Vizita e Tadiqit me "karakter fetar"
Vizita e Tadiqit me "karakter fetar"
Vizita e Tadiqit me "karakter fetar"
Autoritetet e Kosovës konfirmuan ardhjen e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, në Kosovë.
Ato thanë se përmes zyrave ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Beograd e Prishtinë, kanë marrë kërkesën e kreut të shtetit serb për ta vizituar Kosovën, por theksuan se vizita ka për qëllim kryesor kremtimin e Krishtlindjeve ortodokse serbe.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, theksoi se kërkesa për vizitë e Tadiqit dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë në Deçan ka karakter fetar.
“Ka një kërkesë të tillë dhe unë besoj se kërkesa është mbi bazën e vizitës religjioze në Manastirin e Deçanit dhe besoj se këtu do të kemi qasje pozitive për një trajtim të tillë”, u shpreh Kuçi.
Edhe në vitin e kaluar Tadiq kishte realizuar një vizitë të tillë në Kosovë, e cila ishte përcjellë me një varg paqartësish lidhur me deklarimet politike të cilat, bazuar në kërkesën për vizitë dhe miratimin e saj, nuk do të duhej të bëheshin.
I pyetur nga gazetarët për mundësinë e mosrespektimit të “rregullave” të vizitës, Kuçi, tha:
“Është një prej kërkesave tona që ai ta trajtojë këtë vizitë si religjioze, ta trajtojë si vizitë të karakterit jopolitik. Ne e dimë që ai mund të bëjë shkarje-tejkalim, por megjithatë kemi garanca ndërkombëtare për një mesazh të tillë që i është dërguar drejtpërdrejt edhe atij”, theksoi ai.
Mirëpo, njohësit e rrethanave politike e quajnë naive dhe të paqëndrueshme kërkesën e institucioneve kosovare duke thënë se vizita do të bartë me vete pasoja politike.
Analisti Behlul Beqaj, tha se ardhja e Tadiqit në Kosovë megjithatë nuk mund të vlerësohet negativisht meqë, sipas tij, i kontribuon kontakteve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Por, duke u nisur prapë nga mënyra se si po komunikohet deri më tani, megjithatë më duket se është më mirë që po vjen Tadiqi se sa po të vinte Tomisllav Nikoliqi apo Koshtunica”, tha ai.
Presidenti Tadiq, pritet të qëndrojë në Deçan më 6 dhe 7 janar.
Edhe Aleksandër Popov nga Qendra Rajonale në Beograd tha se vizita ka dimensionin e saj politik meqë vjen në prag të vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, por ndërlidhet edhe me statusin e ardhshëm të veriut të Kosovës.
Popov tha se vizita i shërben gjithashtu fushatës elektorale të Tadiqit për zgjedhjet serbe që do të mbahen këtë pranverë.
“Kjo mund të shihet edhe nga aspekti i zgjedhjeve të ardhshme pasi që në këtë mënyrë mund të fitohen poena nga një pjesë e trupit elektoral pasi që dërgohen mesazhe politike se Kosova është ende pjesë e Serbisë, të paktën sipas Rezolutës 12 44”, u shpreh Popov.
Meqë Serbia nuk njeh shtetësinë e Kosovës, vizitat e deritashme të zyrtarëve serbë në vend janë realizuar pas miratimit të zyrave të BE-së në të dyja vendet.
Për sigurinë e burrështetasve serbë zakonisht përkujdeset Policia e Kosovës dhe ajo e misionit evropian për sundimin e ligjit.
Pavarësisht pretendimeve që këto vizita të kenë qëllim fetar, në të kaluarën nuk kanë munguar deklarimet për çështje politike të cilat politikanët serbë i patën bërë në Kosovë. (rel)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi