Xhevat Rexhaj:POPUJT E KORRUPTUAR USHQEJNË DHE JETOJNË NË PAQE ME PUSHTET TË KURRUPTUAR DHE KRIMINALIZUAR
Faqja 1 e 1
Xhevat Rexhaj:POPUJT E KORRUPTUAR USHQEJNË DHE JETOJNË NË PAQE ME PUSHTET TË KURRUPTUAR DHE KRIMINALIZUAR
Xhevat Rexhaj:POPUJT E KORRUPTUAR USHQEJNË DHE JETOJNË NË PAQE ME PUSHTET TË KURRUPTUAR DHE KRIMINALIZUAR
RASTI MË I MIRË ËSHTË SHTETI I KOSOVËS
Korrupsioni( lat. Corruptus) apo Tjetërsimi është dukuri gjatë së cilës një element a veti e elementit të një bashkësie tjetërsohen për një bashkësi tjetër.Korrupsion - nënkupton çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër. Korrupimi juridik paraqet shkelje të rendit kushtetues, për shkak se godit garancitë kushtetuese për liritë dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit dhe për pasojë, ushtrimi i shërbimeve publike merr karakter të kryerjes së tyre vetëm për ata qytetarë që janë në gjendje ose mund t´i paguajnë ato shërbime. Korruptimi ekonomik shpie kah krijimi i pozitës së privilegjuar të individëve dhe grupeve të tyre për shkak të pozitës monopolistike në porosite, furnizimet dhe punët publike duke zëvendësuar ligjshmëritë e shëndosha të ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së hapur e të lirë me dukuritë shkatërruese që i kundërvihen atyre ligjshmërive.
Këto definicione të lartëshenuara janë vetë kuptimi i asaj që ka të bejë me korrupcioni, thjeshtë këtu nis dhe përfundon çdo gjë që nuk duhet dhe nuk guxon të ndosh në nji grup. Shoqëri apo shtet.
Shumë popuj të botës, kuptohet asaj bote demokratike me vlera dhe me zhvillime tforta të shoqërisë vetanake e kanë tejkaluar këtë formë të zhvatjesë apo të grabitjesë së parasë publike dhe asaj private përmes shantazheve, krimeve, kriminalitetit, kontrabandës dhe hajnive të tjera qe nderlidhen me korrupcionin, andaj edhe nuk ia vlen të elaboreohet më shumë rreth tyre ngase edhe aty mund të gjinden raste të vequar por jo që mund të kapërdijnë konturën e shoqërisë apo shtetit t ë tyre.
Të ndalemi më shumë te vetvetja pra te ne shqiptarët apo thënë në veqanti të ndalemi te shteti i ri i botës Republika e Kosovës. Sikur të bëhej një anketë me të gjithë ne shqiptarët e Kosovës me pyetjen se kush ishte fajtorë për dëmet e bëra, pra për tmetat tona në shumë sfera jetsore’ pergjigja do të ishte e menjëhershme dhe shumë euforike; po të huajtë more, turqit shkiet, grekët, maqedonët e deri te europianët e dreqit... Nga kjo del se për dobësitë dhe mangësit tona ne menjëhere e kemi fajtorin e gjetur( edhe pse nuk mund të mohohen tragjeditë e perjetuara nën pushtime, por mbetet pyetja pa apo me përgjigje; a mësuam nga ato pësime ne si shoqëri dhe qytetari? Një here tjeter duhet trajtuar këtë temë të gjerë), pra pa u matur fare ne e hudhim gurin te armiqët edhe kur kemi të bëjmë me mangësit tona fatale dhe me pasoja të mëdhaja për të tashmen dhe të ardhmen tonë në përgjithësi.
Kosova u formalizua si shtet i njohur ndërkombëtarisht me 2008, pas lufta ishte me shumë plagë dhe dhimbje, me humbje jetësh me humbje njerëzish që ende nuk gjinden as kufomat e tyre të vrara dhe masakruara nga gjakpirësi serb, ende familje të tëra vajtojnë ditën e natën për të humburit e tyre, pra plagët janë të hapura dhe ato kullojnë lot dhe gjak. Nga ana tjeter një kategori e njërëzve sillen me komoditet dhe rahti, kanë krijuar gjithë të mirat materiale dhe jetojnë luksin, jetojnë parajsen për së gjalli dhe atë në kurriz të atyre që qajnë dhe derdhin lot e gjakë dita ditës, në kurriz të atyre që humben jetën për pavarësin e Kosovës para dhe në kohë lufte, në kurriz të atyre që sot ecin me krraba, janë sakat janë invalidë dhe janë pa kulëm mbi kokë, pa mjekësi adekuate, fëmijët e tyre përpeliten për të veshur ndonji xhaketë të falur e shumë e shumë raste tjera.
Po si erdhi deri te pasurimi dhe luksi i njerëzve me emra shqiptarësh që vetëm 10 vite përpara nuk kishin se ku të flenin, nuk kishin as nga nji biçikletë e lëre më tjetër?!
Qysh në kohën e para luftës dhe sidomos në kohë lufte grupe dhe klane të caktuar i kishin vu vetes për detyrë që të merreshin me grumbullime parash për kinse çlirimin e Kosovës. Atyre viteve ata që bënin biznese të tilla duke tradhëtuar dhe shfrytëzuar vrullin dhe vullnetin e sidomos mërgimtarëve u kishte ra shi në misër ngase ata shumica e tyre përpeliteshin nga Tirana për në vendet perëndimore, jo ata nuk ishin as pjesë e luftës dhe as pjesmarrës të luftës, ata ishin thjeshtë kontrabandues të parasë dhe djersës së qytetarëve pra mërgimtarëve, sidomos ata që thirreshin në Vendlindja Thërret e besa edhe ata të qeverisë Bukoshi, kur dihet se Bukoshi i kishte dhuruar Xhavit Halitit 30 milion Marka( ai vetë ka deklarue ani se thuhet që i ka dhanë shumë më shumë). Pasurimi i tyre marramendës vazhdoi në Shqipëri dhe Maqedoni, por kryesishtë në Shqipëri në bashkëpunim me SHISHin e Klosit. Ato dy vite 1998 dhe 1999 për në Shqipëri niseshin me qindra kamiona në ditë me veshmbathje, ushqime dhe me medikamente, ka faktime dhe dokumente se shumica e kamionve dhe shleperëve binte në duart e enveristëv që thirreshin në UCK dhe ato shiteshin për para, armet shiteshin për para, medikamentet shiteshin privat nepër Sjhqipëri, ndersa te popullata e shperngulur nuk mbërrinte as nji e pesdta e dergesave.( Shoqata e Miqësisë Zvicerrano –Shqiptare nga Schaffhauseni ku une ish Co- President me mikun tim zvicerran Dr. Prof. J.Z kishim derguar afër 1 milion ndihma mjekësore për në Shqipëri, por kamioni ynë është kapur nga kriminel kosovar... posedohen faktet por ende sështë koha mjerishtë) Që fitimi të jetë marramendës ishte qështja e parasë së dërguar kinse për luftë, ato të gjitha në kesh dorzoheshin në Tiranë te përfaqsuesi i kinse UCKsë dhe nga to nuk përfitonte askush pos mbushjesë së arkave private që ato para të përdoreshin pas lufte për të glabëruar dhe blerë tmirat e Kosovës në mënyrë të jashtligjshme. Në vitin 1998 dhe 1999 janë vrarë dhe humbur edhe njerëz me shuma parash sikur që ishte rasti i oficirit nga Studenica e Istogut i cili sot e asaj dite mbetet i humbur pasi që nga shoqata Gurrat e Bardha kishte marr me vete afër 1 milion Franka zvicerrane për ti derguar në shtab tër FARKUt, pra dikush e ka vra dhe humbur kufomën e tij?! Nga e gjithë kjo del se qysh në kohën e masakrimeve dhe dëbimit masivë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre nga gjenocidi serb, “patriotët dhe komiseret komandanta “ të luftës kishin përgatitur valigjet shumë milionshe për tia mësyer Kosovës së çliruar, dhe pastaj me ato para të bënin biznese të llojeve të ndryshem...
Pas luftës Kosova siç dihet ishte e shkatërruar tër¨sishtë pjesë pjesë, aty u vendos UNMIKU dhe kjo ishte një shenj e mirë për kontrabanduesit e luftës që përmes dobsisë së UNMIKUt këta filluan të i shantazhonin edhe ata firmagji fhe bizneset e tyre për të ndarë mjete për ta ose do të likuidoheshin, kështu menjihere pas lufte filloi loja e reketimeve dhe e shantazhimeve, me mijëra biznese të vogla që u riktijuan u desh që të ndajnë shumä të caktuara për mafiashët e ardhue nga Shqipëria me petkun e komndosëve dhe kinse luftëtarëve( luftëtarët e vërtet nuk bënë as athere e as sot marri të tilla, shumë luftëtar të vërtte u vranë në luftë), këta filluan pasurimin e tyre dhe krijimin e struktaurave të nentokës dhe sherbimeve të ndryshem sekrete që kush ishte kundër tyre i shkonte edhe koka, kanë ndodhur raste të tilla. Dalngadal pra filloi të krijohet një shtresë e re e e pasur, nga njerëz që rridhnin nga familje të varfëra, nga njerëz që para dy tre vitesh skishin as shtëpija, por ndonji kolib a shtëpizë me tulla tgabelve?! Pak nga pak shumica e tyre u transferuan në kryeqytet, aty filluan uzurpimet e pasurive të ndryshme shtetërore, ata filluan të ndertojnë lagje të tëra, bënin shpërlarje parash dhe pa hamendje u lidhen edhe me mafianë serbe, u lidhën me kontrabanduesit serb dhe kështu e shëndrruan Kosovën në koloni serbe duke importuar gjithçka nga Serbija, këta që thirreshin në patriotizëm, në luftë, në shqiptarizëm pa një pa dy u bënë kumbarë të shkijeve ngase të tillë disa kishin qenë edhe gjatë luftës po edhe para luftës mjerishtë. Në gjithë këtë katrahurë pingpongu politik dhe ekonomik, populli shikonte, dëgjonte, lexonte e çka jo tjetër por nuk lëvizte vendi, nuk e prishte rehatin duke menduar se nëse këta vjedhin do ja grahim edhe neve me hajni. Këtu duhet ndalur dhe shkoqitur disa dromca të pas luftës ngase besohet se dihen nga të gjithë shqiptarët; pas kthimit të afër 1 milioni shqiptarësh në trojet e veta kishin ndodhur edhe disa gjera të pahijshme në turr evrapin që të grabitnin sa më shumë ata kishin filluar tia merrnin gjesendet edhe njëri tjetrit, fqinjit, mikut, bashkëvendasit e çka jo tjetër, me këtë ishte hapur terreni që të fillohej liria me hajni, me përqudni dhe me dallavere, pra në gjithë këtë vorbullë fajin pakëz e kishte edhe populli( ndoshta jo në përgjithësi!). E ndërlidha këtë dromcë për të bërë një paralele me atë që thash përpara për kriminelët dhe hajdutët apo shperlarësit e parasë së popullit, parasë që ishte mbledhur me gjak dhe djersë.për një qëllim tjetër e tani përfundonte në xhepat e mafiasë politike kosovare. Boset e luftës dhe disa të paqës bënë edhe pajtim në mes veti për ta ruajtur njëri tjetrin kështu ata nuk e pengonin njëri tjetrin në sferat e interesit ku nuk prekeshin pra ku nuk fërkoheshin, svonoi shumë dhe Prishtina u shëndrrua në një Beverli Hills të dytë pas atij amerikan, në Prishtinë ndertoheshin pallate të ndryshme, ndertoheshin lagje të tëra me vila luksoze, që të gjitha për katundarët e lloqit, që kurrë se kishin shkel përpara Prishtinen, njerëz që skishin asnjë fije dije apo shkollimi, por me para ata fituan edhe tituj fakultetesh, magjistrash e doktorësh, gratë e tyre u bënë me univerzitet pa krye shkollat fillore dhe të mesme, pra kështu Prishtina dhe gradualishtë Kosova ra në duartë e krimit dhe kriminelëve politik dhe ekonomik, partiashët e partisë që udhheq shtetin nepër komuna të ndryshme janë të denuar por nuk vuajnë denimin, ata janë boset e shperlarjesë së parasë, dhe bosët e bizneseve, ata udhëheqin dhe kontrollojnë pasurin kombtare të Kosovës përmes vozhdit të tyre në Prishtinë ata vrajnë dhe kthjellin në dhe mbi qiellin e Kosovës, e populli?!
Po pupulli?
Ky nocioni popull disi po tingllon shumë, dhe nrealitet është diçka në shumicë, diçka që simbolizon shtyllën e shtetit, po cilit shtet, këtij të Kosovës, mjerishtë jo. Ky popull me shekuj ka kërkuar që të jetë ilirë dhe të udhëhiqet nga vetja e vet, nga të zgjedhurit e vetë dhe nga djemtë dhe vajzat e veta. Ashtu edhe ndodhi po nga gjiri i këtij populli dolën këta fundamentalista të zhvatjesë së shtetit, këta manjak politik, hajna, kontrabandues dhe kriminel të cilët e bënë mik mallin serb, tregun serb, shtetin serb. Ky popull i lindi këta dhe i rriti këta të pashpirtë, por me sa po shihet ky popull spaska pas mësuar asgjë nga okupimet dhe pushtimet pra pushtuesit e huaj, ky popull po jeton edhe dot me atë filozofi, shtetin duhet vjedhur vetë ngase e vjedhin edhe pushtetarët, ky popull se lodh trurin se është qytetari ai që e pengon pushtetarin të bëjë keq dhe dëm në kurriz të shtetit, ky popull nuk ka mësuar se duhet sakrifikuar për tardhmen dhe demokracinë për të përjetuar mirëqenje, ky popull mjerishtë jeton me slloganin; këta po vjedhin-vjedhim edhe neve, këtu është fataliteti i kombit, ngase këtij pushteti i konvenon ky sllogan i popullit të cilin e ka mbjellë vetë në shoqëri, populli vjedh ngapak në rrymë, në ujë në tatime e dikund tjetër por pushtetarët vjedhin me miliona, vjedhin ardhmërin e fëmijëve të qytetarisë, e ata vetë fëmijët e tyre i kanë në shkolla private që dergohen me bodiguard dhe me xhipa, ah ky popull...? po del i korruptuar ashtu sikur edhe pushtetin që e ka zgjedh.
Qytetaria shqiptare në Kosovë e dinë se si janë pasuruar shtetarët e tyre, e dinë se çka kanë patur dikur dhe çka kanë sot, e dinë se kush ishin dikur e kush janë sot, e dinë se çfarë kanë bërë pas lufte e çfarë sot, e dinë se ku do e kishin vendin sikur të kishte ligj por nuk kërkojnë drejtësi. Populli i Kosovës ska kurajo, ska vetëdije, ska dëshirë e as vullnet që të merret me të keqen, dhe nga kjo del se populli i korruptuar sjell në pushtet pushtetmbajtës të korruptuar dhe kriminalizuar. Që problemi të jetë edhe më i madh është ai te gjeneratat e reja të cilat mjerishtë po adaptohen në këtë shoqëri kriminalizuese dhe korruptues dhe nga kjo doe e kemi rezultatitn e dhe për nja 50 vite të tillë. Biznismenët e sotshëm janë të gjithë njerëz me dosje të zeza, janë fytyra të njohura për ligjin dhe qytetarinë, janë njerëz që kanë krijuar pasuri të paparë dhe me këto pasuri mjerishtë këta do e udhëheqin Kosovën edhe më tutje, këta ska kushë i ndal dhe as i pengon, ngase ia jepin popullit nga nji lugë të vogël dhe e bëjnë të mos kërkoj më mirë. Mjerishtë këta ( dihen me emra e mbiemra shumica e tyre) e kanë ndarë pasurinë e tyre në mes familjarëv, miqëve, partiashëve dhe shkieve, kjo mbetet klika dhe kanceri që do udhëheq me Kosovën e ardhshme, me korrupcionin, krimin, kontrabanden dhe kumbarin serbe.
Rrnofsh Kosovë e korruptuesve besa edhe vetë e korruptuar deri në fyt ?!.
Xhevat Rexhaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi