Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tadiq pritet me protesta

Shko poshtë

Tadiq pritet me protesta Empty Tadiq pritet me protesta

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 07, 2012 1:49 pm

Tadiq pritet me protesta Tadic-def-13

Tadiq pritet me protesta


(I plotësuar) - Tadiq thotë se do të përçojë mesazhe paqeje

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, me të arritur në Manastirin e Deçanit, raportohet të ketë shprehur falënderimet e tij për "mikpritjen", duke thënë se ka ardhur "për të përçuar mesazhe paqeje edhe për serbët, edhe për shqiptarët".

"U dërgoj mesazhe paqeje edhe njerëzve të besimeve të tjera, duke dëshiruar të bashkohemi, duke mos hequr dorë nga identiteti ynë, vlerat tona, kisha dhe besimi ynë, duke besuar në paqe", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Tadiqit.

"Dua të uroj që populli ynë, kudo që ndodhet, ta gëzojë paqen dhe kjo është ajo që na është dashur në të gjitha këto kohëra", ka thënë Tadiq.

Ai do të marrë pjesë në liturgjinë festive që Manastiri i Deçanit organizon me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Tadiq pritet me protesta Protestat%206jan

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë Tadiqin dhe delegacionin që e shoqëron, duke sulmuar me gurë eskortën e tij, para se të pengoheshin nga policia.

Manastiri i Deçanit “i shqetësuar” me protestat

Kreu i Manastirit të Deçanit, ati Sava Janjiq, ka shprehur “shqetësim të thellë” ndaj përpjekjeve të, siç ka thënë, “ekstremistëve shqiptarë” për t’iu pamundësuar vizitorëve të arrijnë në manastir, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

“Paraqitjet publike të urrejtjes fetare dhe nacionale nga ana e grupeve ekstremiste, të tilla si Vetëvendosja, për fat të keq tregojnë se kushtet në të cilat jetojnë serbët në këtë pjesë të Kosovës, janë larg normales”, transmetojnë mediat serbe deklaratën e tij.

Sulmohet me gurë eskorta e Tadiqit

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë protestuar kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, në Kosovë.

Ata raportohet të kenë sulmuar me gurë eskortën e tij dhe të delegacionit që e shoqëron, para se janë penguar nga policia.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se 20 aktivistë të saj janë lënduar.

Tadiq po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në liturgjinë e nesërme festive që organizon Manastiri i Deçanit me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Eskorta e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe e delegacionit që e shoqëron ka arritur tashmë në Deçan.

Me këtë rast, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë tentuar ta pengojë eskortën, por policia ka ndërhyrë për të parandaluar një gjë të tillë.

Kësaj proteste në ndërkohë iu kanë bashkuar edhe qytetarë, kryesisht të rinj, të cilët kanë ndaluar autobusin me regjistrim të Beogradit “Lasta”, duke kërkuar që i njëjti t’i heq tabelat me regjistrim BG. Në vendin e ngjarjes kanë arritur forca të mëdha të policisë, por protestuesit kanë këmbëngulë në kërkesat e tyre.

Vetëm pas 45 minutash, kur njeri nga serbët që gjendeshin në autobus, ka hequr tabelat BG, protestuesit kanë liruar rrugën, kurse autobusi serish është rikthyer në drejtim prej kah kishte ardhur, pra në drejtim të Manastirit të Deçanit, duke hequr dorë të qarkullojë në drejtim të Pejës, ngase nga Manastiri ishte nisur të shkojë në Patrikanën e Pejës.

Gjatë gjithë kohës sa ka qëndruar i bllokuar ky autobus, protestuesit të cilët mbanin flamuj kombëtar, kanë brohoritur VV, UÇK, këtu nuk është Serbi etj.

Megjithatë, tek pas një ore i njëjti autobus nën përcjelljen e policisë është lejuar të qarkullojë nëpër Deçan dhe të shkojë në drejtim të Pejës.

Dardan Molliqaj, aktivist i Vetëvendosje, i tha Radios Evropa e Lirë, se 20 aktivistë të këtij subjekti kanë marrë lëndime dhe kanë kërkuar ndihmën e parë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Deçan.

Bëhet e ditur se aktivistët kanë sulmuar me gurë eskortën në të cilën ndodheshin zyrtarët serbë.

Këta të fundit pritet të marrin pjesë në liturgjinë festive në Manastirin e Deçanit, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Ambasadori rus bllokohet në Deçan

Ambasadori i Rusisë Аleksandër Konuzin dhe peshkopi i Lipjnait Jovan, për shkak të bllokadës nga protestues shqiptarë kundër vizitës së Tadiqit në Kosovë, nuk munden të shkojnë në Manastirin e Deçanit. Ata ndërruan planin dhe shkuan në Patrikanën e Pejsë, njofton RTS.

Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka kumtuar se pas një mbajtjeje të shkurtër ka liruar të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët ishin arrestuar në përpjekje për të penguar vizitën e Tadiqit në Kosovë.

Arrestohen 6 aktivistë të VV që “bllokuan” rrugën e Tadiqit

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje bëjë të ditur se gjashtë aktivistë të saj janë arrestuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë. Dardan Molliqaj tha për radion Evropa e Lirë se aktivistët janë arrestuar deri sa po udhëtonin në drejtim të vendkalimit kufitar Merdare, me qëllim të pengimit të hyrjes në Kosovë të presidentit serb, Boris Tadiq.
Molliqaj deklaroi se aktivistët kanë pasur për qëllim bllokimin e rrugës në momentin e ardhjes së eskortës së presidenti serb.


Ai tha po ashtu se të arrestuarit po mbahen në njërin nga stacionet policore në Prishtinë.
Kurse zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se policia në magjistralen Prishtinë- Podujevë ka ndaluar një furgon me 30 goma të vjetra të automjeteve dhe ka arrestuar deri tash tetë persona.


“Ne të njëjtën magjistrale janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, po ashtu edhe ata janë në procedurat e verifikimit, pra po flas për magjistralen Prishtinë – Podujevë, që në total janë 8 persona në procedura të verifikimit”, deklaroi Kelani.

Zëdhënësi i policisë bëri të ditur po ashtu se në rajoni e Pejës ka lëvizje të qytetareve për t’u përgatitur, siç tha ai, për ndonjë tubim.

Sido që të jetë, edhe pse përfaqësuesit e Policisë së Kosovës do të kujdesen për sigurinë dhe përcjelljen e delegacionit nga Serbia, deri më tash nuk kanë mundur të konfirmojnë nëse Tadiq ka arritur në Kosovë.

Për sigurinë dhe transportin e presidentit serb Tadiq si edhe ambasadorëve të Rusisë dhe Bjellorusisë në Beograd, pritet që të përkujdesen KFOR-i dhe EULEX-i. Transporti i tyre për në Patriarkanën e Pejës besohet se do të bëhet me helikopterë.

Tadiq dhe delegacioni që ai kryeson pritet të qëndrojnë sonte dhe nesër paradite në Patriarkanën e Pejës, ku do të marrin pjesë në liturgjinë fetare për festën e Krishtlindjeve ortodokse.

Tadiq pritet me protesta Decan610x-2

Tadiq pritet me protesta Eskorta%20e%20Tadiqit

Tadiq pritet me protesta TadiqTadiq1

Tadiq pritet me protesta TadiqTadiq2

Tadiq pritet me protesta TadiqTadiq3

Tadiq pritet me protesta TadiqTadiq4

Tadiq pritet me protesta TadiqTadiq6

Tadiq pritet me protesta TadiqTadiq7

Tadiq pritet me protesta TadiqTadiq8

Tadiq pritet me protesta Peja100_58432023807871

Tadiq pritet me protesta Onlaaaa554098541

Tadiq pritet me protesta Onl1618831280

>> Vizita e Tadiqit me "karakter fetar" >> Komente (85)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi