Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zeqir Lushaj: Ndieni burra, flet Antoni

Shko poshtë

Zeqir Lushaj: Ndieni burra, flet Antoni Empty Zeqir Lushaj: Ndieni burra, flet Antoni

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 06, 2012 1:31 am



Zeqir Lushaj: Ndieni burra, flet Antoni U1_ZeqirLushaj-AntonCetta

NDIENI BURRA, FLET ANTONI


-PËRKUJTIM, NË PËRVJETOR-

Nga: Zeqir Lushaj

N’LOG T’PAJTIMIT BESA LIDHET

– Kushtuar, aksionit të faljes së gjaqeve
në Kosovë

N’Mitrovicë, e në bjeshkët e Llapit,
N’Verra t’Llukes e Gjonaj t’Hasit,
Krejt Kosova n’kambë asht çue,
-Aaah, vllavrasje, qofsh mallkue !

Për me zhduk këtë plagë të randë,
Prinë rinia e Kosovës – Nanë!
Boll shpiptari e shkatërroi jetën,
Vraje t’huejt , e vraje veten.

Anton Çeta, burrë me mend,
E merr fjalën në çdo kuvend,
N’daç me shkollë, n’daç mbas zakoni,
– Ndieni burra, – flet Antoni !

Hasmi don; “Përçaj-Sundo”,
Nxit gjakmarrjen e ngatrro,
Kombi therret, se don bashkim,
– Fale gjaku! Banu trim !!

I bind njerzit fjala e Tij,
-Me luejt gishtin s’asht trimni,
Zogi i malit n’çark me i’shkelë,
Ka barut, e pushka dhezë!

Mos e shkreh mbi vlla të ngratën,
– “Sa ka grykën, ka nafaken!” 1)
Nuk asht pushka aferim,
Nja hi n’dhe’, tridhjetë – ngujim!!

I ka ndez gjithë zemrat flakë,
Liceisti i Korçës – Plakë,
Kush asht trim, e kush asht djalë,
Çohet n’kambë, gjakun e falë!

Lotët për faqe e mjekra dridhet,
N’log t’pajtimit besa lidhet,
Gjaku i falun e besa e dhanë,
Tan’ Kosovën e ka dorëzanë!!

1)- Shprehje e vjetër popullore, për armët e zjarrit -
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi