim dhe eshte vleresuar 10 milione dollare, ne kompania e pare na dha 130 milion dollare, e dyta 100 milione euro. E gjithe kjo zhurme ndodhi pasi Tajvani nuk mori tenderin dhe Rama orkestroi median per t'iu kundervene ketij privatizimi. INSIGU eshte rentabel, kompania qe solli oferten me te mire, pati disa kerkesa qe ne nuk mund t'i pranonim, por nuk patem asnje humbje nga kjo.
Gjate te gjitha sondazheve keni perparesi nga partite e tjera. Jeni te sigurt se nuk do te lidhni koalicion me PS-ne per te formuar qeveri?
Eshte njesoj si te kerkosh eskimez ne shkretetire, nuk ka asnje aleance me socialistet.
Ju duhet te vinit ne fund te prillit ne Kosove, po tani kemi marr informacione se do te vini ne muajin Maj. Pse nuk vendosni per te ardhur?
Ne Kosove jam cdo dite me shpirt, se kur do te vij fizikisht eshte nje tjeter ceshtje. Do te shkoj kur te rrezohet "muri i Berlinit", d.m.th., kur te hapet tuneli ne Kalimash.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Berisha: Zgjedhjet nuk i shtyj asnje dite, gati kartat
Pozicioni i FMN-se eshte per te mos rritur pagat dhe pensionet kete vit. Do ta degjoni?
FMN ka si prioritet stabilitetin financiar, ka nje kontribut historik ne vendet tona. Ne dialogojme me te ne menyre permanente, ka qene kundra uljes se taksave por ne i kemi miratuar. Absolutisht do te rris pensionet dhe pagat, e verteta eshte se "kejnesi" sado i kritikuar ka tendenca per tu kthyer drejt tij. Nuk ka asnje lidhje me zgjedhjet, sepse cdo vit kam pasur keshillen per mos i rritur dhe kjo ka qene nje kerkese e drejte.
Po kritikat e Bankes se Shqiperise si i shikoni?
Kur kemi bere kete buxhet kemi vendosur 300 milione dollare kontigjence dhe nuk jane pershire privatizimet per perkujdesje. Kete vit kemi realizuar te ardhurat 7% me shume se viti i kaluar. Ne i kemi parat. Eksportet nuk kane as 2% renie.
E pranoni shifren e FMN-se per rritjen ekonomike per 2009-en?
Une pranoj shifren sipas perllogaritjes time, kam nje eksperience te gjate ne kete fushe. Ka pasur falsifikime te rritjes ekonomike, sepse ke me mijera ndertime te reja. Une nuk mund ta them sot sa do te jete rritja ekonomike, por do e ndjek situaten.
Rritja ekonomike 7%...?
Ne dogana ka nje rregull, por ne teresi, dogana-tatime, rritja eshte 7%. Pse eshte renia? Ka lidhje me cmimin e grurit. Ka lidhje me cmimin e naftes. Qe te preket konsumi duhet te ulen rrogat, duhen ulur pensionet. Mallrat e luksit jane luks. Nga njera ane pelqeni luksin, nga ana tjeter doni ta quani veten borgjez.
Si i shihni zgjedhjet ne Partine Demokratike ne Tirane...?
Eshte nje gare e hapur. Ka nje statut qe eshte kryesia ajo qe perzgjedh. Te jeni i sigurt qe baza do te jete ajo qe votoje dhe ka kandidatura te shkelqyera, sic eshte zoti Bumci.
Do ta pranoni Mustafajn?
Jo, nuk mund te perjashtohet. Kur e keni pyetur ju eshte pergjigjur se eshte keshilluar me statutin, ai e parashikon.
Ju keni nje marreveshje paraprak qe pas zgjedhjeve do t'u ofroni poste atyre?
Kemi nje ligj qe vajzat dhe grate shqiptare duhet te kene nje perqindje te caktuar ne parlament. Shpresojme t'ia arrijme. Marreveshja me aleatet ka qene kjo, votat qe marrin t'i kene deputete. Nese nuk plotesojne deputete, mund t'i fusim ne Qeveri. Ne listat e PD-se nuk fusim deputete.
Problemi i rritjes dyshifrore ekonomike, a mund te na jepni me shume argumente?
Kam folur per rritjen dyshifrore kur Institutit te Statistikes te ciles une i besoj, ka bere fjale per nje rritje dyshifrore. Parashikimi eshte i nevojshem, por mbrojtja e parashikimit eshte i veshtire. Po ta krahasosh me vendet qe shkojne -5 dhe -7, po ta krahasosh me vende qe detyrohen te ulin me 10% rrogat, kjo situate nuk eshte ne Shqiperi.
Kur do te hapet rruga Durres-Kukes?
Para zgjedhjeve dhe do ta ftoj dhe zotin Edi Rama te vije ne ate inaugurim, sigurisht edhe zotin Thaci.
A kane te drejte studentet te vazhdojne masterin 2-vjecar jashte shtetit?
Nese njihet diploma e 3-vjecarit, nese kurrikulat jane te ngjashem me fakultetin ku shkon, kjo s'ka asnje arsye per te mos u njohur.
Konstatohen radhe ne zyrat per te aplikuar per pajisjen me leternjoftime dhe nga ana tjeter ato nuk terhiqen, si e shpjegoni kete fakt?
Di qe jane prodhuar dhe shperndare shumica e tyre. Tani mund te kete probleme ne radhe apo pengesa, mund edhe te ndodhe.
A mendoni se do te zhvillohen zgjedhje te ndershme kete vit?
Plotesisht.
Cfare duhet te behet qe te pranohemi ne BE?
Gjeja e pare qe mund te bejme eshte te marrim kartat dhe te deshmojme nje proces te perfunduar, dua t'ju garantoj qe ky eshte nje proces i pandalshem dhe aplikimi eshte i pandalshem.
Korrupsioni, si e vleresoni shkallen e tij aktualisht?
Eshte i pacrrenjosur. Eshte gabimi me i madh nese ne luften kunder korrupsionit perpiqesh ta tjetersosh ate, ne kemi arritur rezultate impresionuese. Natyrisht nuk mund te kete zhdukje totale.
A do te ndikoje ftohja me Presidentin e Republikes ne zgjedhje?
Duhet te jemi larg cdo mendimi se zotin Topi kjo mazhorance e votoi per President per qellime elektorale. Qytetaret shqiptare do te ndikohen teresisht mbi programin qe do te paraqitet. Vota nuk jepet per ato qe jane bere deri me sot. Do te kerkojme voton per te fuqizuar arsimin, per te vazhduar rritjen e rrogave dhe shume gjera te tjera. Nuk do te kerkojme vota per hyrjen ne NATO por per heqjen e vizave.
Jeni ndikuar nga Argita, vajza juaj, per emerimet e bera?
Raporti im me vajzen eshte prind-femije. Ka avantazh te nje tradite familjare, ne te cilen e verteta eshte se perparesi kane pasur me shume grate se burrat. Por, vajza ime eshte ne aktivitet privat, ne menyre absolute nuk merret me as edhe nje aktivitet publik. Mund ta angazhoja ne aktivitet publik, do te ishte normale, por zgjedhja e saj eshte aktiviteti privat si studio ligjore. Ne kete aspekt ju garantoj qe nuk ka as edhe ndonje nderhyrje, ne asnje vendim te vetem, prej saj. Shpeshhere ne fushen e saj po te ishte ne sektorin publik do t'i kerkoja vendime. Ajo eshte civiliste, me se shumti, ndjek te drejten tregtare, por une realisht nuk mbaj keshilltare te ketij lloji dhe pse kjo praktike ekziston.
Cili eshte reagimi juaj mbi deklaratat e Ramiz Alise ndaj jush...?
Pse nuk thote gje ai per masakren e Tivarit, sepse ai, Ramiz Alia di cdo gje per masakren. Pse nuk flet per to. Pse nuk i pyesni ju per keto qe kane ndodhur.
Evropa thote mos aplikoni, ndersa ju thoni do te aplikojme si vend kandidat per ne BE?
Ka vende qe thone se nuk eshte koha, ka te tjera qe thone paraqisni kerkesen. Por une them nje gje, ne teresi une kam nje ujdi me shumicen e atyre qe kam biseduar. Cila? Per shqiptaret procesi duhet te jete i pandalshem, i bazuar ne merite. Kjo vjen ne perputhje me deklaraten e Selanikut, te Samitit Evropian, qe ua ka sanksionuar kete perspektive te gjithave vendeve te Ballkanit. Nuk me shkon mendja t'i them qe miratojeni dhe pastaj te bejme zgjedhjet. Jo. Por ne do te bejme zgjedhje normale. Pse aplikojme? Sepse ne kemi ratifikuar MSA-ne. Aplikojme sepse KE ka dhene drite jeshile per aplikimin, aplikojme sepse ne i jemi pergjigjur me mundesite tona Bashkimit Evropian. Nuk hyme ne shtepi pa trokitur.
Zevendeskryeministri Pollo deklaroi qe aplikimi do te jete brenda ketij muajit?
Aplikimi do te behet ne ujdi me BE-ne. Evropa eshte bashkim i 27 vendeve, mund te mos kene mendje te njejta.
Ka kosto aplikimi apo mosaplikimi?
Kjo opozite me thoshte mua qe te aplikonte ne shtator, gjate presidences franceze. Ne kemi durimin tone te behen zgjedhjet, ka edhe disa momente te tjera. Asgje nuk behet pa nje marreveshje paraprake me kreun e Presidences se BE.
Ka zera qe Cekia ka rene dakord edhe per daten me ju?
Ne lidhje me procesin e pandalshem, pergjigjen me te shkelqyer e ka dhene Merkel, e cila tha se eshte nje proces qe ka rregullat e veta. Interesi me i madh aktualisht, eshte qe te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme.
BE kerkon me shume mireqenie se NATO qe kerkon vetem ushtri me te mire?
Nuk ka qellim me te madh se sa ajo qe thate, ndryshimi jetes se qytetareve shqiptare, si gjeja me kryesore.
Ceshtja e prones, zgjidhja si shihet nga ju?
Ceshtja e pronesise po merr nje zgjidhje, sidomos nisma e re per te kompensuar pronaret me troje turistike. Mbi 170 mije banesa kane gati cdo dokument legalizimi. Kjo eshte me se e qarte. Nuk e kemi filluar me pallatet. E kemi filluar me ndertimet, me te gjitha njelloj.
Kartat falas po jepen nderkohe qe nuk leshohet certifikata pa paguar taksen. Ju duket nje paradoks?
Do te ndeshkohen ata punonjes te gjendjes civile qe nuk e leshojne certifikaten perqytetaret pasi nuk eshte e lidhur zyra e gjendjes civile me zyren e taksave.
Cfare do te behet me shqiptaret ne Evrope dhe qe jane ilegale, do te pajisen me karta ne shtetin ku ndodhen?
Nuk do te mund te behet. Mund te shihen mundesi te tjera.
Prania e shamise ne shkolle thyerje e laicitetit?
Une mendoj se kjo ceshtje duhet te zgjidhet. Ne teresi ne shkolla, duhet te kete tolerim. Per universitetet nuk ka nje uniforme dhe une kam qene i hapur, sado qe e quaj trashegimine me te shkelqyer tonen laicizmin, por edhe t'ia perplasesh deren se vendos shamine, nuk mendoj se eshte ajo zgjidhja. Une trashegimine me te shkelqyer te ketij kombi quaj tolerancen fetare dhe laicizmin, por te shkohet, ja ku jane te gjitha vajzat nuk mbajne shami, ndaj mendoj se eshte me mire dialogu. Mendoni, ku e coni ju kete femije pa shkolle, duke ua mbyllur deren.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi