Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota mirëpret Vitin e Ri 2012

Shko poshtë

Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Empty Bota mirëpret Vitin e Ri 2012

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 01, 2012 10:43 pm


Bota mirëpret Vitin e Ri 2012



Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Londonmain_1430979aBota mirëpret Vitin e Ri 2012 Bota-filloi1

Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 _Taipeh


(I plotësuar) - Viti i Ri u prit me fishekzjarre shumëngjyrëshe dhe urime në të gjithë globin. Londra, që do të organizojë Olimpiket e sivjetshme verore, e hapi shfaqjen e fishekzjarreve me një xhirim të momentit kur kryeqyteti britanik mësoi se ishte zgjedhur si qytet organizator i Lojërave.

Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Londer-lo
Qindra mijëra vetë ishin mbledhur përgjatë brigjeve të Lumit Tamiz për të ndjekur fishekzjarret.


Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Peking

Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Singapur-bs

Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Kuala-Lumpur-l-bs

Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Paris-bs

Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Fotostrecke-76879-bs
Në Berlin, banorë e turistë ishin mbledhur për një shfaqje madhështore shumëngjyrëshe në Portën e Brandenburgut.


Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Tumblr_lx3v6dEDN500

Kryetari i Bashkisë Bloomberg dhe Lady Gaga bejnë një puthje të shpejtë të Vitit të Ri.
Nju Jorku, i cili organizon shfaqjen më të famshme të ndërrimit të viteve në Shtetet e Bashkuara, kishte ftuar emra të mëdhenj në ceremoninë festive, ndër të cilët Lady Gaga dhe Placido Domingo.


Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Nye_ap_--500x380
Sipas njoftimeve, 1 milion vetë ishin mbledhur në sheshin Times Square për të parë globin e kristaltë që shënon sekondat e fundit të vitit të vjetër deri në momentin e ndërrimit të viteve.


* * * * * *
Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Samoa-bs
Viti 2012 trokiti për herë të parë në ishujt Samoa në Paqësorin Jugor, më pas në Zelandën e Re.
Qielli u ndriçua nga mijëra fishekzjarre. Në tërë botën po bëhen përgatitjet e fundit për pritjen e Vitit të Ri 2012. Në qytetin më të madh australian, në Sydney është çdo gjë gati për një natë të çmendur. Australianët dhe qyteti port i tyre Sydney është tradicionalisht qyteti i parë i madh botëror që e kremton hyrjen në Vitin e Ri dhe këtë e bën me fishekzjarre vërtetë madhështore.


Bota mirëpret Vitin e Ri 2012 Bota-filloi
Qyteti më i njohur i Australisë, Sydney e kremoti tradicionalisht Vitin e Ri 2012 me fishekzjarrë spektakolarë në urën e qytetit afër Operës, ku ishin tubuar qindra mijëra qytetarë. Spektakli ka kushtuar rreth 6 milionë dollarë, kurse në koncerte për ndërrimin e moteve janë paraqitur Boy George, Snoop Dog, “Pet Shop Boys” e të tjerë.




Fishekzjarrët që zgjatën për 12 minuta i shikuan mbi një milion e gjysmë qytetarë.

Fishekzjarrët në urën e Sydneyt janë një nga imazhet e para që qarkullojnë nëpër botë çdo fundvit, m 31 dhjetor.

Në Taivan, mbi 100 mijë çiklistë festuan ditën e fundit të vitit duke shënuar njëkohësisht edhe 100 vjetorin e vendit, duke u përpjekur të thyejnë rekordin për paradën më të madhe me biçikleta.

Një nga pritjet më madhështore të Vitit të Ri në botë, tradicionalisht është ajo në Neë York, por që do të kremtohet 6 orë më vonë sesa në Kosovë. Në sheshin “Times Square” pritet të mblidhen rreth një milionë njerëz. Fishekzjarre madhështore priten edhe në qytetin më të madh brazilian, Rio de Janeiro.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi