Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje: “Dhuratat e Edita Tahirit për popullin e Kosovës”

Shko poshtë

Vetëvendosje: “Dhuratat e Edita Tahirit për popullin e Kosovës” Empty Vetëvendosje: “Dhuratat e Edita Tahirit për popullin e Kosovës”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 04, 2012 3:14 pm

Vetëvendosje: “Dhuratat e Edita Tahirit për popullin e Kosovës”

Vetëvendosje: “Dhuratat e Edita Tahirit për popullin e Kosovës” Edita-nanadimri

Gjatë viti 2011 Qeveria e Kosovës realizoi 8 raunde të negociatave me Serbinë. Kryenegociatorja Edita Tahiri sipas Lëvizjes Vetëvendosje gjatë këtyre 8 raundeve ka lëshuar pe karshi shtetit të Serbisë, duke degraduar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Secili nga tetë raundet e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë ka qenë një hap më tepër në zhbërjen e shtetit të Kosovës. Kështu thuhet sot në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje të titulluar “Dhuratat e Edita Tahirit për popullin e Kosovës”.

Gjatë viti 2011 Qeveria e Kosovës realizoi 8 raunde të negociatave me Serbinë në të cilat kryenegociatorja Edita Tahiri ka lëshuar pe karshi shtetit të Serbisë. Me këtë veprim Qeveria e Kosovës vetëm sa ka degraduar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Edita Tahiri ka lëshuar pe kur është shprehur e gatshme që Kosova t’i pranojë vetëm kopjet, derisa pala serbe ka mbetet në qëndrimin fillestar: origjinalet e regjistrit civil dhe librave kadastralë mbesin në Serbi. Negociatorja Tahiri ka lëshuar pe edhe për kartat e identitetit, pasaportat, sigurimin e veturave, patentë-shoferëve dhe tabelave të veturave, të gjitha këto çështje të brendshme të Kosovës, të cilat nga zonja Tahiri me lejen e Qeverisë ishin bërë tema në negociata, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Tutje në komunikatën e Vetëvendosjes thuhet se “ajo çka do të duhej të ishte një prej kushteve për të negociuar me Serbinë (kthimi i personave të pagjetur) bëhet temë e negociueshme! Në të gjitha marrëveshjet (në atë për regjistrin civil, lëvizjen e lirë dhe pranimin e diplomave universitare), Qeveria e Kosovës hoqi dorë nga të gjitha elementet e shtetësisë dhe sovranitetit për Kosovën, ndërsa detajet e marrëveshjeve, sikurse i gjithë procesi negociator, u mbajtën të fshehta nga qytetarët e Kosovës – sot e atë ditë! Ndonëse vetë Edita Tahiri kishte deklaruar që me Serbinë nuk do të negociohen çështjet e doganave dhe kufijve, Qeveria e Kosovës e bëri kompromisin e radhës duke hequr dorë edhe më tutje nga shtetësia e Kosovës. Kufiri shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u shndërrua në kufi administrativ ndërsa pikat kufitare në pika kaluese, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

>> Vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi