Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervstë e Botes Sot me z. Isa Mustafen:Nuk kam kurrfarë “pakti” me Thaçin, atij ia kam shkurtuar mandatin!

Shko poshtë

Intervstë e Botes Sot me z. Isa Mustafen:Nuk kam kurrfarë “pakti” me Thaçin, atij ia kam shkurtuar mandatin! Empty Intervstë e Botes Sot me z. Isa Mustafen:Nuk kam kurrfarë “pakti” me Thaçin, atij ia kam shkurtuar mandatin!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 02, 2012 6:44 pm

Nuk kam kurrfarë “pakti” me Thaçin, atij ia kam shkurtuar mandatin!

Biseduna B. Morina e M.Nikolla
Isa Mustafa synon presidencën dhe Qeverinë

Qeveria për interesa politike po mban peng edhe ligjin për kryeqytetin. Qeveria po penalizon Prishtinën, sepse Prishtina nuk e ka votuar atë, thotë në intervistën për “Bota sot” lideri i LDK-së Isa Mustafa.

Intervstë e Botes Sot me z. Isa Mustafen:Nuk kam kurrfarë “pakti” me Thaçin, atij ia kam shkurtuar mandatin! Isa-mustafa-intervist

Lideri i LDK-së ndjehet rehat në fund të këtij viti. Thotë se gjatë këtij viti ka konsoliduar radhët e partisë, se LDK-ja është një dhe jo me një apo dy krahë, thotë se nuk ka asnjë të keqe me askënd për veprimtarinë time politike dhe se miqësitë me Bukoshin apo me Sejdiun nuk janë politike por private, hedh kritika ndaj Qeverisë Thaçi, por duket se për hir festës së fundvitit, kritikat janë pak më “të buta”, është i sigurt se me Hashim Thaçin nuk kurrfarë pakti por atij ia ka shkurtuar mandatin katërvjeçar.
Isa Mustafa është optimist për të ardhmen e LDK-së e të tij. Ndaj një pyetje për pretendimet e tij e të LDK-së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale e nacionale, ai përgjigjet dy herë i sigurt: “..do t’i fitojmë të dyja. Ne do t’i fitojmë të dyja.”


Bota sot: Z. Mustafa, ju e morët udhëheqjen e LDK-së para një viti, dhe premtuat se do të ketë reforma të thella. Çka ka ndryshuar LDK-ja nën udhëheqjen e juaj, janë bërë vërtetë reformat e premtuara?

I.Mustafa: Që nga nëntori i vitit të kaluar, kur erdha në krye të LDK-së, së bashku me strukturat udhëheqëse të partisë, kam punuar në vijimësi për të përmbushur premtimet dhe për të arritur reformat, për të cilat ka nevojë LDK-ja.
LDK-ja është në procesin e reformimit dhe të profilizimit të saj, proces ky që ka parasysh traditën e LDK-së, interesat e saj strategjikë për të sjellë sa më shumë njerëz të rinj, si dhe synimin tonë të njohur për t’u bërë anëtarë të Partive Popullore Evropiane. Në këtë rrugë, ne kemi punuar në ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të LDK-së dhe tani po fillojmë fazën e diskutimit me degët dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm për të marrë propozimet dhe sugjerimet e tyre. Po ashtu, ekipet e ngritura nga Këshilli i Përgjithshëm po punojnë për Programin Politik dhe për Programin Qeverisës të LDK-së.
Ne kemi profilizuar rolin opozitar të LDK-së dhe të Grupit parlamentar në veçanti. Kemi hapur dhe kemi sjellë njerëz të rinj dhe me ekspertizë. Po ashtu, kemi themeluar dhe kemi funksionalizuar grupet e ekspertëve, që kanë ndihmuar në bërjen e politikave dhe që po ndihmojnë me ide reformimin e partisë.


Bota sot; Kohëve të fundit janë shpeshtuar zërat që thonë se ish presidenti dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu pretendon të të rikthehet në krye të partisë, ambicie të cilën madje e ka shprehur edhe ai vetë, a po rrezikohet LDK-ja nga një “ndarje” e re?

I.Mustafa: LDK-ja është më e lidhur dhe më e bashkuar se kurrë. Ne diskutojmë hapur në të gjitha strukturat e partisë dhe për të gjitha çështjet. Kemi thelluar demokracinë e brendshme dhe të gjitha vendimet arrihen pasi të kemi diskutuar shtruar. Gjatë këtij viti kemi mbajtur rreth 30 takime të Kryesisë dhe katër herë kemi tubuar Këshillin e Përgjithshëm. LDK-ja gjatë një viti pune është strukturuar mirë dhe ne do të punojmë edhe më shumë për të forcuar strukturat dhe për të sjellë sa më shumë njerëz të rinj dhe profesionistë të fushave të ndryshme.

Në LDK nuk ka krahë, ka vetëm një LDK!

Bota sot: Zgjedhjet në Forumin Rinor të LDK-së kanë vërtetuar përplasjet brenda LDK-së. Në Vushtrri humbi garën kryetari aktual i FR të LDK-së z.Xhaferi, ndërkaq në Podujeve kemi dy krah të FR të LDK-së. Me “dy krahë” LDK-ja është edhe në Gjakovë? A do t’i tejkaloni këto sfida në të ardhmen dhe a shpresoni se nuk do të humbni elektoratin në zgjedhjet e ardhshme për shkak të këtyre përplasjeve?

I.Mustafa: Në LDK nuk ka krahë, por vetëm një LDK, në të gjitha nivelet e organizmit tonë. Nuk ka asgjë për të zgjidhur aty ku gjërat i përcakton vota dhe në LDK vota respektohet deri në fund.

Bota sot: Z. Mustafa, dy krahët e ndarë të LDK-së, LDD-ja dhe Lista Ibrahim Rugova, po shprehin hapur qëllimet e tyre për tu kthyer në “shtëpinë e vjetër”. Ju keni thënë se nuk do të negocioni me ata por ata nuk i kanë dyert e mbyllura për tu rikthyer në LDK?

I Mustafa: Po, secili që dëshiron të kthehet në LDK, i ka dyert e hapura. Ftesa është bërë me kohë për të gjithë. Për gjëra të tilla nuk janë të nevojshme negociatat. Të gjithë ata që kanë vullnet, janë të mirëpritur që t’i bashkohen LDK-së.

Miqësitë nuk janë politike

Bota sot; Jeni “prishur” për “sherr” të partisë me dy miqtë e tu të ngushtë. Me Bukoshin për shkak të Listës... dhe me Sejdiun për shkak të LDK-së. A ia ka vle “barra qiranë” siç thotë populli që për parti t’i humbni dy miq tuaj të vjetër.

I.Mustafa: Nuk kam asnjë të keqe me askënd për veprimtarinë time politike. Raportet private nuk e përcaktojnë as fatin politik, por as veprimtaria politike nuk duhet t’i përcaktojë raportet private. Miqësitë nuk janë politike.

Bota sot; Jeni lider i një partie opozitare që drejtoni edhe kryeqytetin e vendit. A mendoni se veprimi opozitar i LDK-së është më i dobtë në Kuvend për shkak se ju nuk jeni në Kuvend?

I.Mustafa: Në Kuvend ne jemi të pranishëm me anën e Grupit parlamentar, i cili po funksion mirë. Po ashtu, po funksionojnë mirë edhe përfaqësuesit tanë në grupet funksionale. Opozitarizmin tonë ne e mbështesim edhe në punën dhe në deklarimet politike që i bën partia. Ndërsa unë kam detyrim ligjor e moral që t’u shërbej qytetarëve të Prishtinës, sepse ata me vullnetin më të mirë më kanë zgjedhur kryetar të Prishtinë. Unë po përpiqem që t’ua kthej besimin që kanë ata tek unë dhe te LDK-ja.

Bota sot; Si kryetar i kryeqytetit jeni “penalizuar” disa herë nga pushtetit qendror. Disa bashkëpunëtor tuaj janë burgosur si të dyshuar për korrupsion në ndërkohë që Ligji për Prishtinën pothuaj është harruar? Pse po ndodh kështu?

I.Mustafa: Qeveria nuk na ka ndihmuar aspak. Ajo na ka dëmtuar shumë, na i ka burgosur njerëzit pa të drejtë, nuk i ka mbajtur premtimet për investimet kapitale, që janë shumë të nevojshme në Prishtinë. Qeveria për interesa politike po mban peng edhe ligjin për kryeqytetin. Qeveria po penalizon Prishtinën, sepse Prishtina nuk e ka votuar atë.

Nuk kemi ende një emër kandidati për president

Bota sot: Ish-kryetari Sejdiu por edhe qarqe të caktuara ju kanë akuzuar për një lloj “pakti në heshtje” me Hashim Thaçin. Për shembull ju i keni “siguruar” mandatin Thaqin deri më 2013 dhe nuk po e përmendni Ligjin për Prishtinën as në Kuvend e as në deklarimet e juaja publike?

I.Mustafa: Ne nuk i kemi siguruar asgjë z. Thaçi dhe nuk kemi asfarë pakti me të. Ne ia kemi shkurtuar mandatin qeverisë së tij dhe kemi fituar procesin e reformave kushtetuese dhe të atyre zgjedhore, për të cilat jemi të bindur se Thaçi nuk do të ndërmerrte asnjë hap.

Bota sot: Z. Mustafa, ka diskutuar LDK-ja për kandidatin për president, kush mund të jetë ai kandidat?

I.Mustafa; Ne ende nuk kemi diskutuar për kandidatin e LDK-së për president të vendit, jemi përqendruar që procesi të kryhet në afatet e përcaktuara dhe që ne të jemi gati për zgjedhjet presidenciale. LDK-ja do ta ketë kandidatin e vet, por ende nuk kemi biseduar për emra.

Bota sot: Në një rast fitoreje në zgjedhjet e ardhshme a pretendoni më shumë të udhëhiqni Qeverinë apo presidencën

I.Mustafa: Ne synojmë dhe punojmë që t’i fitojmë të dyja. Ne do t’i fitojmë të dyja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi