Intervistë:Në vitin 2012 Shyhretja vjen me një album të përbashkët me Shkëlzen Jetishin
Faqja 1 e 1

Në vitin 2012 Shyhretja vjen me një album të përbashkët me Shkëlzen Jetishin
Intervistoi: Arta Beqiri
Intervistë me këngëtaren Shyhrete Behluli
Shyhrete Behluli nuk është vetëm këngëtare, por në bisedën për “Botën sot” e vërejtëm se ajo është edhe feministe. Ajo thotë se çdo avancim i femrës në Kosovë e gëzon. Po ashtu ajo ka ndarë me ne edhe admirim që ka për presidenten Atifete Jahjaga, por nuk fsheh as dëshirën që një ditë të shohë që femra e Kosovë të jetë më e avancuar dhe me pozita vendimmarrëse.
“Bota sot”: Çka mund të veçoni si sukses të viti që lamë pas ?
Shyhretja: Diçka shumë të veçantë nuk kamë mirëpo mund të them se viti 2011, për mua ka qenë vit i sukseseve. Ndoshta nuk është në rregull të jesh e kënaqur me kaq mirëpo unë jam e kënaqur me këto të arritura dhe jam e lumtur shumë. Kështu që pres që edhe viti 2012 të jetë një vit si ky. Ndërkohë si diçka më të veçantë gjatë këtij viti mund ta them se ka qenë në Amerikë për festat e nëntorit, dhe kamë kaluar shumë mirë, dhe vetëm këtë mund ta cilësoj si më të veçantë nga puna, ku kemi pasur mjaft koncerte me bashkatdhetarët në Amerikë.
“Bota sot”: Çka mund të presim nga ju në vitin 2012 ?
Shyhrete Behluli: Për vitin 2012 adhuruesit e mi do të më gjejnë me një album të përbashkët me Shkëlzen Jetishin, dhe besoj që në atë album ka këngë të mira, sado kudo jam munduar që adhuruesve tan t’u dhurojmë diçka të mirë, mirëpo varet sa do të pëlqehet.
“Bota sot”: A mund të dini sa koncerte keni realizuar gjatë viti që lamë pas ?
Shyhrete Behluli: Të them të drejtën saktësisht nuk e di, mirëpo ka mjaft koncerte, janë festat, dasmat, ahengjet e ndryshme familjare. E gjithë koha më është mjaft e aranzhuar. Mirëpo gjithmonë mundohem që çdo koncert apo aktivitet imi të jetë i suksesshëm.
“Bota sot”: Kush përkujdeset për dukjen tuaj pasi që gjithnjë dukeni shumë bukur, dhe si një 20-vjeçare ?
Shyhrete Behluli: Faleminderit, mendoj se çdo gjë e brendshme reflektohet edhe jashtë. Ndërkaq bukuria shpirtërore është primare. Ndërkohë për pamjen time përkujdeset vajza ime Njomëza, tek ajo kam një siguri dhe një mbështetje në çdo prezantim timin, andaj prapa meje qëndron Njomëza.
“Bota sot”: Deri kur mendon të vazhdosh të këndosh ?
Shyhrete Behluli: Aty nuk e di, derisa të më lërë kënga mua. Vetëm Zoti mund ta dijë sa do të zgjasë karriera ime. Por lus Zotin ta kem shëndetin e të tjerat vijnë vetë.
“Bota sot”: A ke menduar ndonjëherë të hysh në politikë ?
Shyhrete Behluli: Jo nuk kam menduar dhe nuk mendoj as njëherë. Në një profesion ku nuk jam ajo që duhet të jap kontribut nuk mundem, kështu që nuk e mashtroj as veten dhe as dikë tjetër.
“Bota sot”: Kosova për herë të parë ka një president femër, sa të gëzon ky fakt ?
Shyhrete Behluli: Më gëzon shumë, çdo avancim i femrës në Kosovë më gëzon pa marrë parasysh në çfarë lëmi është, më gëzon shumë. Ndërkaq Presidentja më pëlqen, është ndoshta një përvojë për femrat shqiptare të cilat nuk e kanë pasur asnjëherë këtë mundësi. Andaj shpresoj që femrat kosovare edhe më tej të avancohen dhe të jenë në vendet kyç.
“Bota sot”: Ku do ta prisni Vitin e Ri, me familjen apo do të këndoni ?
Shyhrete Behluli: Me familjen jo, zakonisht ne për festa jemi larg familjes, kjo është një gjë jo e këndshme për ne për arsye se kur duhet të jesh me familje për festa ne nuk jemi, por jemi për të tjerët dhe i argëtojmë. Në natën e Viti të Ri do të jem në Zvicër, ndërsa më 1 janar do të jem në Kosovë.
“Bota sot”: Pasi që keni shumë angazhime nëpër mbrëmje të ndryshme, sa e kuptojnë këtë fëmijët tuaj ?
Shyhrete Behluli: Janë mësuar fëmijët e mi me mungesën time kështu që gjithmonë mundohem që në kohën kur jam e lirë të jem bashkë me ta, mirëpo tani janë rritur dhe e kuptojnë rëndësinë e punës dhe të profesionit më përkrahin edhe ata.
Shyhrete Behluli: Unë i kam 5 fëmijë dhe besoj se njëri nga ta do ta trashëgoj profesionin tim. Dy fëmijët e vegjël ka gjasa të merren me muzikë pasi që e kanë artin të lindur, por të shohim. Do t’i përkrah, nëse e shoh interesimin dhe talentin e tyre, por nuk do t’ua imponoj.
“Bota sot”: Si e kalon një ditë pushimi ?
Shyhrete Behluli: Një ditë pushimi me shoqe, me komshi, duke pirë kafe duke bërë muhabet, si çdo grua tjetër me punët e shtëpisë me obligime të shtëpisë e të fëmijëve.
“Bota sot”: Çfarë përgatit më së shumti ?
Shyhrete Behluli: Kur jam në shtëpi mundohem që çdo dit të përgatit diçka, andaj mundohem kur të jem në shtëpi atë mungesën time ta plotësoj. Nuk përtoj të gatuaj.
“Bota sot”: Kujt do t’ia dhuroni dhuratën e Viti të Ri ?
Shyhrete Behluli: Nuk e di, ende nuk kam vendosur.
“Bota sot”: E nga kush pret dhuratë ?
Shyhrete Behluli: As atë nuk e di.
I përshëndes të gjithë lexuesit e gazetës “Bota sot”, e sidomos adhuruesve të mi iu dëshiroj shëndet dhe të mira në jetë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi