Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria me 5 objektiva kryesore për 2012-shin

Shko poshtë

Qeveria me 5 objektiva kryesore për 2012-shin Empty Qeveria me 5 objektiva kryesore për 2012-shin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 05, 2012 8:35 pm

Qeveria me 5 objektiva kryesore për 2012-shin Qeveria-5-objektiva

Qeveria me 5 objektiva kryesore për 2012-shin

Qeveria me 5 objektiva kryesore për 2012-shin Mbledha_e_Qeverise_010-1

Kryeministri Hashim Thaçi, tha se viti 2012 do të jetë vit i luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto komente, Thaçi i bëri në mbledhjen e parë të Qeverisë për këtë vit, në të cilën paraqiti pesë objektivat kryesore të planit të punës së Qeverisë për vitin 2012.

Përveç luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit në mesin e prioriteteve të Qeverisë përfshihet edhe zhvillimi ekonomik dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve.

“Prioritetet kryesore për vitin 2012 do të vazhdojnë të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe krimit, perspektiva konkrete dhe implementimi i agjendës evropiane, përmbyllja e plotë e suksesshme e pavarësisë së mbikëqyrur, rritja e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve”, tha Thaçi.

Qeveria me 5 objektiva kryesore për 2012-shin Mbledha_e_Qeverise_00_v

Viti 2012, sipas Kryeministrit Thaçi do të jetë vit i sukseseve historike pas sukseseve të vitit 2011.

Plani vjetor i punës së Qeverisë së Kosovës përfshinë 41 strategji të planifikuara ku përfshihen 86 projektligje.

Ndërkohë, Zëvendëskryeministrja, njëherit kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka informuar kabinetin qeveritar për fillimin e raundit të ri të bisedimeve nga mesi i këtij muaji.

Ajo ka thënë se data nuk dihet ende, ndërsa çështjet që do të diskutohen, janë ato çështje që janë diskutuar edhe në raundet tjera, por që nuk është arritur ndonjë pajtueshmëri, siç është bashkëpunimi rajonal, telekomunikacion dhe energjia etj.

Sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura, Tahiri ka thënë se kanë filluar mbarë, por pengesë mbeten barrikadat.

“Për sa i takon lirisë së lëvizjes, mendoj se çështja e barrikadave dhe logjika e barrikadave është një pengesë serioze”, u shpreh Tahiri.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka informuar për rikthimin e masave preferenciale me Bashkimin Evropian, duke thënë se fillimi i janarit shënon një normalizim të plotë të marrëdhënieve tregtare të Kosovës me gjithë rajonin dhe mundësisë për të gjithë prodhuesit për eksportimin e mallrave në BE.

Qeveria me 5 objektiva kryesore për 2012-shin Mbledha_e_Qeverise_02_v

Qeveria me 5 objektiva kryesore për 2012-shin Mbledha_e_Qeverise_04_v

Qeveria me 5 objektiva kryesore për 2012-shin Mbledha_e_Qeverise_01_v
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi