Xhemal Ahmeti: Shefqet Dibrani si «Homo sacer»
Faqja 1 e 1
Xhemal Ahmeti: Shefqet Dibrani si «Homo sacer»
Shefqet Dibrani si «Homo sacer»
Nga Xhemal Ahmeti
I.
13 Janar i vitit 1898. Emil Zola i shkruan letër të hapur presidentit francez Félix Faure. Titulli i letrës: «J’accuse...!». Shkrimtari, gazetari, natyralisti dhe themeluesi i parë i teorisë mbi kontekstualitetin e Arteve dhe Politikës, Emil Zola akuzonte aparatin shtetëror dhe vetë presidentin francez të jetë bërë vegël e një klani kriminel të udhëhequr nga koloneli du Paty de Clam. Shkak i protestës ishte dënimi i oficerit Alfred Dreyfus për tradhti kombëtare, i cili sipas Zolës nuk ishte hiçgjë tjetër veçse një komplot i poshtër i klanit në fjalë. Akuza e Zolës: Strategjia e detashmentit të prirë nga koloneli intrigant du Paty de Clam është që, duke dënuar patriotë të pafajshëm si Dreyfus të fshehë tradhtitë e veta që bën në dëm të Francës.
Një ditë më vonë, më 14 janar, aksionit të Emil Zolas iu bashkëngjitën edhe 102 shkrimtarë dhe demokratë famërëndë të vendit, duke publikuar «Manifestin intelektual» me titullin «Protestë» në gazetat kryesore të vendit. Në dy procese gjyqësore dënohet Emil Zola me një vit burg dhe 3 mijë franga. Për t’i ikur burgut ai emigron në Angli.
II. EMIL ZOLA NDËR NE
Tragjedia personale e Emil Zolas ka një «happy end», mirëpo drama e intelektualit në luftën e tij kundër padrejtësive, klaneve, mafive parapolitike si duket nuk do të marrë fund kurrë. Se kjo e vërtetë fatkeqe edhe 114 vjet më vonë lulëzon me ekzistencën e saj gjithandej, këtë na e dëshmon edhe libri «11 MINUTA PARA ORËS '00» që po trajtojmë sot. Sot e trajtojmë viktimën tonë, Emil Zolën tonë, Shefqet Dibranin, ky për dallim nga shkrimtari francez nuk kishte më se ku të emigrojë pasi ishte i tillë. Edhe me keq: bashkë me të, po me të njëjtin tren të kohës, kishin emigruar edhe falanga të du Paty de Clam-ëve shqiptarë, të cilët proceset gjyqësore dhe atentatet do të ia bëjnë këtu në Zvicër.
III. PARIMI DHE KRITIKA
Në parim vetëm kështu mund të gjykohet e krahasohet rasti Shefqet Dibrani. Asnjë sjellje e tij nuk justifikon dot dhunën, proceset dhe intrigat e zhvilluara kundër tij.
Detyra jonë ama sot nuk është patjetër që të shndërrohemi në komitet nderi e feste për autorin, por, konform edhe thirrjes së organizatorit, ta diskutojmë librin e tij. Të polemizojmë rreth tezave, akuzave dhe mesazheve që Shefqet Dibrani na i ofron si argumente, si teza që rrëqethin, që gërryejnë gjithë ata që e duan Kosovën. Paragjykimi i parë që përshkroi trurin tim, kur pashë librin ishte ky: Titullin «11 MINUTA PARA '00» e lexova si «Fushatë hakmarrjeje e Shefqet Dibranit kundër ...»
Para se të zhytemi edhe më tepër në paragjykime ta hapim librin pra:
IV. STRUKTURA E LIBRIT
Pjesën dërmuese të librit e përbëjnë shkrime publicistike, korrespondencë dhe analiza rreth proceseve në Kosovë, respektivisht të atyre që kanë të bëjnë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në të cilin është aktiv Shefqet Dibrani.
Libri hapet me një korrespondencë të autorit që ka pasur me këshilltarin e Fatmir Sejdiut, Ibrahim Berisha, i cili në vend të përgjigjes i tregon Shefqet Dibranit se ka zbuluar ekzistencën e Zotit po si kolegu i tij Milazim Krasniqi. Natyrisht se botimi nga ana e Dibranit nuk e ka këtë qëllim, pra të shpalojë religjiozitetin e zotëri Berishës, por sillet aty si indikator që dëshmon nivelin ordiner të komunikimit nga një kabinet presidencial.
Kapitulli i parë i librit del si një polemikë e ashpër kundër destruktorëve dhe fenomeneve negative që sipas Dibranit, furishëm demolonin vizionin e Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së, duke i degjeneruar ato (pra vizionin dhe partinë) qëllimisht për t’i transferuar më vonë si merita të të tjerëve, të atyre që Rugovën e konsideronin si armikun numër një të tyre.
Kapitulli i dytë dokumenton apelet e Shefqet Dibranit për reformim dhe demokratizim të partisë, po me të njëjtën frymë vazhdon polemika dhe denoncimi i destruktorëve goxha të fortë brenda partisë.
Kapitulli i tretë na sjellë një pasqyrë të mrekullueshme rreth funksionalitetit të klaneve, organizimit konfuz hierarkik dhe personave që ndjekin vetëm një udhë: interesin personal e semifeudal të fisit.
Kapitulli i katërt e përshkruan episodin më tragjik, dramën më eutanazive që një lëvizje, një parti mund t’ia bëj vetes: ky kapitull sillet nga Shefqet Dibrani si një scenérie në të cilën triumfojnë ata që janë ngjeshur me të gjitha armët e mundshme politike e pushtetore për t’i bërë atentatin përfundimtar vizionit rugovian.
Kapitulli i pestë është ai i sfidave individuale. Një kapitull ku unë personalisht madje mund ta konsideroj veten si dëshmitar. Kur është sulmuar fizikisht Shefqet Dibrani po në atë moment kam qenë unë duke lexuar një kritikë promovuese në sallën e «Përparimit». Kampanja që u finalizua me procese gjyqësore kundër tij u nis dhe zhvillua në gazeta, në të cilat unë isha kryeredaktor i tyre. Pra një kapitull që e njoh mirë për së afërmi.
Pas polemikave, analizave dhe apeleve intensive, pas një rrugëtimi të rëndë nëpër dhimbje, sulme e drama personale, nga fundi i këtij kapitulli kthehet Shefqet Dibrani në shtëpi. Në poezi. Aty ku unë si recipient mund të marrë më së rëndi frymë dhe aty ku unë si njeri edhe njëherë bindem se bestialiteti jonë shpirtëror vritet më së miri me art.
Librin Shefqet Dibrani e «përmbyll» me një analizë mbi filozofinë e njeriut, politikanit, krijuesit, dhe shkencëtarit Ibrahim Rugova.
V. TEZAT
Për arsye se Shefqet Dibrani me çdo tekst të publikuar brenda «11 MINUTA PARA ORËS '00» elaboron një e më shumë segmente politike, partiake e shoqërore, numri i tezave, konstatimeve dhe përfundimeve në libër është voluminoz. Unë do të përqendrohem në ato që i konsideroj kryesore dhe të diskutueshme. Në mënyrë përmbledhëse do t’i ekspozojë tezat e tij dhe nisur nga fokusi im personal do të përpiqem t’i demantojë, t’i pranoj si argumente të pakontestueshme ose t’i relativizojë.
V. 1. TEZA E PARË OSE ESENCA E LIBRIT: Shefqet Dibrani thotë se Ibrahim Rugova kishte një vizion: Ta bëj Kosovën shtet të pavarur. Për të arritur këtë qëllim ai kishte farkuar në bindje e shpirt konceptin e tij të veçantë. Strategji që kombinonte dy kapitale vlerash historike e kulturologjike: atë të Dardanisë ilirike me atë të vlerave të iluminizmit evropian, epokë në frymën e së cilës sot janë bërë të gjitha konventat supranacionale që kanë të bëjnë me lirinë dhe dinjitetin e individit dhe popujve. Kosova, pra – si Republikë e Hapur që do të bartej nga qytetari i prirë nga parimi kantian i cila thotë: «Vepro sipas maksimës, e cila njëkohësisht mund të vlejë si ligj universal». LDK ishte forca politike me të cilën Ibrahim Rugova donte ta arrijë këtë synim dhe po nëpërmjet kësaj force politike ai donte t’ia garantojë progresin shtetit të tij, që de fakto edhe ekzistonte, para se të pranohej vite më vonë nga bota.
V. 2. TEZA E DYTË: «Filozofia e durimit» që praktikonte Rugova për vite me radhë bëri që sallonet e diplomacisë ndërkombëtare të fillojnë të korrigjojnë strategjitë e tyre rreth ardhmërisë së Kosovës. Çka edhe më në fund u finalizua me intervenimin e shteteve qendrore të Perëndimit – shumë vite para se të ndodhë akti final – për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur.
[Këto dy teza të Dibranit rreth rolit të personalitetit të Ibrahim Rugovës në favor të kësaj Kosove që kemi sot, pra kësaj Kosove si shtet të pavarur nuk besoj se mund t’i kontestoj kush. Dhe me sa di unë nuk ekziston ndonjë teori serioze diku që do të mundej të demantoj rëndësinë e filozofisë rugoviane në këtë drejtim.]
V. 3. TEZA E TRETË: Paralelisht me suksesin e vijës rugoviane dhe LDK nisin subverzionet. Jo vetëm nga kundërshtarët politikë, të cilët Shefqet Dibrani i grupon brenda etiketës marksiste-leniniste, por fatkeqësisht demoluesit më prepotentë të lëvizjes dhe liderit të saj gjendeshin brenda LDK-së dhe atë në poste kyçe.
· Që nga zgjedhja e Bujar Bukoshit si Kryeministër, ky i fundit do të përpiqet që t’ia eliminojë Rugovës karizmin dhe dominimin në bazë.
· Pas kthjellimit se kulti i Rugovës në masë e sidomos në diasporë është i pathyeshëm, Bujar Bukoshi me kompani nisin presionet brenda strukturave «qeveritare». Ai bllokon dhe zhbllokon financimin e institucioneve të Kosovës bashkë me Isa Mustafën dhe Xhafer Shatrin sa herë që Ibrahim Rugova të refuzojë iniciativat e tyre për të pranuar bashkëpunimin me forca politike që i preferonin Bujar Bukoshi dhe Xhafer Shatri ose sa herë që Rugova të sulmonte ato rryma politike nga të cilat veçanërisht Bujar Bukoshi kishte frikë dhe dridhej acartë në zyrat e tij në Shtutgart.
· Po në këtë grup vepronte edhe ministri i atëhershëm Isa Mustafa. Si dëshmi të parë vetëdenoncimi të Isa Mustafës, Shefqet Dibrani e sjell aksionin e tij për eliminimin e besnikëve të Rugovës që administronin 3% në diasporë. Siç ndodhi me Nazmi Pecin në mars të viti 1993.
· Që nga momenti kur Milazim Krasniqi në një fshat të Maqedonisë – si i dëbuar i spastrimeve serbe – zbuloi Allahun nisi një luftë speciale kundër ish idolit, favorizuesit dhe shefit të tij. Multikonvertiti Milazim Krasniqi nuk bën siç vepruan të tjerët më lartë të cilët edhe sot e kësaj dite «luftojnë armikun nga brenda», por i mbetet besnik premtimit të tij duke vepruar nga jashtë si ekspert negativ i politikës rugoviane.
Kësaj liste Shefqet Dibrani i shton edhe emra të tjerë jashtë e brenda LDK-së, të cilët kanë vepruar si një makineri kanceroze kundër institucioneve kyçe të LDK-së dhe të shtetit të Kosovës para intervenimit të NATO-s.
[Fërkimet dhe konfliktet rreth bartësve të Qeverisë në Ekzil dhe Ibrahim Rugovës kemi mundur që t’i ndjekim të gjithë qoftë në media e qoftë si anëtarë subjektesh të ndryshme. Në parim teza e tretë e Shefqet Dibranit qëndron. Nga lektura e teksteve të autorit krijohet përshtypja sikur treshja Bukoshi, Mustafa dhe Shatri të kenë pasur një strategji programatike për shkatërrimin e LDK-së nga brenda. Gjë që këtyre figurave pa asnjë dilemë mund të iu njihet si zotësi. Autori mirëpo nuk materializon tezën e tij sa duhet, për të dëshmuar konkretisht ekzistencën e një komploti të tillë sistematik. Ose thënë më qartë: këto akuza të ashpra ai duhej t’i bënte publike veç pas vitrinizimit të një faktografie bindëse, e cila sipas mendimit tim nuk mungon. Shefqet Dibrani e portretizon Milazim Krasniqin si tradhtar të pamoralët. Për idealet e LDK-së dhe të Rugovës kjo edhe qëndron, sepse i apostrofuari ndërroi taborin në kohën më kritike. Megjithatë Shefqet Dibrani duket se ka harruar që të mos ia mohojë të drejtën dhe lirinë individuale të tij që të konvertojë sa herë që atij t’i ndërrohen bindjet. Mendoj se autori është dashur vetëm t’ia numërojë dëmet që Krasniqi ia shkaktoi LDK-së me kalimin në bllokun tjetër. Ose madje do të mjaftonte vetëm t’ia shkruante emrin në një faqe të bardhe, pa asnjë lloj komenti dhe çdo lexues vetvetiu do të asocionte se me ç’karakter kemi të bëjmë.]
V. 4. TEZA E KATËRT: Përkundër gjithë këtyre tërmeteve të brendshme e të jashtme LDK mbijetoi. Me ardhjen e Fatmir Sejdiut në krye të LDK-së dhe me emërimin e tij si president të Kosovës rritet shpresa e forcave konstruktive brenda partisë. Këto forca nga jashtë e brenda kërkojnë nga lideri i tyre reforma qenësore në parti. Shefqet Dibrani vë gishtin sidomos në riorganizimin e mjeteve të komunikimit e me theks të veçantë apelon në riaktivizimin e QIK-ut. Mosgatishmëria e presidentit për të vënë në lëvizje reformat – këtu konkretisht QIK-un – është për Shefqet Dibranin indikator i mjaftueshëm për tu bindur se Fatmir Sejdiu nuk disponon me formatin e një lideri që do të mundej t’iu bëj ballë klaneve të reja, po ashtu destruktive brenda LDK-së. Shkelja e kushtetutës nga ana e Fatmir Sejdiut i dëshmon Shefqet Dibranit se Sejdiu nuk ka qenë asnjëherë i denjë ta zë karrigen e Ibrahim Rugovës.
TEZA E PESTË: Është pikërisht «meritë» e Sjediut dhe njerëzve të tij përreth që dështuan reformat dhe Kuvendi i shtatë i LDK-së. Paaftësia e kësaj strukture që u hapi terrenin klaneve, të cilat janë duke përgatitur ceremoninë mortore të idealeve të LDK-së.
TEZA E GJASHTË: Brenda LDK militojnë tre klane. I pari udhëhiqet nga Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Skënder Hyseni dhe të tjerë. I dyti përbëhet nga Astrit Haraçia, Ukë Rugova dhe Dardan Gashi dhe i treti klan është ai i Isa Mustafës dhe rrjetit të trashëguar qysh në fillim të viteve të nëntëdhjeta e që i përmendëm më lartë në kontekst me aferën e trepërqindëshit.
[Në tezën e katërt Shefqet Dibrani na bën të qartë se Sejdiu nuk ishte i përshtatshëm për ta zëvendësuar Rugovën. Këtë punë e di edhe Zoti. Tezat pestë dhe gjashtë , respektivisht trajtesa rreth klaneve ka efekt të kundërt tek lexuesi. Historia e klaneve ia krijon atij, pra recipientit një lloj mëshirë për Fatmir Sejdiun dhe ai- pra lexuesi – shpejtë mund të ketë përshtypjen se autori i bën një padrejtësi ish Presidentit kur e di se lufta kundër atyre klaneve aq të thella brenda LDK-së nuk fitohet edhe aq lehtë. Jo të gjithë janë Davidë që mund të alivanosin Goliatë.
Klanet që i numëron autori ekzistojnë. Për LDK-në e Ibrahim Rugovës që ka internacionlizuar parimin e pluralizmit dhe ka shkruar në flamur lirinë e mendimit dhe demokracisë shfaqja e klaneve të tilla është krejt normale. Këtë ka harruar ta potencojë Dibrani, para se të përshkruaj natyrën semifeudale, patriarkale, egomane e snobike dhe destruktive të prirësve të këtyre klikave që vërtet paralizojnë funksionimin e suksesshëm të LDK-së.]
VI. ANALIZA
Do të ishte për të mirën e Kosovës nëse eksponentë edhe të partive të tjera kosovare dalin me libra të këtij lloji. Vepra që me një transparencë dhe pa pardon përpunojnë historinë e tyre para opinionit dhe nxisin debate në bazat e tyre rreth proceseve që e presin Kosovën. Parasëgjithash ato janë të domosdoshme, siç na dëshmon libri «11 MINUTA PARA ORËS '00», për ç’personalizimin e politikës, përparimin e demokracisë brenda subjektit politik dhe izolimin e klaneve që mund të dëmtojnë procese politike.
Se Shefqet Dibrani ka shumë të drejtë me akuzat e tij tregon edhe gjendja aktuale e LDK-së. Ajo stagnon. Aktualisht ajo vepron pa një program bazë e atraktiv për masat, të vetmet programe aksioni ka kapitalin historik që ia krijoi Ibrahim Rugova. Pa media. Pa strategji që do t’ia kthenin atë primat që kërkon autori për partinë e tij.
Unë e kuptoj pjesën publicistike të librit si një apel nga dhimbja e Shefqet Dibranit drejtuar bazës së LDK-së që ajo të kërkoj llogari nga ata që në emër të saj shtrydhën materialisht diasporën, devijuan, të kërkoj reforma nga ata që ditenatë sillen politikanë në interes të progresit kosovar e sillen si atë banditët social në librin e Eric Hobsbawm-it.
VII. ZOLA, DIBRANI DHE PANTEONI
E drejta e autorit për të akuzuar është legjitime, sidomos kur kemi parasysh sakrificat e tij personale në favor të vizionit rugovian dhe LDK-së në përgjithësi. Pikërisht duke menduar në historinë e tij personale më ranë ndërmend nga njëra anë historia e Emil Zolas dhe nga ana tjetër libri i filozofit Italian Giorgio Agamben me titullin: «Homo sacer. Pushteti dhe jeta e zhveshur». Kjo është edhe arsyeja sepse këtij fjalimi tim ia kamë vënë titullin: «Shefqet Dibrani si homo sacer».
Fundin e aferës së Emil Zolas e konsideroj si një storie me «happy end», sepse atë e përkrahën publikisht gati të gjithë intelektualët e atëhershëm të Francës. Dreyfus u lirua si i pafajshëm, klanet dhe komplotistët ranë. Zola vdiq në rrethana enigmatike dhe sot e kësaj dite ende nuk dihet se a u vra apo vdiq i helmuar. Pushteti e nderoi shkrimtarin që luftoi për drejtësi duke e varrosur në Panteon dhe duke e shpallur hero.
Kur u sulmua Shefqet Dibrani nuk protestuan 102 intelektualë. Përkundrazi disa prej tyre do ta zvarrisin gjyqeve për fjalën e tij publike. I motivuar nga këto elemente e pagëzova Shefqet Dibranin homo sacer, sipas konceptit të Agambenit: homo sacer i quan ai të gjithë ata që mallkohen dhe ndiqen nga botëkuptimet tiranike, totalitare, vetëm se janë ashtu siç janë dhe nuk ecin dot sipas turmës, mainstreamit, por çojnë zërin të veçantë, ashtu siç bëri nëpër histori çdo poet, çdo intelektual që nuk mund të duronte çizmet e atyre që shkelnin mbi idealet e tij. Si do të jetë fundi i stories mbi Shefqet Dibranin? Do të triumfojë vizioni i tij rugovian në kushtet kosovare? Kësaj radhe nuk spekulojmë. Një triumf kolosal ai e ka arritur qysh brenda këtij libri: sipas mendimit tim «Balada e motrës Xifë duke ikur nga Prishtina», «Balada për babain dhe motrën Bahrije», «Balada për Ibrahim Rugovën» dhe «Misionari i Paqes» janë vargjet më të bukura që deri më tani janë shkruar për historinë më te re të Kosovës. Janë historia me e kompletuar mbi Kosovën dhe Ibrahim Rugovën, rrëfim që nuk vritet dot.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Fjala e Mr. Zef Ahmetit, me rastin e promovimit të librit "11 MINUTA PARA ORËS '00 ose mirazhi i suksest të LDK-së "
Mr. Zef AHMETI: PO KU ËSHTË LDK-JA SOT?
Sh. Dibrani: „11 MINUTA PARA ORËS `00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së“, Prishtinë 2011.
Dibrani, jep një risi në skenën politike të Kosovës. Ai, kritikon partinë e vet pa u larguar nga ajo, një element krejt normal në demokracitë perëndimore!...
Disa herë kam dëgjuar se Shefqet Dibrani është një „militant i LDK-së“. Dhe shtrohet pyetja, pse ky emërtim? Nga Leximi që i kam bërë librit kam ardhur te përfundimi se ai ishte një simpatizant i pathyeshëm i LDK-së, respektivisht i frymës dhe vizionin politik të Ibrahim Rugovës.
Përmbajtja e librit të imponon, varësisht nga ajo se si perceptohet, sa një ndjenjë krenarie të autorit, po aq edhe shqetësimet e tija për disa ngjarje dhe rrjedha që ndodhin në historinë e aktivitetit të LDK-së. Autori në asnjë çast nuk e konteston kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj partie në historinë më të re të Kosovës.
Po ku është LDK-ja sot? Kjo është pyetja e parashtruar.
Dobësimin e këtij subjekti politik në skenën politike të Kosovës Shefqet Dibrani e sheh në rend të parë në tendencat e fraksionet e ndryshme përbrenda kësaj partie. Dibrani, duke qenë pjesë e ngjarjeve dhe anëtar i pathyeshëm i saj, paraqet versionin e tij, pse LDK-ja është ku është sot.
Përveç ngjarjeve të jashtme, që ndikuan në dobësimin dhe thyerjen e LDK-së, pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ai fokusohet sidomos në gabimet dhe lëshimet që ndodhin përbrenda saj. Në politikat e gabuara, sipas autorit, të lidershipit të saj dhe tendencat jodemokratike për të marrë udhëheqjen e partisë. Ai i kërkon gabimet në vetvete, pra në LDK. Duke pasur parasysh demokracinë dhe lirinë e re në Kosovë, Dibrani jep një risi në skenën politike të Kosovës, duke kritikuar partinë e vet pa u larguar nga ajo, një element krejt normal në demokracitë perëndimore.
Autori është kritik edhe për disa ngjarje dhe ecuri sociale e politike në Kosovë që njëkohësisht reflektojnë qëndrimin e tij dhe dëshirën, se ku donë ta shoh atdheun e tij. Ai ka kuptuar se liria dhe demokracia janë dy koncepte të cilat kërkojnë përherë punë dhe përkushtim.
Ngjarjet që ai i trajton në libër jo vetëm se shprehin vlerësimet e tija, porse ato ai i fuqizon me referimet e shumta, ku na thotë se, nuk është i vetëm në atë që e shkruan në libër.
Dhe, nëse e kam kuptuar mirë librin, unë kam ardhur në përfundim se, ai donë të na thotë pra, para se t`i akuzojmë të tjerët për situatën ku jemi, ne duhet të jemi së pari vetëkritikë për veprimet tona. Çfarë kontribuuam vet për situatën ku jemi, është pyetja e tërthortë që ia parashtron Shefqet Dibrani partisë së tij.
Shefqetit i mungon fryma e politikës së Rugovës në LDK.
Unë shpresoj që ky libër do të hapë një debat pozitiv që do t`i bënte mirë vetë LDK-së dhe shoqërisë kosovare.
Si përfundim dua të potencoj edhe njëherë atë që na thotë Dibrani në mënyrë indirekte, se para se t`i akuzojmë të tjerët për situatën ku jemi, jo vetëm si njeri, si parti, a si shqiptar, t`ia shtrojmë vetvetes pyetjen, çka kam kontribuar unë vetë për gjendjen ku jam, përkatësisht për situatën ku jemi?
St. Gallen, 18 dhjetor 2011.
*Fjala e Mr. Zef Ahmetit, me rastin e promovimit të librit "11 MINUTA PARA ORËS '00 ose mirazhi i suksest të LDK-së ", të Shefqet Dibranit, që u mbajt më 18 dhjetor 2011, në St. Gallen - Zvicër
Sh. Dibrani: „11 MINUTA PARA ORËS `00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së“, Prishtinë 2011.
Dibrani, jep një risi në skenën politike të Kosovës. Ai, kritikon partinë e vet pa u larguar nga ajo, një element krejt normal në demokracitë perëndimore!...
Disa herë kam dëgjuar se Shefqet Dibrani është një „militant i LDK-së“. Dhe shtrohet pyetja, pse ky emërtim? Nga Leximi që i kam bërë librit kam ardhur te përfundimi se ai ishte një simpatizant i pathyeshëm i LDK-së, respektivisht i frymës dhe vizionin politik të Ibrahim Rugovës.
Përmbajtja e librit të imponon, varësisht nga ajo se si perceptohet, sa një ndjenjë krenarie të autorit, po aq edhe shqetësimet e tija për disa ngjarje dhe rrjedha që ndodhin në historinë e aktivitetit të LDK-së. Autori në asnjë çast nuk e konteston kontributin e jashtëzakonshëm të kësaj partie në historinë më të re të Kosovës.
Po ku është LDK-ja sot? Kjo është pyetja e parashtruar.
Dobësimin e këtij subjekti politik në skenën politike të Kosovës Shefqet Dibrani e sheh në rend të parë në tendencat e fraksionet e ndryshme përbrenda kësaj partie. Dibrani, duke qenë pjesë e ngjarjeve dhe anëtar i pathyeshëm i saj, paraqet versionin e tij, pse LDK-ja është ku është sot.
Përveç ngjarjeve të jashtme, që ndikuan në dobësimin dhe thyerjen e LDK-së, pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, ai fokusohet sidomos në gabimet dhe lëshimet që ndodhin përbrenda saj. Në politikat e gabuara, sipas autorit, të lidershipit të saj dhe tendencat jodemokratike për të marrë udhëheqjen e partisë. Ai i kërkon gabimet në vetvete, pra në LDK. Duke pasur parasysh demokracinë dhe lirinë e re në Kosovë, Dibrani jep një risi në skenën politike të Kosovës, duke kritikuar partinë e vet pa u larguar nga ajo, një element krejt normal në demokracitë perëndimore.
Autori është kritik edhe për disa ngjarje dhe ecuri sociale e politike në Kosovë që njëkohësisht reflektojnë qëndrimin e tij dhe dëshirën, se ku donë ta shoh atdheun e tij. Ai ka kuptuar se liria dhe demokracia janë dy koncepte të cilat kërkojnë përherë punë dhe përkushtim.
Ngjarjet që ai i trajton në libër jo vetëm se shprehin vlerësimet e tija, porse ato ai i fuqizon me referimet e shumta, ku na thotë se, nuk është i vetëm në atë që e shkruan në libër.
Dhe, nëse e kam kuptuar mirë librin, unë kam ardhur në përfundim se, ai donë të na thotë pra, para se t`i akuzojmë të tjerët për situatën ku jemi, ne duhet të jemi së pari vetëkritikë për veprimet tona. Çfarë kontribuuam vet për situatën ku jemi, është pyetja e tërthortë që ia parashtron Shefqet Dibrani partisë së tij.
Shefqetit i mungon fryma e politikës së Rugovës në LDK.
Unë shpresoj që ky libër do të hapë një debat pozitiv që do t`i bënte mirë vetë LDK-së dhe shoqërisë kosovare.
Si përfundim dua të potencoj edhe njëherë atë që na thotë Dibrani në mënyrë indirekte, se para se t`i akuzojmë të tjerët për situatën ku jemi, jo vetëm si njeri, si parti, a si shqiptar, t`ia shtrojmë vetvetes pyetjen, çka kam kontribuar unë vetë për gjendjen ku jam, përkatësisht për situatën ku jemi?
St. Gallen, 18 dhjetor 2011.
*Fjala e Mr. Zef Ahmetit, me rastin e promovimit të librit "11 MINUTA PARA ORËS '00 ose mirazhi i suksest të LDK-së ", të Shefqet Dibranit, që u mbajt më 18 dhjetor 2011, në St. Gallen - Zvicër
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi