Baki Ymeri: Magjia e Krishtërimit dhe drita e dashurisë
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Magjia e Krishtërimit dhe drita e dashurisë
MAGJIA E KRISHTËRIMIT DHE DRITA E DASHURISË
Nga Baki Ymeri
Kontakti me Krishtërimin e ka fisnikëruar botën. Dielli e ndriçon botën dhe bota e ndriçon Diellin gjatë kësaj feste të bekuar. Zoti me këtë rast zbulon se Dielli dhe Yjet dhe besimtarët nuk e harrojnë. Judaizmi është një mision biblik që e ka transformuar historinë e humanitetit duke i ofruar një simbol të mirësisë, solidaritetit dhe dashurisë. Magjia e dritës gjatë Krishtlidjeve duket edhe gjatë natës, së bashku me dritën e dashurisë në zemrat e dashamirëve të njerëzimit. Shenjtëria e gëzimit dhe dritës fillon në mesnatë. Drita fizike na mundëson ti vërejmë gjërat, dhe drita e mëndjes që përfaqëson dritën e njohjes, na ndihmon ta kuptojmë Krishtin, dhe drita e shenjtë që përfaqëson rikrijimin e botës. Nata e Ringjalljes është një dritë e shpërthimit të jetës, drita e dashamirësisë ndaj Zotit, ndaj familjes, ndaj prindërve, ndaj fëmijëve, ndaj të afërmve, ndaj njerëzimit, madje edhe ndaj Diellit Demokristian në Austri, Rrënjëve shqiptare në Itali dhe Zemrës Shqiptare në Angli, tre revista të famshme shqiptare që na shpiejnë nga drita në dritë.
Dëshmi historike të krishtërimit shqiptar në Rumani
Sipas një dokumenti të motshëm (Thirrje Shqiptarëve të Bukureshtit), lëshuar nga Zyra e Komunitetit (Pleqësia e Shqiptarëve Orthodhoksë), datuar në Bukuresht më “14 Vjeshtë 1911”, kuptojmë se “Me rastin e ardhjes së At Fan Nolit në qytetin tonë, muarmë leje prej zëvendësit të mitropolitit (të) Ungaro-Vllahisë, Hirësisë së Tij Imzot Theodos, dhe prej ministrit të kulteve, Shquarësisë së Tij Z. C. Arion, për të meshuar shqip në Biserica Doamnei, Calea Victoriei, Palatul Nifon, një nga kishërat më qentrale të Bukureshtit. At Fan Noli do të meshojë pesë herë në qytetin tonë. E para meshë do të mbahet të Dielën që vjen, më 18 Vieshtë e I-rë (shtator), më 9.30 orë të mëngjezit. (Mbrëmësorja do të bëhet të shunë më 6 mbrëmane. Një kor, i drejtuar prej meshkujve të musikës Z. Thanas Dimitrescu, do të këndojë hymniet liturgjike shqip. Pas Ungjillit, At F. S. Noli do të predikojë mi këto subjekte: Të Dielën që vjen, “Porosit’ e Krishtit”; të Dielë, 25 Vjeshtë I, “Prifti i lik”; të Dielën, 2 Vjeshtë II (tetor), “Man i Zaktheut”; të Dielën, 9 Vjeshtë II, “Zëri në shkretëtirë”; të Dielën, 16 Vjeshtë II, “Vdekja e të çmendurit”. E ftuam prej Amerike priftin e parë dhe themeltarin e Kishës Shqipe që të dëgjojmë dhe në Bukuresht meshë dhe predikim në gjuhën tonë kombëtare. Eni pra të gjithë, burra, gra e fëmijë, të dëgjoni! Nga shumica që do të vijë të Dielën në kishë, bota do të kuptojë sa Shqiptarë në Bukuresht duan t’i falen Zotit në gjuhë të tyre.”
Nga një dokument tjetër (Bashkatdhetar i Nderuar, fletërrufe në gjuhën rumune drejtuar edhe Nikolla Naços në adresën Calea Moshilor Nr. 388), qysh në mars të vitit 1911, Komuniteti Ortodoks Shqiptar i Bukureshtit nxjerr në pah të vërtetën se “Pas përçapjeve të Eforo-Epitropisë shqiptare, e zgjedhur nga Zotërinjtë Tuaj, Mitropolia e Rumanisë i ka akorduar këtij Komuniteti autorizimim zyrtar për të patur një lokal të vetin për lutje, në të cilin priftërinjtë shqiptarë kanë rastin të zhvillojnë tërë shërbimin e shenjtë në gjuhën shqipe. Ky favor i veçantë na është lejuar falë njerëzve të shtetit rumun dhe përmes kësaj mënyre ka ardhur koha për kombin shqiptar që të organizohet themelisht në truallin mikpritës të Rumanisë dhe të ketë vatra kombëtare autonome, absolutisht të nevojshme për afirmimin dhe përforcimin paqësor të vetëdijes kombëtare shqiptare. I bëjmë një apel, pra, atdhetarizmit Tuaj të zjarrtë për të cilin keni dhënë dëshmi në të gjitha momentet vendimtare për kauzën nacionale shqiptare, që të keni mirësinë që si Ju, poashtu edhe miqtë Tuaj, krahas atyre që i lusim të intervenojnë me këmbëngulje, të merrni pjesë në mbledhjen e madhe kombëtare që do të mbahet të Dielën, më 13 Mars të këtij viti, në Sallën Eforiei, në orën 2 pas dite, në rend të ditës duke qenë çështja urgjente për të marrë qëndrim lidhur me lokalin e parë për lutje të këtij komuniteti”.
Nga një fletërrufe tjetër (në gjuhën rumune), datuar në Bukuresht më 21 Dhjetor 1909, nga ana e Komunitetiut Ortodoks Shqiptar, kuptojmë se “U bëhet e njohur Anëtarëve të Nderuar të Komunitetit tonë, se Eforo-epitropia në mbledhjen e saj më 20 Dhjetor të këtij viti, është mbajtur nga Zotërinjtë Kristu A. Zhapa (kryetar), Erakle Duro dhe Thoma I. Çami (nënkryetarë), Nikolae M. Koçiu, Vasile Tarpo, Pandele I. Evangjeli, Tënase Kantili, Gjeorgje A. Ciko dhe Nikolae Ionesku (këshilltarë), Andrei Ion Boria (arkëtar) dhe Vasile Zografi (sekretar). Me këtë rast, pranë mijëra falënderimeve drejtuar anëtarëve të Komunitetit dhe një apeli të ngrohtë, që të kenë mirësinë për të marrë pjesë në shërbimet e shenjta të kremteve të mëdha kristiane që po afrohen, në Kishën Shën Gjergji i Vjetër (Calea Moshilor), ku të gjithë do të lartësojmë lutjet tona të bashkuara ndaj Gjithëtëfuqishmit në gjuhën tonë kombëtare.”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi