Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bllaca, më 2012 të zbulohen vrasësit

Shko poshtë

Bllaca, më 2012 të zbulohen vrasësit Empty Bllaca, më 2012 të zbulohen vrasësit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 02, 2012 2:42 pm

Bllaca, më 2012 të zbulohen vrasësit

Bllaca, më 2012 të zbulohen vrasësit 440-lajme-top

Ish agjenti i vetëshpallur i SHIK-ut, Nazim Bllaca ka bërë një paralajmërim sfidues për vitin 2012: të zbulohen vrasësit e pasluftës në Kosovë.

Bllaca, në profilin e tij në Facebook, pak para ndërrimit të motmoteve, ka postuar një foto me listën e figurave të njohura të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të vrarë pas luftës. Bllaca është lutur që vitit 2012 të jetë viti i zbulimit të kriminelëve siç ka thënë ai.

"Ishalla viti 2012 do të jetë vit i zbulimit të kriminelëve që ishin paramilitar të regjimit të Millosheviqit në Kosovë pas 12 qershorit 1999. Ata që vranë e masakruan figurat më të njohura të LDK të atëhershme, vranë këto figura që edhe sot këta kriminel ushqehen nga tatimpaguesit e familjeve që vetë i vranë e të cilët të gjithë janë të instaluar në institucionet e Kosovës", ka shkruar Bllaca.

Bllaca pritet të jetë protagonist në gjykimin e dytë që nis në janar 2012, së bashku me disa të tjerë ndërsa në rastin e parë, pas dëshmive të tij, Faruk Gashi u dënua me 18 vjet burgim.

Bllaca, më 2012 të zbulohen vrasësit Te%20zbulohen%20

Fotot e publikuara nga Bllaca (Profili i Facebook)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi