Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria: Dy vjet burg e 1 mln lekë gjobë për Metën

Shko poshtë

Prokuroria: Dy vjet burg e 1 mln lekë gjobë për Metën Empty Prokuroria: Dy vjet burg e 1 mln lekë gjobë për Metën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 06, 2012 6:32 pm

Prokuroria: Dy vjet burg e 1 mln lekë gjobë për Metën

Prokuroria: Dy vjet burg e 1 mln lekë gjobë për Metën Dritani-iliri

Prokuroria dha sot pretencën për ish-zevendeskryeministrin Ilir Meta duke kërkuar 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë me akuzën e korrrupsionit aktiv të faktuar në video-përgjimin, ku ai është regjistruar duke u përpjekur të korruptojë ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti.

Prokuroria e konsideron të besueshme dëshminë e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti.

Videopergjimi i realizuar nga vete ish-ministri u transmetua ne emisionin "Fiks Fare" e me pas e plote ne emisionin "Top Story". Prokuroria e Pergjithshme sekuestroi materialet e me pas mori deshmine e ish-ministrit Prifti qe tregoi se kryetari LSI-se kishte kerkuar ta korruptonte ne lidhje me nje koncesion hidrocentrali dhe jo vetem.

Gjyqi per kete ceshtje tashme eshte drejt fundit
Gjyqi i Metës
“Meta”, mbyllet shqyrtimi gjyqësor
Dëshmitarët mbrojnë Metën
Videoja Meta- Prifti, prokuroria thërret dëshmitarët
dhe Gjykata e Larte pritet te marre se shpejti edhe vendimin pas pretences se paraqitur nga prokuroria.


Prifti: Do të publikoj të tjera video

Dritan Prifti nëpërmjet një deklarate për shtyp premtoi një ditë më parë se do të publikojë të tjera video, përmes të cilave, siç thotë ai, do t’i tregojë me zë dhe figurë vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta-Kryemadhi.

“Ilir Meta, ky hajdut hipokrit ka shfaqur në një mbledhje të LSI-se disa pjesë të shkëputura dhe pa zë të videos Prifti-Beqiri", thuhet në fillim të deklaratës së Priftit.

Dritan Prifti dyshon se kjo video ka rrjedhur nga ekspertët pasi ajo ka qenë vetëm në pajisjet që i janë dorëzuar prokurorisë dhe janë nënshtruar ekspertizës para dy muajsh. "Sa të mbyllen hetimet", vijon Prifti, "shqiptarëve do t'ia tregoj unë këtë video. Do t'i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtarët".

Dritan Prifti në deklaratë thekson se Meta s’ka shpëtim. "Pasi t'ia mbyllë gjykata me lekë këtë çështje, atij do t'i hapet tjetra menjëherë. Nuk ka burrë që më bën mua shantazh. Do të ishte mirë që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi